Historia Ime

Eksperiencat tuaja të punës

26 Korrik 2014

Eksperiencat tuaja të punës

Ehh Anabel aplikimet per pune jane sa te turpshme aq dhe per te qeshur,,,,, se thua me vete ehh zot kujt i ka shku leku. Mbarova studimet, ekonomok, deshira ishte per nje pune ne profesion, meqe skam as mik as lek, mendova te aplikoj ne firma private, por si pa eksperience pune, dihet qe ekonomiste ste merr njeri, por te pakten asistente ose recepcioniste.fillova te coj CV, dhe cuditrisht me vinin ftesa ne fcb( duke qene se ne Cv esht emer mbiemer i sakte dhe email gjithashtu) dhe pa turpin me te madh me shkruanin ne inbox, ajde per interviste se Qenke e mire. Ne nje studio arkitekture kerkonin asistente zyre, e marr ne tel dhe e pyes , cfare kualifikimesh kerkoni, mu pergjigj tak fak te jeni simpatike, asgje tj, i meson te tj pa merak. I thashe zoteri un jam sh e afte, kam eksperience pune, por nuk jam e paraqitshme. Ohh leje fare me tha, mo u lodh te vish per interviste. Nje gje skuptoj kta kerkojne punetore apo dashnore. Nejse.... Si perfundim punoj ne call center, si pj me e madhe e te rinjeve shqiptate, po shurdhohemi nga veshet, por nga anet e tj jemi rehat, bejme punen paguhemi, ska sherbime ekstra, ska shefa manjake. Flm Anabel

Pershendetje Anabel, po ju shkruaj dhe une meqenese u hap kjo tema e punesimit. Une jam nje studente qe kam mbaruar vitin e dyte Bachelor per finance. Me thene te verteten jeta nuk ka qene fushe me lule per mua dhe me eshte dashur te punoj qe 14 vjece ne sezonin e veres kryesisht(pasi jetoj ne Durres). Shpesh me vjen keq qe nuk kam pasur nje adoleshence plot qejfe, jete nate dhe pushime ne Jale e Dhermi, por nga ana tjeter falenderoj zotin dhe qe me ka vendosur ne keto situata, pasi jam bere e afte per shume gjera. Ne nje moment kur shoqet e mia kane "frike" te trokasin ne deren e ndonje institucioni, une i kam kaluar me kohe keto . Kam punuar shume lloje punesh, nga me te thjeshtat dhe me njerezit me injorante dhe te pashkolluar te mundshem por kjo s'me ka ndalur te coja ne fund qellimin tim, te merja ato leke sepse per ate kisha shkuar ( gjithnje pa vene ne pikpyetje dinjitetin ). Momentalisht me forcat e mia kam arritur te rrregulloj nje praktike disa mujore ne nje nga bankat tregtare me prestigjoze ne vend. Habitem se si ka moshatare te mite,madje dhe me te medhenj se une, qe shprehen pa teklif se ju pelqen jeta ku ju pelqen te hane gjellen e mamit dhe per shume kohe te tjera, te dalin, te blejne rroba e bejne pushime me leket e babit etj...Nuk kam asgje kundra te besh keto gjera, ama kur ja di vleren lekut dhe je munduar nje muaj te tere, per te pasur ne dore ate shume te caktuar, qe disa e prishin dhe brenda dites. Mbase nuk jam e duhura qe duhet ti them keto fjale,por mendoj se rinia shqiptare e ka marre shume lehtshem. Te mendosh qe keto djem/vajza do te jene baballare dhe mama te disa femijeve te pafajshem, e qe me shume mundesi do te rriten pakulturen e te punuarit dhe te qenurit zot i vetes! Faleminderit!

Ckemi Anabel. Po lexoja temen qe keni sot persa I perket shkolles dhe punes. Po lexoja qe ka shume pesimiste qe nuk i besojne ketyre mundesine per te studiuar apo punuar jashte shtetit, e kesisoj programeve. Une kam mbaruar shkollen ne Shqiperi, kam qene nje nxenese mesatare aty, Jo nje nder me te mirat. Erdhi mundesia qe lexova per keto programet Work&Travel ne USA, u interesova dhe me pelqeu si ide. Seriozisht, ne fillim nuk te tregojne sesa ke per te paguar e sesa FEE-s ke deri sa te mberrish te ambasada, po kur I futesh asaj valleje, do e cosh deri ne fund. Eshte I kushtueshem, po normalisht te gjejne nje pune ketu e nje apartament , e ia arrin ti besh ato leke qe ke investuar (ndoshta dhe dicka me shume). Kete pune bera per disa vite rrjesht, deri kur ne vitin e fundit takova nje njeri te mrekullueshem e qe shkojme shume mire. Tani jam rregulluar e jetoj ketu, dua te them qe ka te bej dhe fati po duhet dhe te kerkosh per mundesi vete. Asgje nuk te vjen te dera. E kam pasur nje pune aty ne Shqiperi, e si gjitha ankesat e tjera, thashetheme pafund, ore te zgjatura, e pagesa shume e vogel. Nejse se u zgjata shume, morali eshte jeni ju ata qe duhet te investoni ne veten tuaj. Mos prisni ti gjeni gjerat gati nga te tjeret. Thanks

Pershendetje anabel! po lexoja te gjitha postimet e tua dhe u nxita te te shkruaj.Une jam 24 vjec, kam studiuar ne FE dhe per shkak te nje provimi nuk jam diplomuar akoma(ata qe studiojne aty e kup qe eshte matematika).Por kjo sme stepi per te punuar.Si shumica shkrueseve kam kerkuar ne cdo cep te Tr per rreth 3muaj dhe me ne fund nisa nje pune te rendomte.Kam punuar me raste nga 16 ore ne dite,pa dite pushimi,ne nje ambient ku ishte ftohte dhe per mbyllje me nje rroge aspak motivuese.Nuk jam ankuar kurre te shefat e mi edhe pse ka patur raste qe jam ndjere e shfrytezuar por ama edhe nese shperblehej dikush une isha e para.Nderkohe kerkoja pune dhe pas nje viti zura nje pozicion drejtues qe e kam akoma..Une mundohem ta bej punen si per vete,e dua punen qe bej dhe kjo eshte aq e dukshme sa nese bej ndo1 gabim tolerohem.Nuk i duroj dot njerezit qe ankohen,bizneset shqiptare jane ne renie dhe keta njerez nuk kuptojne se po falimentuan ata "falimentojne" dhe familjet qe nga ato leke mbahen me buke. Une jam e ndergjegjshme qe kushtet jane te veshtira ,rrogat te ulta,shefa pa shkolle dhe kulture por ama keto kushte jane per te gjithe thjesht se disa presin t'ju vije puna disa e gjejne ate.Ah dhe dicka..cuditem sa sh jua "lypin" ketyre vajzave,mos e ka fajin sjellja apo veshja jo etike?! ju uroj gjithe te mirat! anonim plz

Anabel pershendetje! Tani e pashe temen duke qene se dola "pak" vone nga puna. Pervec atij problemit me oret shtese kur pronaret ste thone me mirmengjes nese ke tre dite qe je larguar nga puna ne orarin zyrtar (se squhesh I perkushtuar mjaftueshem) Une kam nje problem tjeter. Une dhe kolegia ime me te njejtin pozicion, THEKSOJ KEMI FILLUAR PUNE NE TE NJEJTEN KOHE, paguhemi me rroga te ndryshme (ajo me shume e une me pak)! Problemi eshte qe ajo nuk di asnje fjale anglisht dhe asnje komand ne MS Office, qe jane pjese e perditshme e punes dhe kusht I domosdoshem per tu punesuar aty dhe une e ndihmoj duke qene se I zoteroj shume mire te dyja... ju do thoni mos e ndihmo.. po si ve faj asaj, por punedhenesit tim sepse nuk eshte bazuar ne ndonje kualifikim per kete diskriminim rroge! Po nje "virtyt" e ka ne fakt, perulesin e tejskajshme e te ekzagjeruar dhe eshte lehtesisht e manipulueshme. [Po ti thone hidhu nga dritarja, hidhet ] Punedhenesi shqiptar ka frike nga njerezit qe dine te mendojn.. "iii ky mendoka, sben per ne" dhe jaaa si eshte zene nje vend pune per dike qe po kerkon dhe eshte I afte Nese publikohet e di ti fjalen magjike Anonim

