Prsh Anabel. Po ju tregoj historine time, meqe na permende lidhjet e gjakut. Une me burrin jemi njohur qe ne gjimnaz, pas 5 vitesh lidhje vendosem te fejoheshim sepse mbaruam te dy shkollen e larte dhe ai u stabilizua me pune. Po do na linin njerezit te bejme hajer thua ti? Jo mi moter joo... sa moren vesh fisi e lagja se me ke do fejohem, i hyne arkivave te kontrollonin nga ishte me origjine, kush jane katragjyshet e tij etj etj, dhe arriten te nga nxirrnin kusherinj ne 9 breza. Madje as nuk i dinin emrat e paraardhesve te tyre, por hamendesonin qe nje stergjysh i tij dhe nje stergjysh i imi na paskan pas lidhje gjaku. Na kane cmendur me lloj fantazish sepse sipas tyre do na dilnin bebat perbindesha sepse une dhe burri kemi nje gjak . Nje Zot e di sa kemi vuajtur, se edhe familjet aq deshen pastaj e na dolen kunder me argumentin : "C'e do ate mi t'keqen nona, s'eshte femra/mashkulli i fundit ne bote..." ?Pas pak muajsh beme dasmen shpejt e shpejt, dhe u arratisem qe te ikim nga ai vend. Sot jemi jashte Shqiperise, me dy beba super te bukur e te shendetshem! Fisi qe dikur s'la gure pa levizur qe te na ndante, sot "vdesin" fare per ne...por eshte mbushur kupa, plaga ngelet plage sado kohe te kaloje...
Ehh moj dalin cna bere me kte tem , un jetoj me vjerren , eh cvjerre thuaj nga ato me tmirat . Kjo e imja ka fiksim ujin sguxo robi me ik ne banjo se e ke nga mbrapa tu derdh kovat e ujit edhe pse ti mund ta kesh shkarkuar 2 a 3 her vet, pwr te mos mjaftuar kjo ngaqe eshte nje apartament i vogel 1+1 normalisht cifti fle ne dhome po tek me cudiray skane fund sepae dhoma esht liruar po bashk me vjerren edhe krevati vjerres gjendet ne kuzhine e ne aty supozoet qe gatuajme hajme te shikojm ndonje film por jo se kemi orare me 10 pm fiken dritat , dhe me e rendesishmja kaa shummm po shuuuum besdi qe te mbyllet dera e dhomes , dmth sipas saj ne te flejm me der hapur ke par ti . Kjo gje me shqetson sistemin nervor saqe ne endrrat e mia e k imagjinuar te vdekur vjerren , mos valle qekem nje njeri me kaq ligesi permbrenda???? Anonim plsss
persh dalina!UNE E DUA SHUME VJERREN TIME.po po dhe e shkruaj dhe me germa te medha qe ta evidentoj.do thuash ti shaka..na doli nje e krisur qe na dashka vjerren.un jam 26 vjec.kam dy vjet qe jam e martuar dhe jetoj jashte shtetit.e dua vjerren time.flas cdo dite ne tel.eshte e sjellshme me do fort dhe un e respektoj jasht mase.kur kthehemi ne vere ajo me mban me te mira me gatuan gjerat qe kam qejf.me perkedhel si te me kete vajzen e vet.se ajo ska vajz ka vetm dy cuna.me pak fjale shkojm shum mire!POR GJITHMON KA NJE POR...POR... E DUA SHUME VJERREN TIME kur eshte secila ne pune te vet ne shpi te vet shkojm mire.se kur me vin ketu ne italiiiii..qe me rri nga 3-4 muaj me shkatron sistemin nervor..pse sve perden qe te dhash un..pse sve carcafet qe te dhash un..pse si palos kshu..pse sben kete..pse kjo dhe pse ajooo...une duhet te mar nje rol te qe sme pelqen.se ata jane te moshuar si vjerra si vjerri e sme takon te sillem si grifsh dhe vetm duroj duroj dhe vetem duroj. por kur ajo iken x shqiperi oh kur ajo ike..un bej si e trishtuar ne syte e saj..sa mbyll deren hidhem nga gezimi si e cmendur..me ne fund mund rri me te brendshme ne shtepi..mund te ha ca dua.mund te ha ne divan dhe te bej dhe therrime..mund te rri me kembet lart ne divan dhe mund te bej dashuri me burrin tim kur te duam dhe ku te duam..mund te dal nga dhoma gjumit me floket si e cmendur!!oh nuk ka si jeta vetem ne cift dhe ske njeri neper kemb deri sa te vij bebushi ndonje dite e dua dhe e urrej vjerren time!si thot dhe ajo kenga e aureles...grindemi te dyja duhemi te dyja se diii..na jep nje engjell te na mbroj o zooot kaq kisha.bashkevuajteset me kuptojn!
