Në ëndrrat më të bukura, ne e kemi shumë të qartë se si do të donim t’i lyenim flokët, por ja që sado të përpiqemi ka diçka që parukjeria se kupton dhe përfundojmë duke u përpjekur t’i mbushim mendjen vetes se kjo ishte ajo që donim. Gjithsesi, nuk kemi pse flasim për gjëra të pamundura kur fare mirë yjet e tapetit të kuq na e kanë bërë shumë të lehtë të zgjedhim ngjyrëm perfekte.
Karamel i miksuar me ngjyrë gruri është ngjyra për të cilën po flasin të gjithë këtë sezon. Thënë ndryshe është pikërisht ajo nuancë në të cilën nuk mund të përcaktohesh as “brune” dhe as “bjonde”. Për të na kuptuar edhe më mirë se çfarë po përpiqemi t’ju themi, hidhini një sy fotove të mëposhtme.

1. -Beyonce me flokët e karamelizuara. I duken kaq të mëndafshta sa të vjen keq nëse dikush merr guximin dhe ia prek.

2. Modelja ka zgjedhur këtë ngjyrë të njëtrajtshme për tu dukur edhe më natyrale.

3. Këngëtarja ka zgjedhur një ngjyrë më të errët për ta zbutur me fijet në ngjyrë karameli, të cilat duken perfekte më një onde në formën dallgësh.

4. Nëse po imagjinoni si do të dukeshin të gjitha nuancat e ngjyrës karamel, ju prezantojmë me flokët e Ritës. E ka bërë ajo për ju!

5. Rrënja më e ëmbël dhe fundet e ndërthurura. A nuk ia dalloni shkëlqimin që këtu?
Burimi: Marie Claire