Pershendetje Anabel. Po lexoja historite e punes dhe mendova te ndaja dhe te miat. Nuk eshte se kam ndonje eksperience te madhe sepse sapo kam perfunduar gjimnazin. Por ato pak qe kam te dekurajojne totalisht ! Si fillim menduam te kerkonim shitese per shkak se nuk kemi nje kualifikim arsimor ende. Me thene te verteten une nuk i besoja ato historite me shefat te cilet tregoheshin aq monstruoz !!! Derisa e pash me syte e mi. Sapo shkuam , sepse pame njoftimin qe kerkohej shitese u perballem me nje burre rreth te 50 dhe dy punonjeset qe kishte ne dyqan. Ai filloi te fliste dhe pa kaluar as 5 minuta perdorte nje fjalor te tille a thua ishim ne nje shtepi publike jo dyqan ! Jam tmerruar ne kishim moshen e femijve te tij dhe ai haptazi fliste per gjera nga me te ndyrat. Dhe e dini me cfare pretekstii ? Me pretekstin se kishte jetuar ne Amerike dhe ishte shume pa komplekse . Me te vertet qe na beri pershtypje dhe u larguam brenda minutit ! Me pas aplikuam ne nje call center sepse te pakten atje nuk je e detyruar te kesh nje manjak per shef pasi eshte pune kolektive . E megjithate jemi vetem 18 vjec , do te donim ta shijonim veren e pare pas diplomimit ne gjimnaz dhe jo te rrinim gjithe diten duke ju lutur italianeve te benin nje kontrate pasi perndryshe degjojme ate frazen : bejeni kontraten ose ikni vete. Por jo gjithmone marrim ate cka duam, e rendesishme eshte te vazhdojme te perpiqemi

Prsh Anabel! Po lexoja historite e publikuara dhe mendova te ndaj eksperiencen time te punesimit. une jam 27 vjec, punoj prej 6 vjetesh ne call center ne tirane. para kesaj pune, punova per nje vit ne nje zyre noteriale shefi i se ciles me vinte dhe te ujisja lulet, punoja 7 ore ne dite, 7 dite ne jave pa dite pishimi!!! dhe me paguante 150 mije leke qe sme dilnin x asgje. bera intervisten ne nje call center, fillova si operatore dhe brenda vitit u bera pergjegjese e kaluan 6 vjet! lodhem shume, me del fyti tere kohes po ama paguhem mire. nuk e imagjinoj dot te rrij ne shpi sic bejne shoqet e mia, qe nuk e shohin dot me sy profilin tim te punes! ne nuk kemi as buke ne tavoline, dhe plot tangerllek ama x te ulur hunden! nuk dua te zgjatem, por me lodh ideja kur duhet te them ku punoj, se cuditen e rrudhin buzet dynjaja! njerez zgjohuni! punoni ku te mundni se kjo eshte situata ne te cilen ndodhemi. Flm.

Mirmbrema! Nuk me ngel hatri fare nese me le emrin anonim "meqe ka dal dhe moda" Jam 30 vjec ,dhe deri me tani ,pra qe pas perfundimit te universitetit,kam punuar ne 5 pune te ndryshme,asnjera nuk ka lidhje me ate cka kam studiuar,Por di te them qe me ka dale b...vendit per te siguruar te ardhurat per vehten Kam ber pune te tipit,shitese,marketing,ndihmese ekonomiste,bankiere,derisa tashme jam punesuar ne shtet "perseri jo ne profilin tim",Sigurisht qe sjam e kenaqur dhe as kam qene me pagen dhe menyren se si punojme ne shqipetaret,por kjo mendoj se eshte teme tjeter " ka te bej me kulturen per punen". Mendoj se si une jane dhe shume moshatare te mi,dhe mendoj se problemi qendron tek te zgjedhurit e deges e cila studion ate profesion qe ty te pelqen te besh,dhe ate profesion ku ti ke fantazi dhe deshire,nese punon diku ku ti nuk ke fantazi dhe deshire sigurisht qe ne shtepi do kthehesh me turinje varur,lere pastaj kur te mendosh se c'shperblim monetar mere nga ajo pune. Po te bejme nje llogari te vogel me 10 000 studente qe do nisin vitin e pare ne shkolle te larte ne fakultetet Shqipetare 80 % do jene ne Fak,Ekonomik, 10 % Juridik dhe 10 % Infiermeri dhe si pasoje pas 4 apo 5 vitesh do kemi nje ekonomist i cili eshte i punesuar diku ku ka te bej me profesionin marketingut dhe nje Infiermier qe punon keshilltar ne Ministri,apo nje qe ka mbaruar aka.e arteve te bukura punon ne banke "'kete te fundit e kam nga eksperienca personale. Pra meqe ky dreq shtet ende nuk eshte kthyer nga arsimi,na mbetet neve qe te zgjedhim te studiojme ate dege ku ndihemi me mire. Kaq kisha une.

Po lexoj ato letrat për punë dhe nuk e di a duhet të qesh apo të qaj... Ndoshta është më mirë të qesh sepse nuk jam e vetmja fatkeqe e papunë sepse për të qarë , e bëj çdo ditë. Unë kam mbaruar shkollën e lartë, kam bërë dhe një master dhe motivi im i mëngjesit nuk është as ''me kë të pi kafe'' se shumica punojnë ( rroftë ai që shpiku call center) por thjesht çfarë filmi të shoh. Katastrofë! Një parazit i vërtetë. Hiqem si princesha e babit por askush nuk e di sa keq ndihem e sa shpesh qaj. Eksperienca ime e parë e punës konsistonte në shitje pijesh në terren. Hajt mo, u shty 2 javë derisa ma lypi shefi me pretendimin që do bënim biznes familjar... Ika pa marrë kokërr leku. Sikur të mos mjaftonte kjo, në punën time të 2, meqë me mbaroja turnin në 10, më merr shefi për të me përcjell në shpi. O zot i madh, mirë që më futi në një rrugë qorre por veprimet e tij të turpshme nuk do i harroj ndonjëherë... Pas shumë argumentash nga ana ime dhe pasi u bind që unë atij nuk i prekja as qimen e flokut më çoi në lagje dhe lamtumirë punë dhe rrogë... Vjen rradha për të punuar të paktën shitëse, përgjigje negative u dha sapo u përmenda moskorrektesinë e shefave ( ishte i atij lloji edhe ky)... Çtë them, nuk kërkova më punë... Pas 2 vitesh e gjeta një farë pune nëpër promocione, puno në shi e në diell, nja dy herë nuk mi dhanë lekët ato palo-agjensite që iu befshin ilaçe, e aty ku na paguajnë i marrim lekët pas 4-5 muajsh... Më rroftë dhe që bëra fushatë se edhe aty ma lypi një idiot me bark ( nuk jam as e bukur dreqi e mori, jam femër normale). E gjithë kjo nuk është asgjë por Anabel, prinderve ca tiu them? Unë dua lek që të mbijetoj, ata më pyesin për punë... Qaj sa herë ata ma përmendin, a thua se unë nuk dua të punoj, a thua se unë sdua të kem lekët e mia, ti ndihmoj apo thjesht ti bëj qejfin vetes e të jem në rresht me shoqet... Shitese nuk duan ata se kanë investuar 5 vite shkollë por a i them dot unë babait tim 60 vjeç se më kërkojnë tiu futem në krevat?? Ai nuk e koncepton dot... Dhe gjithë faji ngel mbi mua, e kjo më shkaterron komplet. Le kur më thonë për kualifikime e kurse... Ku ti gjej lekët? Kam filluar nuk dal fare, jam dobësuar dhe jam vetem me nerva. Ndoshta prindërit e mi po e kuptojnë që çfarë po kaloj ( se ma shprehin larg e larg) por a do dalë ndonjë punëdhënës që të më kuptojë e të më japë një mundësi të vetme sepse nuk jam e paaftë, vetem pa fat... Fat të gjithave!