Pershendetje Anabel. Po ju shkruaj edhe une problemin tim qe me duket me i madhi nga te gjitha. Jam 25 vjece e martuar me nje djale te vogel. Problemi dhe halli me i madh i jetes sime, arsyeja pse qaj ne mes te nates dhe jam e palumtur jane vjeherrit e mi me te cilet jam e detyruar te jetoj. Me merzisin e me nxijne jeten cdo dite per arsyet me idiote qe mund te kete kjo bote. Nga njera ane im shoq qe sdo ti lere vetem e te ikim se ka frike se vdesin e atij i ngel peng ( nuk jane semure, thjesht shtiren) por ai se kupton. Nga ana tjeter skemi as lek per nje shtepi me qera se kemi nje kredi qe po na ha shpirtin. Nuk di cte bej. Shpesh behem per te vrare veten,ata jane monstra, njerezit me te ligj qe ekzistojne, dhe im shoq nuk di te vendosi pikat mbi i mes nesh, thjesht thote "mos e vrit mendjen cfare thone" . Sikur te ishte kaq e lehte Anonim te lutem… psh ka patur raste qe im vjerr ka telefonuar babin tim te vinte te sqaroheshin se nuk i toleronte dot me gabimet e mia, nder keto gabime benin pjese fakti qe une kam bllokuar lavamanin e kuzhines, fakti qe une sa ngrihesha ikja ne pune dhe nuk u beja ketyre mengjesin dhe kafen para,fakti qe une gatuaj bretkosa e fruta deti dhe ndyr enet e kuzhines me keto.
Per 24 vjet kemi ndare cdo gje me njera-tjetren duke nisur qe nga hapat e para, kopshtin ditelindjet. Ne ishim kusherirat perfekte, te cilat duheshin pa kushte, ndanim cdo sekret, merzi, gezim dhe vuajtje. Ajo ishte vajza e bukur bjonde dhe me buzeqeshjen e gatshme kurdohere. Gjithmone aty kur kishe nevoje, vajza e mire qe bente punet e shtepise dhe nuk merzitej kurre nese i flisja keq. Vajza qe i qendroi afer familjes ne dite te veshtira dhe sakrifikoi jeten e saj dhe te ardhmen per ta. Une isha brunia trazovace, e llastuar dhe e rritur me gjithe te mirat e botes, vajza qe s'beja asnje pune ne shtepi, por vetem lexoja libra e luaja ne piano. Keshtu vazhduam gjate. Ne sy te te gjitheve ishim "te pandarat". E doja aq shuem sepse une s'kam moter dhe per te zihesha me cdo njeri qe e prekte apo e merziste. E konsideroja njeriun me te shtrenjte. Cdo vit te ri dhe Krishtlindje ishim bashke, kur une kthehesha, sepse studioja ne universitet. Deri ne momentin kur ne Krishtlindjet e para 3 vjeteve, sa zbrez valixhet ne shtepi, me thote se do te dilte per kafe me dike dhe pas nje ore me telefonoi duke me thene: "Zemer, s'po me uron? U fejova!" Si nuk me ra bomba ne koke! U tmerrova! Sepse njeriu nuk fejohet me dike qe s'e ka pare e njohur me pare, vetem se pi kafe me te! Natyra ime e tille qe shpreh dicka me beri qe te mos e uroj ne ate moment por i them: "Je cmendur moj? Prandaj t'i bleva kepucet Chanel, qe te dilje ne takim me nje injorant!? Dhe do u fejoke?! Hahahahaha" Pasi erdhi ne shtepi, nuk e urova por i bera nje super moral se si mund te vendoste per jeten e saj duke marre nje njeri pa shkolle, injorant dhe me nje familje per faqe te zeze. Ajo nuk foli! Fejesa u be! Une e urova thate! Pas kesaj u zhduk nga jeta ime. Nderroi numrin e celularit dhe nuk fliste me me askend nga familja/fisi. Une ika serish jashte dhe ajo me mori vetem nje here me nr. privat sepse burrin e kishte shume xheloz. Aty me iku truri! Ia mbylla telefonin e c'nuk i keputa me sms! Ne sy te te gjitheve dola "Xheloze" por ne fakt, une parandieja se do t'i ndodhte dicka e keqe