Metropolitan

Regjisori i famshëm akuzohet sërish: ‘Më zhveshi kur isha vetëm 10 vjeçe’

Regjisori i famshëm akuzohet sërish: ‘Më zhveshi kur isha

Marianne Barnard, një artiste nga Kalifornia, ka akuzuar regjisorin Roman Polanski për ngacmim seksual, dy vite para se ai të deklarohej fajtor për një akuzë të ngjashme.

Barnard ishte vetëm 10 vjeçe në kohën e incidentit, i cili supozohet të ketë ndodhur në 1975. Pas skandalit me Harvey Weinstein, ajo gjeti forcën të tregonte historinë e saj.

Nëna e Barndard e njohu atë me Polanskin në një plazh në Malibu. Në atë kohë, Polanski kishte fituar famë prej filmave si “Repulsion,” “Rosemary’s Baby” dhe “Chinatown”. Vrasja e gruas së tij nga një kult i dha gjithashtu vëmendje nga tabloidët.

Regjisori i famshëm akuzohet sërish: ‘Më zhveshi kur isha

Barnard kishte punuar si modele për pak kohë dhe s’i bëri përshtypje fillimisht seti me Polanskin. Ajo tha që regjisori e fotografoi teksa ajo ishte e veshur me bikini dhe një pellush:

“Pastaj më tha të hiqja reçipetat, që gjë s’më bëri shumë përshtypjse se isha dhjetë vjeçe. Pastaj më tha të hiqja të mbathurat. Aty fillova të ndihesha në siklet. Në një moment kuptova që mami im s’ishte aty, s’e di kur ishte larguar, por ideja është që s’ishte më aty. Më pas ai më ngacmoi seksualisht.”

Regjisori i famshëm akuzohet sërish: ‘Më zhveshi kur isha

Barnard foli për The Sun dhe tregoi se jeton akoma me stres post-traumatik dhe klaustrofobi si pasojë e sulmit të Polanskit. Ajo nisi një peticion për ta përjashtuar regjisorin nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences, ashtu siç bëri me Weinstein.

Burimi: The Huffington Post

REELS

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.