Pershendetje te gjitheve si fillim .Me pelqen shume tema qe po trajtoni se ne kete menyre njohim me mire edhe njeri tjetrin dhe menyren se si e shohim jeten. Une jam nje vajze rreth te njezetave qe jam diplomuar ne Akademine arteve ne Tirane. Kur kam fituar shkollen e larte kam qene njeriu me I lumtur ne bote. Mendoja se e ardhmja ime do ishte e ardhmja e nje artisteje te madhe dhe prinderve te mij (te dy punetore te thjeshte mbi 40 vjet ne shtet) nuk do ti mungonte asgje. Jam rritur me idealizmin e te pasurit cdo gje fale mundimit dhe ne njefare menyre per kohen ne te cilen jetojme eshte e keqja jone me e madhe..se ne qofte se je I mire apo shume I drejte dhe I ndershem te shkelin me kembe dhe nuk fiton asgje.Prinderit e mij investuan ne menyren me te dhimbshme qe mund te imagjinohet qe une ta mbaroja shkollen dhe ta coja enderren deri ne fund dhe une ja kam premtuar vetes dhe zotit qe do tja dal.Dua te them qe njeriu i mire dhe i afte nuk fiton kjo nuk eshte e vertete. Une vertete nuk kam punen qe kam enderruar (nje studio arti ku te punoj gjithe diten mes penelave dhe telajove te mija) por kjo nuk do te thote qe une duhet te dorezohem dhe qe nuk do ta vazhdoj pikturen se nuk shitet..se njerezit jane ne krize..se Shqiperia eshte ne krize..apo dhe vete bota eshte ne krize. Ajo eshte nje enderr qe duhet te marri forme dhe formen mund tja jap vetem une. Nuk po I futem pjeses se cfare eshte e drejte dhe cfare jo se kjo eshte relative por dua tju them te gjithe te rinjeve te mos dorezohen , mos ti humbasin enderrat , mos te rrijne ne hije duke ndrydhur veten dhe mbi te gjitha mos te kene frike te bejne ate qe duan ne lidhje me cfare duan te behen. Asnje nuk ka thene qe do ishte e LEHTE. Mos mendoni se ata qe ja kane dale e kane pasur te thjeshte ! Une momentalisht arrij prej 4 vjetesh te mbaj veten time dhe paralelisht punes se perditshme qe nuk ka lidhje me artin bej dhe ate qe dua te bej. Pikturoj. Anonim

Pershendetje Anabel.Mua me shume kerkoj te me sqaroni dicka ju dhe komentuesit e faqes nqs mundeni.Ka te beje me "muajt e proves" ne nje vend pune.Kam mbaruar vete inxhinieri informatike ne Tirane, e pranoj qe dega kryesisht na nxjerr me shume me dije teorike se praktike ne terren.Gjate kohes se shkolles kam punuar ne profesionin tim ne pune te ndryshme disa mujore aq sa me lejonin studimet.Problemi eshte me mbarimin e shkolles, mes mijera intervistave nrm cilesoheshim si pa eksperience e duhet te kalonim nje disa mujorsh prove me gjysem rroge apo edhe pa rroge qe pastaj te nisnim normalisht.Me ka ndodhur 2-3 here qe pasi perfundonte kjo periudhe, nisnin problemet.Cuditerisht gjate muajve te proves isha "e magjishme" ne punen qe beja etj etj por ditet kur duhej te rishikohej apo te shkruhej kontrata nisnin me mijera justifikime qe conin ne braktisjen e vendit te punes.Ishte shume stresuese, derisa kuptova nga miq te deges time apo edhe elektronike apo dege te tjera qe skane te bejne me inxhinierine p.sh. qe ishte praktike pune nga menaxheret me studentet qe sapo kishin dale nga bankat e shkolles.Dmth ti biem shkurt, merreshin ne pune me shume pak rroge apo falas studente ne periudhat kryesisht kur kompania kishte mbingarkese, shfrytezoheshin si krahe pune e pastaj hidheshin ne rruge.Nqs tenton te revoltohesh te behet dhurate dhe nje reference e nxire si pulle poste derisa dikush te kuptoje tamam se c'di te besh.Une jam shume dakort qe duhesh testuar per nje vend pune, por ka nje kontrate apo nje ligj qe ti nuk me nxjerr dot mua te paafte nga mengjesi ne darke kot se do....kesaj per ne qe jemi te rinj ne tregun e punes,si mund ti jepet zgjidhje?

Pershendetje Anabel! Marr shkas nga letrat me lart, per te shkruar dicka ne lidhje me temen. Une kete vit jam diplomuar,(Bachelor). Qe kur isha ne vit te pare fakultet, fillova te anetaresohem ne organizata vullnetare, me pelqen te ndihmoj te tjeret dhe nuk e kisha aspak problem qe shpesh punoja pa pagese. Te qenit pjese e ketyre organizatave, krijova gjithashtu nje formim tjeter profesional dhe krijova njohje te shumta me njerez ne poste te mira, pasi isha punonjese pa pagese ne institucionet e tyre. Per 3 vite pra jam aktivizuar vullnetarisht pa u merzitur, madje shume nga shoqeria ime me gjykonin ne forme shakaje. Por, nuk para me bente pershtypje. Tani qe mbarova shkollen, nje nga keto organizata me ka ofruar nje vend pune shume te mire, dhe ku paguhem mjaft mire. Ajo qe doja te thoja per lexuesit eshte qe kurre nuk duhet humbur vullneti per asgje. Nese punon me durim sot, merr nje fitim neser. Gjithe te mirat.

Lexoj keto historite e punes dhe them me vete paskam qene me goxha fat ne kete drejtim.Mbarova nje dege jo shume te preferuar ketu tek ne sic eshte Matematika por qe gjen pune me lehte.Kam mbaruar me rezultate shume te mira,e kualifikuar me te gjitha gjerat per kete drejtim madje edhe me provim shteti.Sigurisht,qe ne fillim u futa ne pune me mik por pa paguar asnje kokerr leku (thjesht kishin per t'i kthyer nderin familjes qe u kishin bere dikur ).Per fatin tim te mire kam qelluar dhe me nje kolektiv te mrekullueshem.Kam nje pune qe e adhuroj dhe e bej me shume deshire.Te punosh me femije eshte thjeshte e magjishme.Ju kerkoj ndjese per gabimet ne shkrim.Ju uroj te gjitheve qe jane ne kerkim te nje pune ta rigjejne sa me shpejt.