dhe e doja shume, per ta pare keq! Gjate 3yviteve qe ajo ndenji e fejuar, ne nuk folem me. U pame vetem nje here ne rruge dhe nuk folem! Mora vesh nga mami se ai e trajtonte keq. E rrihte. Ishte xheloz i semure. Vjehrra dhe kunata ia nxinin jeten. U katandis nje dore, ajo, ylli im. Tani ne vere, ajo u martua sepse ishte shtatezene dhe une rastisa qe u ktheva. Ne dasem nuk vajta, ndonese ftesa en shtepi me erdhi "Familjare". Ajo nuk me mori te me ftonte vete. Sa e tmerrshme! E kisha pritur ate dasem qe e vogel, sepse une vete s'i kam qejf dasmat dhe s'do ta bej timen. Por enderroja dasmen e saj. Para 1 jave ajo lindi! Femija i lindi i vdekur! Shkuan te gjithe. Tmerr qe kam kaluar kur e imagjinoj mes krenarise dhe dashurise. Mami nuk me tha asgje dhe asnje nuk priste qe t'i shkoja, pasi u shame dhe praktikisht u ndame perjete kur nuk i vajta ne dasem. Kur u zgjova ne mengjes, pasi pashe ne enderr vajzen e vogel bionde qe me bente gershet floket, u ngrita dhe i vajta ne spital. Ishte vetem. Kur hyra, ajo po flinte dhe direkt puliti syte blu. Ndoshta as ajo nuk donte te me shikonte. Renda me vrap ne krahet e saj si atehere femije. Sa kemi qare. Keshtu pra....Kisha thene qe kurre nuk ia fal qe u largua ashtu dhe qe u nda prej meje ne ate menyre, e qe c'nuk tha prej meje, qe vec Zoti e di sa e doja dhe fshehurazi i dergoja valixhe me rroba nga jashte, per te mos thene per leke...M'u dhimbs kur e pashe ashtu ne krevat. E putha fort, fort. Doktori me tha se ajo ndoshta nuk ben dot me femije. Kjo ishte tmerr. S'ka rendesi per mua, mjafton qe ajo eshte gjalle. Nuk e di ne kam pasur me shume faj une apo ajo. Por di t'ju them se nuk ka asgje me te forte ne kete bote se lidhja e gjakut.
Skam menduar ndonjehere se do te te shkruaja por ca nuk ndodh me keto tema qe hap ti. Une ne fakt sjam e martuar fare as e fejuar qe te kem vjerre por problemi im eshte gjyshja ime nga ana e babit. Im ate eshte djali i madh ne 5 vellezer dhe ne nuk kemi jetuar me gjyshe brenda dhe une sa here qe e takoja mundohesha ti beja qejfin deri sa u martuan dy xhaxhallaret e mi te vegjel qe e pashe gjyshen time se si sillej me nuset. Aktualisht ajo jeton me xhaxhain e vogel (sic e do zakoni) qe e ka nusen nja dy vjet me te madhe se une shume prasne shtepise sone. Ne shkojme mire me nusen e xhahxhait (une sidomos e kam si shoqe) por nena eshte xheloze. Kur vjen nena cfare nuk thote per kete nusen e xhaxhait dhe asaj ja nxin jeten neper shtepi. Ajo e shkreta nuk ndihet, ka dy femije te vegjel dhe lodhet shume. Nena mire qe se ndihmon po vetem e bezdis. Dje psh doja te dilja per kafe me nusen e xhaxhait dhe me femijet dhe bera nje sherr te papare me nenen se donte te vinte nga mbrapa nesh. Ca nuk na tha dhe mua dhe asaj. Ajo si foli dhe ju ktheva une aq shume sa me beri me dhimbje koke dhe ma nxorri per hundesh ate kafen. Pse sme merrni mua me vete ju thoshte une jam me e mire se juve. Kur une i thosha mos fol keshtu moj se je grua plak me thoshte ty te ka fut kjo te ka bere magji. Aq shume me merziti sa i thash te te kisha une ty vjerre te kisha helmuar pas kesaj. Per gjera kaq koti ben sherr cdo dite edhe me hallat pervecse me nuset e xhahxait. Keshtu qe une them mjere kush ka vjerre brenda dhe po mendoj seriozisht te martohem me ndonje djale qe nuk e ka familjen. Shume faleminderit!
Pershendetje Une mbas 1 jave martohem dhe apartamentin ku do jetoj me burrin tim eshte nje lagje larg shpise te familjes time.Nuset mbasi dalin nga shpia e tyre diten e diele qajne,meqe nuk do jene m pjestar dhe do shihen rralle me familjen.Shqetesimi qe une kam eshte-cduhet te bej me pjesen e te qares kur shpin e kam ngjit me familjen time dhe do shihem me ta perdit?
Dalin pershendetje. Nese do ta postosh te lutem anonim. Pasi lexova letrat dhe komentet per lidhjen nuse vjerr dua qe tju marr mendimin per dicka. Jam e fejuar dhe pas disa muajsh do jetojm bashk. Deri ketu jemi ne rregull pasi kemi mundesi zgjedhje dhe kushtet ekonomike na lejojne qe te bejm nje jete ne cift ku te duam dhe si te duam. Problemi eshte qe vjerra nuk do. Eshte shume e mire. Sillet sh mire me mua dhe kujdeset qe cdo gje te shkoj mire. Thote qe nuk do qe te jetojm vetem ne menyr qe te me ndihmoj por une dua ta jetojm jeten tone pa nderhyrje. Sepse e di qe heret a vone do kete nderhyrje dhe gervishtje. Dua qe te jem vete zonja e shtepis time dhe besoj se jam aq e afte sa ta bej kete. Pyetja ime eshte si tja bej?? Si tja mbush mendjen vjerres qe do jemi sh mire edhe pa te ?? Qe te mjeftohet me vizitat 2-3 here ne jave??
Dalina,ia mora doren letrave me ty,ndaj po shtoj dhe une dicka ne lidhje me temen. Une kam 2 motra te martuara larg.Une jam e vogla. Jetoj me prinderit e deshira ime eshte te martohem ne Tr,afer tyre. Shume mire mund te marr tim shoq e te jetoj me prinderit e mi,por jo.Nuk dua ti le vetem,por as nuk dua te jetoj me ta. Mbase duket e cuditshme ta thote nje vajze kete,por do ta shpjegoj. Pervec rehatise qe dua te kem vetem me bashkeshortin tim,dmth te dal kur te dua,te gatuaj kur te dua ,te prish sa te dua me te etj...Une nuk dua t'I ofroj tim shoqi nje model martese,as ate te prinderve te mi. Une dua ta krijojme vete marredhenien tone apo modelin qe do ndjekim. Prinderit e mi kane 40 vjet martuar,jane bere si moter e vella e cfare si thone nj-tj. Pleqeria te rendon goxha,edhe mendjen c'ka eshte me e keqja...ndaj dhe fjalet qe thone ndonjehere jane te renda. Apo kur fusin ca lloje-lloje krahasimesh apo ndonje mallkim tipik pleqsh,si te jene nga 200 vjec. Keshtu,dua ti kem afer e t'I ndihmoj sa te mundem,por dua catine time,qetesine time. Ciaooo!