Anabel - Nqs e publikon, te lutem Anonim. Lexoj letrat dhe komentet e ndjekeseve te Anabelit dhe mendova te jap nje mendim edhe une. Shpesh lexoj se diskutohen te drejtat e punonjesve, kushtet e veshtira te punes, marredheniet punedhenes-punonjes dhe sesi keto fusha lene shume per te deshiruar fale mungeses se ligjit per mbrojtjen e punonjesit ne Shqiperi. Jetoj dhe punoj prej vitesh ne USA ku edhe jam shkolluar. Kam disa vite karriere dhe aktualisht punoj ne nje kompani te mirenjohur per zonen ku jetoj. Kompania eshte korporate dhe vetem ne kete ndertese ka mbi 300 punonjes, nderkohe qe ne gjithe boten numeron rreth 10,000 punonjes. Sic dihet ne kompani te tilla, "funksion" ligji dhe zbatohen "policy and procedures" (nuk e di termin ne shqip, ndjese) deri ne imtesi. Kjo nuk do te thote qe sallat tona te punes nuk jane te mbushura me kamera (jo sigurie), por per te pare se kush harron te skanoj baxhin kur hyn ne pune. Futja ne pune perkon edhe me skanimin e gishtit per te vertetuar oren ne te cilen je ulur ne tryezen tende te punes. Ne qofte se ti leviz nga tryeza, ke nje sistem monitorimi ne kompjuter ku duhet te ndryshosh statusin tend sipas arsyjes se levizjes: tualet, printer, pushim 15 minutesh, dreke 30 minuteshe, trajmin apo mbledhje. Ne kohen e kthimit duhet te ndryshosh statusin sipas natyres se punes qe ben: projekt per menaxherin, pergjigje emailesh, detyra te perditeshme etj etj. Perdorimi i celularit eshte absolutisht i pa lejueshem. Celulari nuk lejohet te jete viziv mbi tavolinen e punes. Te gjitha faqet e internetit jane te bllokuara. Kam punuar provizore mbi 10 muaj pa siguracione dhe me se fundi me punesuan me status te perhereshem. Tani kam mundesi te blej siguracione, por ato jane aq te shtrenjta sa nuk i blej. Ditet e pushimit nuk jane te paracaktuara, por te akumuluara. Cdo jave te plote (40 ore) qe punon ti perfiton 1 ore pushim. Nqs ti ke punuar 54 jave rresht, ke perfituar 54 ore pune qe eshte diku tek 6 dite pushime ne vit qe nuk di a ti shfrytezosh per te ndenjur ne shtepi kur ke femijen semure, a kur ke vete nje vizite te doktori, apo per te ardhur ne Shqiperi per te vizituar familjen. Ke nje rendimet pune qe duhet arritur cdo dite. Nqs jo, vendin tend shume shpejt e ze nje tjeter qe eshte i papune dhe i duket vendi jot i punes nje parajse. Gjate nje viti kam pare mbi 60-70 punonjes te vijne e te ikin (te pushuar apo qe japin doreheqen sepse nuk e perballojne dot stresin e punes) Dhe mbi te gjitha, perdite punojme me friken e shkrirjes se kompanise dhe transferimin e saj ne nje vend te botes se trete ku me rrogen e nje punetori ketu, paguhen 6 punetor atje. Per te gjithe ata qe lexuan keto rreshta: JO NUK PUNOJ NE NDERTIM. Punoj ne Zyren e Kontabilitetit si Analiste e Kredise se Keqe per nje nga kompanite qe eshte determinante per ekonomine e zones ku jetoj. Te gjitha rregullat qe lartpermenda jane te ligjsheme dhe te pranueshme nga kultura e punes amerikane. Do te thote dikush: Pse qendron ne ate vend pune? Ne USA mund te gjesh pune sa te duash. Qendroj sepse jam familjare dhe nuk dua qe kohen ta harxhoj rrugeve neper autostrada per te shkuar e per te ardh ne pune. Punen dhe kopshtin e femijeve e kam vetem 15 minuta larg qe konsiderohet nje fat i madh. Im shoq udheton mbi 100 km ne dite per te shkuar e per te ardhur nga puna. Orarin zyrtar e kam 7 me 3:30 qe me lejon mua te kercej ne gjithe pellgjet e ujit duke lozur ne dimer me femijet dhe te notoj ne pishine e liqen ne vere (pas pune). Karriera dhe punesimi eshte nje zgjedhje dhe kompromis. Asnjehere mos mendoni se do te gjeni punen ideale. Ne fund te fundit punojme per te jetuar dhe nuk jetojme per te punuar. Kjo eshte teoria ime ne jete.

Te jap edhe une nje mendim mbi punen megjithse skam punu shume.Kam punu ne gjimnaz 1 muaj kur morem pushimet verore ne fabrike kepucesh, shkuan te gjithe thash hajt te shkoj dhe une.Pa sigurime sigurisht, por kur kthehesha ne shpi kur shfryja hundet me dilte bloze e zeze.Mora rrogen e pare 157 mije lek te vjetra, dhe e lash. Pas 2 ose 3 vitesh futem te punoj tek nje dyqan fotosh 7 min ne kembe nga shpia.Thash afer jam, lek per autobuz nuk harxhoj, puna me pelqente shume. Ishim 3 vajza dhe e fitova une punen se e kapa me shpejte.Une isha nga jugu, dy te tjerat nga veriu.Punonin ne turn dy vajza i pare, dy vajza i dyte. Ngaqe isha e re duhej te pyesja te tjerat psh per cmimet, kodet si ti kaloja ne kase etj. Shikoja qe shpesh i vija gjerat ne vendin e gabuar,por une i kisha vene aty ku me thoshte ajo e turnit nje grua 40 e kusur vjec (ajo qe donte njeren nga vajzat e veriut ne pune se ishte dhe vet andej, e ka thene hapur kte) .Me vone e kapa filmin, zonja mi tregonte gabim qe te me fuste ne sherr me te tjerat. Mu sos durimi nga intrigat alla telenovela spanjolla dhe nje dit bera nje sherr te madh se me shihte si te urte dhe pasi gjithe te tjerat ja kishin mbledh kapej me mua (e kishte be me cdo vajze ne fillim kur kane ardh). Pervec ksaj me ishte sos durimi me ata pronare qe per te kursy leket me pagu nje postier me conin mua ne pikat e tjera qe kishin per te marr porosite qe nuk beheshin tek nje dyqan ti coja tek tjetri, ngela ne autobus te kamzes cdo dite nga dy here.Kamera kudo, mbeshtesje pak krahun ne mur kur nuk kishte njerz, binte tel thuaj te heqi krahun..ikje haje buke mbrapa 5 min binte tel ku iku.Ika dhe nga aty, mora 170 mij lek te qelbura, pa sigurime dhe aty. Fale zotit tani jam ne Amerike sa kam ardhur pak muaj ka,ketu punon me sigurime, ka rregulla qe ti zbatosh por edhe te respektojne,nuk te nxjerrin shpirtin,,,nese gjen pune pa sigurime paguhesh me shume se cdo paguheshe me sigurime (e them se pa sigurime kam punu atje dhe 150 mij lek te qelbura mora, ktu i merr ne dite aq nqs je pa sigurime por nuk te leverdis ne ane te tjera puna pa sigurime). Ketu ke qejf te punosh, te motivon leku, dhe nuk shfrytezohesh si atje, ben punen tende jo punen e postierit,pastrusit dhe cdo njeriu tjeter qe pronari nuk e puneson qe mos te paguaje