Pershendetje . Une kam 4 vite qe bashkejetoj qe kur jam martuar me vjehrren dhe vjehrrin. Kam dhe nje vajze te vogel te cilen e kam rritur vete dhe skam kerkuar ndihmen e askujt. Nuk kam ber sherr dhe as debat me to ndonjeher sepse cdo njeri ka konceptet e veta te jeteses dhe ben sic cdo vete per cdo gje. Jetojme ne nje shtepi ku gjithsecili prej nesh mund te kete hapsiren e vet. Vjehrrin dhe vjehren e kam konsideruar me shum si shok dhe sigurisht ndjej respekt karshi tyre pasi ato rriten dhe edukuan mashkullin qe un sot kam ne krahe. Keshtu qe me vjen keq me cdo histori te shemtuar qe lexoj pasi cdo njeri ka prane ato gjera qe meriton, pasi cdo femer e ka ber vete zgjedhjen e saj. Une nuk them se do te jetoj gjithmone me prinderit e tim shoqi por edhe te flas keq per to nuk mundem pasi me kan futur ne gjirin e tyre familjar. Mendoj njesoj sikurse mund te ishin edhe prindrit e mi ne po te njejta kushte me nusen e tyre. ( nese e publikon anonim te lutem)
Ooooh Anabel .. Na e shpifen keto traditat shqiptare.. Ç'ne u dashka jetuar me prinderit e burrit? Pse ??? Une personalisht jam e fejuar dhe i fejuari im eshte djale i vetem, vjehrri dhe vjehrra jane 50 /52 vjec perkatesisht . Jetojne ne nje vile shume te bukur dhe te arreduar bukur po ashtu.. Por ky fakt me ka zene sic ze rrota bishtin.. Eshte djale i vetem e ka gjithe ate shtepi ndaj s'mund ti kerkosh te jetoni ne shtepi me qera o budallaqe me keshillojne shoqet .. Kur ta filloj une jeten time ashtu si dua me personin qe ne nje te ardhme do jete bashkeshorti im?? Pas 40 vitesh?? Ç'te bej? Nuk kam qejf aspak te jetoj ne ate menyre.. E nuk jam dakort me thenien qe ''Nuk e dija se te martoheshe me njeriun e zemres do te thoshte te martoheshe dhe me familjen e tij..Te pershendes- anonim lerma emrin dhe postoje plzzzz! Hugssss
Mirmbrema Dalina,meqe qekemi te kjo tema e ankesave ndaj vjerrave,desha me u "anku" dhe ,vec anonim se kom bzdi jo per gjo.Para nja nji ore po debatonim me vjerren dhe ajo ngulte kemb qe pse ju nuset e sotme harxhoni i qerre lek me bo eko muj per muj,rrini gjith kohes me dur ke barku ku po lu ku po mdhem,shifni ca seksi ka bebi e i veni emrin vet bebit qe nbark,nderkoh thot qe ne nkoh ton mun te lindshim edhe nkanal tu punu e sdojte tja dite njeri,skemi mar kurr vitamina si ju dhe sikur te kishte eko tha sdo i boja kurr cdo gjo ndor tzotit.Po hajde ti dalesh kundraaa esht e dyta shtatzani e imja qe ajo haet shpesh per tnjejten tem,pse ju nuset e sotme i kushtoni kaq rendsi barres,nven te thot gruja shyqyr mi nuse ju erdhi dita,me qen mo mir,se ne tshkretet sdishim po jo miii pse harxho leket o puna,leqe ste pysin i her a je tu vdek mi nuse se kam dhe probleme tensioni,jo mi mo me barr kena qen tgjith ca do tgjei.Tashi gatite i cik vet ti mo e di vet ti hahahah.
Mua gjyshja me shkaterroi familjen. Me falte Zoti qe po flas kshu x te por ajo eshte njeriu me i lige q ekziston. Duhen dite te tera x te treguar poshtersirat qe i ka bere ajo mamase time. Edhe im ate e ka kuptuar qe ajo eshte e lige dhe prndj nk ja ve shume veshin. Sa here qe babi e qorton x dicka q ska lidhje me mamin ajo vtm e vtm se i vjen inat shan mamin tim e cfare nuk shpik x te dhe x mua. Kushedi sa sherre kemi patur ne shtepi, kushedi sa te thirrura, te qara dhe te goditura vtm se babi nk di nga tja mbaje. Cte beje ai i shkreti. Te mbaje anen e te emes apo te gruas dhe vajzes? Gjyshi i shkrete vdiq pa pare ndonje te mire nga ajo. Vtm kalbesira i jepte x te ngrene dhe i vishte rrecka. Babi e qortonte po ajo prape. Nga intrigat e saj me ndau dhe me hallat, me ndau dhe nga kusherira qe ishim rritur si motra. Mami im eshte kaq e urte dhe e bindur dhe pavarsisht nga te keqijat q i ka bere nk thote nje fjale te keqe x te, kurse gjyshja ca nk i ben mamit. Kam pesuar kriza vtm prej saj, aq der tek vetvrasja. mami im kushedi sa here qan dhe thote "C'jete te mallkuar qe pata". Me pikon ne zmr kur e degjoj keshtu. Nuk pati nje dite te bardhe, nuk jetoi nje dite lumturie. Gjyshi them nga nje ane shpetoi. Po ne? Po un? Cila gjyshe i thote mbeses "Ty nk te do yt ate? Ti ske asnje qe te do. Kusheriren tende e duan te gjithe e ty asnje" ? Vtm nga kjo dhe pa ju treguar me shume me thoni, cila gjyshe i thote kte gje nje vajze qe u rrit mes ligesise, te qarave? Nuk e kam dashur me veten. Tani jetoj vetem se nuk dua ta le vetem mamin mes shtrigave. Un e di qe ajo pavarsisht se me thote qe te mos zirem me gjyshen se merzitet babi, un e di qe ajo ka nevoje x mua. Ka nevoje qe tket nje shpatull qe te qaje. Po un ku tqaj? Kusheriren q e kisha si "moter" ma helmuan, shoqja e ngushte vajti u fejua, im ate po nuk me flet sepse i kam kthyer fjalen sa her na godiste. Ke kam un? Me falte Zoti por un e urrej ate gjyshe x tgjitha te ligat qe na ka bere.