Pershendetje Anabel Na fute ne super stres me kete teme, Me keto qe po lexoj u tmerrova, sapo me kane lajmeruar qe nuk ma rinovojn kontraten, per nje justifikim idjot, kur ne fakt e verteta eshte qe me pagen time paguajn dy punonjes, dhe drejtoreshes i dhimbin syte sa here na shifte neper shkalle( ne ,pjestaret pare qe jemi punesuar sapo eshte hapur biznesi, sepse nuk i kishte zgjedhur vete, dhe ne nuk ishim majftueshem lepires ...... Sic i donte ajo dhe per me teper shumica, kishin kualifikime Dhe diploma Me Shume se ajo, po c'rendesi ka kjo, kur drejtoresha ia kishte marre ne dore ....... Bashke me pushtetin administratorit dhe njekohesishte edhe nje nga aksioneret , se te tjetet jane anonim dhe bente cfare i do qejfi, heq e ve ke i do qejfi.Ishte burim i pashtershem thashethemesh e dallaveresh.Shpiku disa xhoba, ne rast se ti beja dicka gabim, apo sua dorezoje ne afatin e kerkuar, rritjen e takses progresive e mbanin per vete, sepse thonin qe do marresh aq sa e ke ne kontrate ....e kam akoma te pamundur ta besoj se sa ligesi mund te kete vetem Tek nje person.Te tera keto ishin si pasoje e histerizmit, paaftesise, shpirtligesise, dhe madje them edhe e frustracionit te saj seksual.... Se elbete te marresh nje burre 100 vjec me te madh , ti ne kulmin e te 40 -ve ...... Dhe pas gjithe ketyre qe te thash kur ma komunikuan mbylljen e kontrates , perpos momenteve te para, gati gati u lumturova, sepse po me zihej fryma, dhe isha shume e lodhur nga gjithe budalliqet e atyre te dyve, por tani qe po lexoj keto, me kapi stresi dhe paniku si do ia bej per pune.,,, dhe e gjitha kjo ndodh sepse skemi "ligje te forta"qe te mbroj punemarresin,ta ben kontraten tjetri sipas qejfit te tij.madje ketyre qe ua rinovoj per kete vit ua ka bere ;ne rast se largohen, ti njoftojn 2 muaj perpara , ndersa ata ne rast se i heqin nje muaj para.Please nese do ta publikosh.... Si shoqet...keshtu Anonime

Pershendetje Anabel. Duke marre shkas nga letrat e fundit vendosa te shkruaj edhe une. Vajzat ankoheshin se punonin ne nje ambjent ku komunikimi ishte 0, ku bertisnin njerezit sa fillonin punen ne mengjes. Mendoj qe kjo menyre komunikimi,megjithese e pajustifikueshme, nuk ka te beje vetem me ne shqiptaret edhe ndodh me njerez te cdo lloj niveli edhe te kualifikuar. Ne ambjentin ku punoja une shefi ishte me master, bertiste edhe ofendonte gjithe kohes. Ofendime te tipit, ti je katunare, ti je injorante, e shume te tjera nga keto edhe asnjeri nuk duhet te pergjigjej se shefit nuk i kthehej fjala. Tani edhe pse jam ne nje shtet tjeter kam ndeshur te njejten "dukuri". Tek nje zyre kontabiliteti ku punoj, kontabilistja ofendon njeren nga punonjeset. Kontabilistja ne fjale vjen nga nje familje e ngritur edhe e respektuar ne te gjithe qytetin.E njejta gje i ndodh edhe bashkeshortit tim, shefi ofendon punonjesit. Edhe ky i shkolluar, nga nje familje e respektuar. Mendoj se per aq kohe do drejtojne njerez qe mendojne se po te bejne nje nder duke te punesuar, edhe jo se ate rrogen e qelbur qe te japin po e fiton me mund edhe me djerse do kete gjithmone ngjarje te tilla. Do thuash ti mire moj moter lere punen edhe ik. Fatkeqesisht ne kete periudhe ku jemi sot , eshte bere aq e veshtire te gjesh nje pune se te gjithe e mbajne fort vendin qe kane, nuk e ke ate lirshmeri per ta nderruar aq lehte. Vajzave i them :Forca edhe kurajo :)Mos lejoni te ndikoje ne jeten tuaj:)

Pershendetje,doja te ndaja dhe une eksperiencen time me ju. Une kam filluar te punoj qe ne moshen 18 vjece pune te vogla neper panaire te ndryshme ose me aredimet e dasmave (pune sezonale). Mbas mbarimit te studimeve kam punuar ne kompani te ndryshme te vogla duke filluar nga bisnese familjare deri ne kompani qe ne pamje duken prestigjoze por jan nje mashtrim. Vitet e para isha shum e merzitur sepse asnje nga punet nuk ndihesha mire. Fatmirsisht familja ime ka qene mire nga gjendja ekonomike dhe megjithate une vazhdoja punoja me mish e me shpirt sikur jeta ime varej prej punes kam dhene gjithmon dhe cdo dite maksimumin. Nje dit me telefonoj nje ish shefja ime duke me ofruar nje pune ne rang managerial. Natyrisht me pages dhe kushte shum te mira. Natyrisht qe pranova dhe kam 4 vjet qe vazhdoj te punpj ne kete kompani dhe duke dhene maksimumin per dite. Theksoj qe askush nuk ka hyre mik per mua dhe askush nuk me ka kerkuar asgje ne kembim te punes. Sot vartesve te mi qe jane ne mosh me te re se une ja sugjeroj qe te japin maksimumin pavarsisht se nuk eshte puna qe ata duan apo paga qe ata duan sepse nje dite do marin ate qe duan eshte thjesht ceshtje kohe.....

Hi Anabel Meqe kam nje rast te ngjashem me letren e fundit (mundet te quhemi bashkevuajtese,un ish tashme) Kam punuar ne nje kompani (group) qe kur e kujtoje dhe sot me dridhen kembet,ne né fakt e kishim pastruesen pasi ajo sherbente per te informuar Shefen se cpo benin vajzat e stafit,se cfytyra benim kur kalonte ajo e mbi te gjitha nese kapte ndonje thashethem mes nesh per te (ose dhe per te tjere) Fati im i i keq ishte se kete kompani e drejtonin burre e grua qe tashme pervec kompanise nuk i lidhte me asgje.....Nje tmerr kur shefja me bente lajka apo komplimeta me qellim qe une me pas ti tregoja nese i shoqi(ata nuk jane ndar as sot per hire te pasurise) kaloji tek ne,dhe nese po : C'tha, si dukej? Ku kishte qene? Tha gje per kurven e tij? Si ishte i qeshur apo jo?....Nje tmerrr....Mbaj mend njehere qe shefi i lebetitur erdhi ne zyre tek ne (kati pare ne,i dyti ai) dhe kerkoji uji, shefja i kishte shtypur me marsh indietro qenin....Ulurimat e tyre nuk mbaronin....Dhe na fusnin ne nè mes a thua ti ne ishim prezent kur ajo e shtypi (pa dashje?!)....Nga ai moment filloji nje persekutim psikologjike i mirefillt qe na benin ne ata te dy, dridhesha kur pija kafen sepse po te na shikonte pastruesja ja referonte shefes e cila ulurinte qe ne hyrje : Te paafftaaa qe hani leket e mia o mos i hengershi....cte te them Anabel ca situata aq absurde sa me lan me pasoj kur fillova nje pune te dyte, s'pija kafe, s'levizja nga zyra,s'hapja fb, dhe dridhesha kur degjoja taka (ish shefja i kerciste pa mase) ose ktheja koken shpesh per te pare nese kisha dike tjeter ne zyre (shefi hynte pa trokitur si skuth ne zyre dhe ulej ne karrige,kur ne punonim dhe s'kishim mendje).....ca te te them aman se keta lloje me duket sikur vetem ketu ne kete vend i gjen)