Mirmbrema ., Anabel meqe ktu po flasin vetem per vjerrat po e nderroj pak rutinen. Un jam nje vajze qe jetoj ne itali qe 7 vjet kam jetuar dy vjet me motren time te madhe e cila kishte nje resorant ne veri aty punoja si kamariere nderkohe. I mbaja dh nipat e mij., ne ate vend je timin te gjith te afermit e mi ., ku cdo dite sgjohesha heret vetem per te bere mengjesin me gjyshen dh xhaxhallaret jemi nje familje shum e lidhur ka shum harmoni dhe dashuri mes nesh kudo qe jemi bejme per njeri tjetrin., festat ditelindje i kalojme gjithmone bashke., pas 3 vite e qe jetoja atje nderrova qytet dhe erdha te jetoj me motren tjeter ajo bente cdo gje per mua nderkohe qe un isha pA pune . Por dhe un nuk di te them kurr jo per asgje gjithmone kam ndihmuar ., parà nje viti mu semur halla nr londer lash cdo gje edhe punen dhe shkova per ta ndihmuar nder kohe dhe studjoja ., ajo u ne mire une u ktheva serish ne itali .. Ku vazhdoj dhe jetoj . Kam nje moter afer si per cdo gje e ndihmoj dhe ajo me shume se une. Cdo feste gezim e kalojme bashke dhe kur ajo ka nevoj per mua un i gjendem gjithmone po ku ka me mire se familja nuk jetoj dot pA dashurine e tyre
Pershendetje ! Mendoj qe marredhenia me e veshtire nuk eshte me vjerren ose vjerrin se dhe nese jane me negativet ke njefare detyre morale ti respektosh..por pjesa me shkaterruese psikologjikisht eshte te kesh nje shok jete qe vetflijohet per vllezerit dhe per motrat..qe eshte gati qe pervec punes full time te beje dhe ate part time duke i ardhur mbas avazit..duke i marre ore e minute ne tel jane mire apo jo..duke u vene ne sherbim te tyre nderkohe qe une..Une ? I urrej.Jane njerezit me shpirtvegjel qe dhe pse ne gjendje ekonomike me te mire se ne qe jemi ende ne hapat e pare t jetes nuk e vene njeher..hajd spo them doren ne xhep se mbase "djersisin" shume per ta mbushur..po doren ne zemer duhet ta kishin vene me gjith kto veshtiresi qe ne kemi ndeshur.Kunatat bejne si perfeksioniste se jane nga 40 e kusur vjec nderkohe une ende 28 dhe per disa gjera jam ende naive dhe primitive ndoshta teper e cilter.Si perfundim Kunatat dhe kuneterit perfundimisht ndertojne vec nje marredhenie zilie dhe xhelozie.Kurse une bej pjese ne ato nuse qe do doja ta kisha burrin,djale te vetem..le te kishte fjala bie me shume se 2 prinder po ama mos te kishte ata dhe ato per vllezer e per motra.O zot jane tejet te merzitshem..tejet siperfaqsor..tejet sfidues..megjithse kane lidhje gjaku ! Zgjidhja ime eshte indiferenca po cti bej ktij te timit qe eshte i magjepsur ndaj tyre ??!! anonim te lutem
Pershendetje anabel. Jeni shnderruar ne nje aneks te begate rrefimi&ju pergezoj. Ndoshta kjo eshte zgjidhja me e mire per gjithekend, te komunikojne. Ne si mendesi shqiptare nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi ende kete kultur, por pavatsisht 101 te zezave qe rrjetet sociale mund te kene, prirem te mendoj, qe krijojn dhe dicka pozitive si kjo, komunikimin, shkembimin e ndjesive&eksperincave. Historia ime eshte e thjeshte, e bukur, e