Pershendetje Anabel, Shoh te rinj te demoralizuar qe kane provuar e kane degjuar lloj-lloj historish per ceshtje te punesimit, aq sa vjen nje pike qe rreshtin se provuari per te aplikuar duke thene : "Ohu, se mos do me marrin mua per ate vend pune". Kjo bisede zhvillohet ne kafe nen tymin e cigares, duke numeruar nje dite tjeter parazitizmi dhe pasiviteti . Dhe kjo eshte gjeja me e keqe. Jo te gjithe kane gjetur pune me mik, jo te gjitheve iu eshte dashur te servilosen, jo te gjithe kane dhene leke per postin e punes, por ka dhe nga ata te cilet kane provuar e kane derguar cv, jane kontaktuar dhe me pas intervistuar duke fituar me vone vendin e punes te cilet e kane mbajtur me pune dhe me mund. Dhe raste te tilla nuk jane pak. Nese keni studiuar e keni dale me rezultate te mira ne shkolle duke u perpjekur vazhdimisht per veten, mundesia do vije heret ose vone. Por ama s'duhet te rreshtni se provuari! Edhe sikur te keni cuar dhjetra cv ne adresa emailesh, edhe sikur mos t'ju kene kthyer pergjigje, edhe nese keni bere intervista ku me pas ju kane nxjerre justifikime pse nuk ju marrin ne pune e nderkohe kane punesuar nje te paafte...pavaresisht te gjitha ketyre, s'duhet te demoralizoheni! Pasi mbarova shkollen e larte me rezultate te mira, hulumtova per muaj te tere per nje vend pune. Sa here shihja nje njoftim qe me pershtatej dergoja aplikimin pa hezitim. Erdhi nje pike ku u merzita shume e i kisha humbur shpresat megjithate shihja mamane time e cila vinte nga puna, mbante shtepine e nuk thoshte nje fjale sa e lodhur mund te ishte. Aty me vinte turp nga vetja per ankesat dhe "lodhjet" e mia. Pasi aplikova dhe disa here, fillova nje praktike pune ne nje kompani dhe pas praktikes 3 mujore me mbajten ne pune.U desh kohe qe te gjeja dicka por eshte ende fillimi dhe jam e kenaqur. Mos prisni qe mundesite te vijne vete ndersa pini kafe, por kerkojini ato. Ne fund mundi do shperblehet! Anonim te lutem.

Pershendetje Anabel! Une ndryshe nga letrat e publikuara me pare, qe tregojne per veshtiresite per te gjetur pune dua tju tregojne per pjesen kur je ne pune. Punoj prej 5 vjetesh ne nje firme me rreth 20 te punesuar. Ne nje firme kur te drejtat e punemarresve jane ne minimum, ku punojme normalisht 48 ore(ndonjehere shkon dhe 55-58 ore ) ne jave pra dhe te shtunave (pa u paguar 8ore shtese mbi 40 oreshin e ligjshem),me vetem 2 jave pushime te paguara ne vit. Ditet e festave ti harrojme ti bejme pushim. Dhe kur ti kerkon te drejtat e tua, te tregojne shtepine. Per te mos mjaftuar kjo punojme ne nje ambient pune ku femrat duhet dhe te lajne e te pastrojne zyrat se marrja e nje pastruese nuk eshte pare e arsyeshme. Per te mos mjatuar kjo duhet te durojme dhe paranojat e pronarit qe ne menyre te paligjshme na ka vene kamera survejimi por jo per sigurine tone afermendsh se tek ne ska potencial te larte vjedhjeje por per te kontrolluar ca bejme ne neper kompiutera duke shkelur ligjin me te 2 kembet. Per mos te folur pastaj per nivelin e njerzve qe na rrethon aq sa shpesh me duken njerez qe duhen cuar te psikologu te gjithe paranojak, njerez qe bertasin sa vijne ne mengjes e deri sa ikin, qe kane nje komunikim 0, te duket vetja sikur punon ne xhungel. Te vjen keq per veten kur shikon se me ca niveli njerzish punon. Te kesh nje pune sigurisht eshte e rendesishme por dhe te shkosh ne pune me qejf gjithashtu eshte e rendesishme. Do thoni ju po pse nuk gjen nje pune tjeter moj vajze , pergjigjen e merrni nga letrat e publikuara me pare Ps: nese vendos ta publikosh te lutem jo emrin Faleminderit !

Problemet e punesimit dhe intervistimit egzistojne dhe ne USA. Rinia Shqipetare qe kane mbaruar kolegjin e masterin ne Amerike, po vuajne tmerresisht te gjejne pune. Ne 2008, ne Amerike, tregu i punes ra plotesisht nga shume faktor, por kjo nuk ishte arsyeja pse shume te rinj Shqiptar nuk gjenin dot pune. Arsyeja kryesore ishte dhe vazhdon te jete tek intervistimi. Shqiptaret nuk dijne te intervistohen. Kjo vjen nga besimi i gabuar i ushqyer nga prinderit e tyre, te rritur ne Shqiperi, te cilet mendojne se mbarimi i shkolles eshte mjaftueshem per te gjetur pune ne Amerike. E verteta eshte e kunderta. Shkolla jo vetem qe nuk eshte e mjaftueshme, por hyjne faktore te tjere si lloji i shkolles ku ke mbaruar, dega, dhe inteligjenca emocionale e ashtu quajtur "emotional intelligence". Kjo e fundit ka ndikim shume te madh ne interviste per vete faktin se korporatat Amerikane jane shume te orientuara trejt konceptit skuader. Domethene gjithmone duhet te punosh me njerez te tjere pothuajse ne te gjitha fushat. Dhe neqoftese nuk je i afte te punosh me te tjere, eshte indikator deshtimi sado i afte te jesh ne profesionin tend dhe sado qe mund te kesh mbaruar me "cum laude" ose "suma cum laude". Tani, jam e vetdijshme, qe tregui i punes ne USA nuk eshte njesoj si ne Shqiperi e gjithmone gjen nje pune edhe pse jo detyrimisht ne profilin tend, por duke qene se te gjithe fajesojne shtetin Shqipetar, dua te tregoj, edhe ketu ku shteti ti jep te gjitha mundesite, perseri jo te gjithe jane te suksesshem ne USA ashtu si perceptohet nga Shqiptaret. Korporatat Amerikane ose ndryshe shkallet e saj jane shume te veshtira per tu ngjitur sepse nuk kerkojne vetem diplomat te medha sa gjysma e faqes se murit, por kerkojne nje sofistikim, respekt per tjetrin, respekt per punen qe fatkeqesisht si popull ne nuk e mbartim. Dhe ju lutem sado te merituara ti keni diplomat ne Shqiperi, diplomat edhe ne vendet kapitaliste nuk mjaftojne.