trisht vende vende, ashtu si gjithe historite e tjera qe poston. Por se fundmi kam nje dilem te madhe, qe ndjej qe po me tjerson&me ben te ndihem egoiste. Neser, une&im shoq, bejme plot 6vite martuar. Jemi ende te dy shume te rinj, por kur ndjen qe ke gjetur pjesen qe te mungonte, njeriun e duhur, dashurine e vertet& me te madhen, mosha nuk ka me rendesi, ia ben bam. Ne keto gjashte vite se bashku&pothuajse nje jete te tere se bashku kemi kaluar gjithcka te bukur, te trisht, te hidhur, te rende, te lehte, kemi sakrifikuar per nje jetese sa me te mire&vazhdojm ta bejme se bashku. Kemi qene shoke femijerie, jemi rritur bashke&kur e shoh, e shoh & e ndjej ne te gjitha kendveshtrimet : si shok, si mik, si te dashur, si bashkeshort&si nje baba te jashtezakonshem, pasi Zoti na bekoi me nje djale qe vitin e pare te marteses. Ai nuk eshte i perkryer, por as une. Ne nuk kemi nje jete te persosur, perkundrazi, kemi 1001 probleme&veshtiresi, si gjithekush. Dhe sa here e shoh, mendoj se pavarsisht te gjithave, ai ishte&eshte e do te jete, bashke me djalin, bekimi&thesari me i madh ne gjithe ekzistencen time. Por ne kete pervjetor, na ka zene nje debat i madh, aq sa s'po dim ta zgjidhim. Bisedojme per kete teme, por me duket sikur ai flet kinezce&une arabisht. Problemi mes nesh, eshte te sjellurit ne jete te femijes se dyte. Shumekujt do i dukej qesharak ky problem, ne nje kohe kur te tjere s'kane te hane...por ne jemi nje familje e zakonshme, ku te dy punojme jashtezakonisht shume per te jetuar mesatarisht mire. E mendojm keshtu, se duam te jemi optimist. Por te shoh qe familja standarte per te dmth : prinderit & dy femije, qenka shume e rendesishme. Ne nje kohe qe une nuk deshiroj te kem nje tjeter femije, Zoti me falt. Gjithmone kam dashur te behem nene&Zoti ma dha kete mundesi. Per mua, familja qe kemi, dashuria qe kemu, jeta e perditshme, pergjegjesit qe kemi & ambiciet per te ardhmen, me mbushin&jane mjaftueshem. Per te jo! Per me teper qe tashme qe na eshte rritur&djali, te gjithe qe na njohin, familjar & miq, po na pyesin per gocen qe po na mungon....si ka mundesi? Nuk mjafton kinezcja&arabishtja jone si cift mes nesh mbi kete teme, por duhet te kemi stimuj debati&nga jasht. Gjithsesi te tjeret nuk jane kaq shqetesues per mua, shqetesusese per mua eshte kjo situate mes nesh. Pse duhet te jemi kaq standart? Do doja qe kur te plakemi¶ se te nderroj jete, te me thote qe ka qene i lumtur me mua& do ta dua gjithemon pasi eshte djale flori, por nga ana tjeter jam ne luft me veten, pasi nuk e deshiroj nje tjeter femije...Do te doja ndonje keshille nga gjithe personat familjar qe ndjekin faqen tuaj, ose qoft&nga ju anabel....Cfare duhet te beje? Cili nga ne te dy duhet te sakrifikoj per tjetrin ne kete rast? Do te te isha mirenjohese nqs do me ruaje anonimstin, nqs do e postosh historine time. Tashme je me e mire se nje psikologe e vertete. Ju uroj shume suksese&faleminderit qe u bete & prifti im, per aq kohe sa do te humbisni per te lexuar kete romanin tim.:):)