Pershendetje Anabel Po lexoj tek faqja juaj,keshilla,ngjarje,rrefime etj.. Sot me qe eshte dita qe do flitet per pune ,do doja te ndalesha pak ketu dhe tju rrefeja dhe une te permbeldhura me pak fjale ato mega,giga,tera ...experienca intervistash qe kam pasur. Jam nje vajze per perpiqem te gjej shteg dhe tja dal vete ne jete. une kam mbaruar per inxhineri informatike. Pasi mbarova shkollen normalisht qe gjeja e pare,do kerkosh te gjesh ndonje pune,duke qene se une dhe gjate shkolles isha marre me gjera qe do me sherbenin dhe ne pune dmth kisha fituar pak exeriene pune me disa projekte qe i beja gjate shkolles. Fillova te accesohesha neper keto poralet online qe nxjerrin lajmerime per pune dhe vetem aplikoja pa fund,duke mos duruar dhe presionin e prinderve ,qe " he gjej pune tani,ke mbaruar gjithe ate shkolle"... kerkoja dhe nrm me merrnin ne tel per interviste...por c'ndodhte ?! Ndodhte qe kur intervistohesha (hynte ndonje goc sekretare apo ku di une,dhe i thoshte atij qe me intervistonte,ma ki kujdes cunin qe do vije pas kesaj goces se e kam cunin e dajes ,ai i shkelte syrin) normalisht qe vazhdonim intervisten ,por e dija pergjigjen,:(. Here me ndodhte qe gjate intervistave te vendeve vakante ne pozicion "junior" benin pyetje te tipit " ke pasur experience te me parshme ne kete pozicion"? ose ose pyetje te tipit " me cfare je marre me heret "? i thoja qe kam punuar privatisht me disa projekte dhe ja u tregoja . pergjigja ishte " nuk te marrim dot ne pune ,se do na ikesh prap". Edhe kur perballesha me ndonje intervistuese femer,thoshte qe pozicioni i inxhinerise i perket cunave,ti je femer.. Gati hera heres me duket sikur jetoj ne nje planet paralel... Shpesh shoqeria ime eshte ne dieni te ketyre dhe me thone me shaka,pse nuk shkruan ndonje liber lidhur me experiencat qe ke me keto intervista pune,ose vete, ty te ndodhon keto????!! Kam e shume e shume te tjera ,qe mbase mund te me jepet rasti te shkruaj ndonjehere tjeter ,por nje keshille kisha per vajzat qe shkojne te rregullta ne intervista,qe ne koke kane idene qe "do e fitoj kete vend pune" dhe jo me idene e joshjes se intervistuesit,sepse me ndodhte qe kur dilja nga dhoma e intervistes ,shikoja tek karrigja e pritjes nje varg gocash te veshura sikur do shkonin tek " mumja" apo "folie".... nese nuk e shef qe ka te ardhme ne punesim " krijoje vete kete te ardhme" duke i dhene vetes forca dhe guxim per te ecur para,ja del! me besoni kete gje kam bere une, te kisha pritur nga keto intervistat akoma do isha nje e papune!!! Mbase Zoti kerkon te na sfidoje ne fusha te ndryshme te jetes,dhe une kete pjese e marr si sfide,qe duhet t'i bej balle Jeni faqe e mrekullueshme ,ju uroj shume sukses ne kete rrugetim te mbare

Mua mu deshen 4 vjet intervista te vazhdueshme pune deri kur gjeta pune. Ngaqe kam bere universitetin e arteve me merrnin shpesh per interviste dhe kur dilja me shoqeronte fraza: "meqe je artiste menduam še je mendjehapur". 90% donin nje sekretare mikeshe, kerkonin vajza te vogla, nevojtare, mundesisht konviktore. Dhe kete ma kane thene hapur sepse une, me unazen time ne gisht dhe gjithe motivimin per te punuar si qen, ngulja kembe te me vinin nje jave ne prove. Kam hasur sy lakmitare, dhembe te rreme qe benin si te vertete, qafa te trasha, barqe qe vareshin, buze qe lepiheshin. Kam hasur nje minorance profesionalizmi qe me takonin dhe ne zyre. Desh zoti me futi shoqja ne pune se me siguri do isha ende ne shtepi duke ngrene thonjte. Shqiperia, vendi ku burrat e martuar nuk kane pare pjeshke me sy.

C"kemi Anabel! Une po marr shkas nga letrat e sotme te te shkruaj dicka ne lidhje me punesimin ne ditet e sotme, duke patur parasysh sigurisht eksperiencen time. Perfundova 3vite shkolle te larte e nisa te kerkoja pune, nderkohe qe prisja te filloja edhe masterin. Kerkimet ishin te kota, nderkohe te gjithe moshataret e mi kishin filluar pune ne call center. Kisha vleresim te larte per veten, rezultatet ne shkolle i kisha patur maksimale. Bera si bera, "e ula hunden" edhe une e fillova pune ne call center. Oraret ishin te favorshme qe te ndiqja edhe masterin, paga qe merrja jo vetem me lejonte te jetoja mire por arrita dhe te kurseja para per te vene ne vije jeten time (nese jeni kurioze per shifra merrja min 400-650 mije max ne muaj ne varesi te oreve te punes). Ne call center njoha te rinj nga 18 deri ne 40 vj, 80% me shkolla te larta ose ne proces studimi, shumica mjaft te kenaqur me punen. Nderkohe, asnjehere nuk hoqa dore nga kerkimet per pune ne profesion, aplikova gjithandej. Tani e kam mbaruar masterin prej 1viti dhe arrita te gjej nje pune te mire. Ajo qe desha te percillja eshte se nuk duhet te demoralizohemi, eshte pak por e sigurt qe pune ne profesion nuk do te gjejme sapo te leme bangat e shkolles, por nuk duhet edhe ti perbuzim opsionet e tjera si call centeri. Nejse, secili e ka ne dore vete por une desha thjesht te percillja pervojen time. Flm Anabel qe na lejon te shprehemi. Anonim te lutem.

E dashur Anabel! Eshte hera e pare qe ju shkruaj dhe ju ndjek cdo dite, sidomos tani ne kohe pushimesh. Per ju, personalisht Dalina kam nje respekt te vecante. Te kaloj pak te tema. Kam mbaruar studimet ne nje dege te mesuesise qe ne 2009 me mesatare mbi 9.5. Kam trokitur ne drejtorine arsimore te qytetit tim, por me kane trajtuar si lecke mua dhe shoqet e mia duke u perpjekur edhe te vinin ne loje. Perfundova nje master 2 vjecar po me rezultate te larta, por qe e veshtire te futesha edhe ne shkolla private sepse edhe aty futesh me mik. Deri nje dite kur rastesisht nje drejtoreshe e nje shkolle private pau CV time. Me tha te filloja si zevendesuese prane shkolles se saj. Edhe pse asnjehere s'me paguante, une pranova me gjithe deshire sepse te pakten s'do te rrija pa bere asgje. Me premtoi se do te filloja vitin tjeter si mesuese dhe e mbajti fjalen. Sa shume u gezova qe me njoftoi ate dite te paraqitesha ne pune! Lot me shkonin nga gezimi. Te pakten mundi i gjithe viteve te studimit s'po me shkonte bosh. Fillova pune me shume deshire e pasion, edhe koleget e punes ishin miq shume te mire, por ajo qe me mundon eshte rroga teper e ulet, minimale.kjo gje me merzit kur shoh disa "shoqe" qe e kane marre shkollen pa u lodhur dhe marrin 2-3 fishin e rroges sime. Kur do te vije ajo dite te shperblehesh per punen e mundin qe ben? Per t'u futur ne shtet s'behet fjale po nuk i pate ca milion ne zarf. Po sikur te kem aq miliona sa kerkojne do te hapja nje biznes timin dhe s'do kisha nevoje te trokisja ne zyra, ku te bejne te ndihesh e perulur. Te falenderoj per mundesine qe na jep te shprehemi. Te lutem ruaj anonimatin.

"Kurre mos hiq dore nga ajo cfare do ". Pershendetje, E keni parasysh ate moment kur degjoni dicka dhe ia beni "Ou".Po, kjo ishte shprehja kur kam degjuar per here te pare gjermanisht .E adhuroja Gjermanine. Mbarova gjuhet e huaja ne Elbasan. Kisha degjuar per nje mundesi studimi ne Bullgari. Lajmerova gjithe klases,askush nuk donte te vinte. Te gjithe ishin drejtuar per nga Italia. Bashke me nje shoqe, kemi aplikuar. Kishte tre dege: Informatika,Inxhineri Ndertimi per Makina dhe ajo e Metodes Teknike( dege e cila nuk egziston ne Shqiperi). Kjo eshte pjese e Inxhinerise Kimike. E fituam shkollen. Ne kishim shume disavantazhe. Gjuhet e Huaja kishin mangesi ne shkence, gje qe ne e vuajtem ne vone. Viti i pare ka qene tmerr! Qanim, donim te hiqnim dore. Por jo ! Kemngulen, gjetem nje zgjidhje. Rame dakort me dekanin te organizonin per ne ore shtese te shtune te diel ! Gjate gjithe atyre dy viteve te para nuk kemi pasur nje dite pushim.Gjate veres nuk kemi bere kurre pushim. Shfrytezonim cdo rast, praktike qe na ofrohej ne Gjermani. Shkolla ishte ne dy gjuhe, gjermanisht dhe bullgarisht. Ne fund posedoje dy diploma,nje gjermane dhe nje bullgare. Erdhi masteri! Mars 2007 ! Isha pa pike orientimi. Mendoja te kthehesha ne Shqiperi. Punesimi me dukej dicka e larget ne Gjermani Nje dite i thashe vetes “Po mire, ti konkurro,pune e madhe po nuk te pranuan. Nuk humb asgje". Fillova te aplikoja. Mbaj mend aplikimi i pare me mori plot nje muaj kohe. Mesoja pyetjet perpara pasqyres, ose me vajzen qe jetoja. Kam aplikuar mbi 50 vende.Te gjithe me thoshin"ti vuan kot" Me ne fund erdhi dhe dita e madhe ! E madhja fare ! Isha thirrur per nje interviste! Lajmerova sekretaren e asaj firme qe po vij neser. Shkova per te prere bileten e trenit ! Sa nuk me ra ne koke kur pashe cmimin 80 euro vetem vatja. Une kisha vetem 200 euro deri ne muajin tjeter !Me mbeteshin fare pak lek per te ngrene! U stepa. Po rrezikoja ushqimin e muajit. Jam kthyer shume here nga rruga, beja nje cope rruge mendohesha. Ta ble apo jo ? E bleva me ne fund ! Ne djall te veje cdo gje. Intervista ishte sketerr. Sekretarja kishte harruar te lajmeronte shefin e saj. E prita 4 ore, humba trenit. Ai „idioti"me falni por vertet idiot,nuk beri asnje nga keto pyetje te zakonshme. Tregoi vetem per veten e tij dhe firmen. Intervista mbaroi brenda 30 min. Kthehesha! Qaja pa pushim !Isha zhgenjyer,kisha prishur leket per dicka qe nuk ia vlente ! Qaja ne tren,qaja kur nderroja stacionet. Fshija lotet me menget e bluzes.Nuk kisha kujt ti hapesha,te shpertheja te ulerija. Por zoti te hedh me nje dore e te pret me nje dore. Disa dite me vone degani i fakultetit ku beja masterin me therret ne zyre bashke me mentorin tim. "Zonja A, kam nje lajm jo te kendshem per ty .Na duhet tiu mbajne dhe nje muaj me teper ketu ". Duhet te bejme akoma eksperimente per temen tende.” Oh zot jo i kendeshem! Ishte lajmi me i bukur per mua. Nje muaj me teper per te patur kohe per kandidim. Ne muaj burse, nje muaj shprese. Ne ditet ne vazhdim, shoqja e dhomes me thote nje informacion. Ne qytetin X ne Bavari , kerkojne inxhiniere ne fushen tende. Me dha emrin e firmes. Ishte nje lider boteror. Kandidova. Brenda dy javes pata 2 intervista tek kjo firme por ne qytete te ndryshme. Shoqja jetonte afer ketij qyteti tek i dashuri ate kohe (60 km larg). Me kane marr dhe me kane sjelle me makinen e tyre. Ma dinin hallin qe kisha mbetur pa lek. Intervista e pare nuk me pelqeu vendi i punes. Jo se nuk u pergjigja por shefat, benin te njejten pyetje brenda minutit. Iu dhashe pergjigjen ne vend"nuk me pelqen vendi i punes".Ishte budallalliku me i madh qe beja. Por ja zemra thoshte,dicka me e bukur do vij. Diten tjeter,sapo zbrita ne qytetin X. U dashurova pas kembanave te kishes, pas rrugeve, pas gjallerise .Une do vij ketu e pike! Intervista kaloi shkelqyeshem. Zgjati mbi 3 ore ! Nisi spontanisht me nje harte ,dhe une duhet ti tregoja per Shqiperine. “Na fol per veten” thoshte shefi.Cfare ke jetuar,cfare sfide ke kaluar. Nuk me pyeti "eksperiencen e punes" sepse e kishte te qarte une vija nga bankat e shkolles. Ne fund mu drejtua: “Nese ne te 5 vendosim te marrim ty, cfare sjell ti zonja A per kompanine tone"? Mu kujtua nje thenie" Une sjell veten time dhe valixhen".(Shprehje qe jam ne dispozicion te firmes qofte te udhetoj ,ore shtese,etje etje per cdo sfide). Dy dite perpara se te mbaronte afati i vizes erdhi pergjigja. Isha pranuar ne qytetin X. Me vone me erdhen shume kerkesa per interviste, biles dhe ajo ku nuk desha vet me shkruan nqs kisha deshire te paraqitesha dhe njehere. Sot kane kaluar 7 vjet. Punoj Projekt inxhiniere. Merrem me projektim te termocentraleve. Ndonjehere, kur kthehem nga puna me biciklete ashtu rrembimthi i them vetes. Ti je ketu duke shijuar endrren tende. Te qenurit pjese e ketij liderit boteror me kane thene perparesi jo vetem nga ana financiare, morale apo kulturore. E adhuroj punen, eshte kenaqesi te punosh me njerez te ndryshem te huaj,gjerman. Shpesh here udhetoj. Eshte kenaqesi kur shikon nje veper te madhe te ndertuar dhe ti je pjese e saj. Kemi nje atmosfere shume paqesore. Takoj shpesh here shume njerez prej te cileve jap dhe marr. Nje dite shefi me pyeti”A ke ndonje ender te parealizuar”. “Deshira ime eshte te jem nje ure lidhese midis Gjermanise dhe Shqiperise“.Dhe nuk kam hequr dore nga kjo deshire. Uroj dhe shpresoj firma ime te vij nje dite ne Shqiperi,te hap vende te reja pune, te jap nje dimension tjeter te vlersimit te te punes. Sot i gezohem shume fruteve te jetes, tim biri, burrit dhe punes. Ndoshta kam lindur me kemishe, ose ndoshta kokefortesia me solli ketu ku jam ! „Kurre mos hiq dore nga dicka qe do“Kurre.

Pasi lexova letrat e publikuara deri tani ne lidhje me temen e punes,u skandalizova dhe vendosa t'ju shkruaj.Une sapo kam mbaruar studimet jashte por qe kur kam qene studente kam punuar dhe sigurisht akoma punoj.Vendi ku kam studiuar nuk eshte shume larg nga Shqiperia,po ndryshon si dita me naten!Ketu normalisht nuk kam as mik dhe aq me pak lek per te futur kur dua ndonje vend pune,deri tani kam punuar ne disa vende ku jam futur vete me forcat e mia,kam kaluar ne intervista me njerez normale qe jane sjelle ne menyre shume profesionale.Kam filluar nga zeroja dhe po perparoj dita-dites.Nuk e imagjinoj dot te vij ne Shqiperi dhe te shkaterroj gjithe kete investim qe kam bere!Nuk dua t'ju demoralizoj,por per kuriozitet ndjek faqet me oferta pune dhe shoh qe punedhenesit nuk dine as te ofrojne pune. Ju uroj dite te mbare te gjitheve

Pershendetje Anabel !! Eshte hera e pare qe shkruaj por meqe eshte rradha sh e gjate ne QKR mundem te ndalem edhe tek ju ... cdo dite ndalem tek faqia juaj dhe ju falenderoj per larmishmerine e artikujve qe percillni !! Sa per temen u frymezova pasi personalisht si sh te tjere kam kaluar shume intervista nga me te cuditshmet ! Nuk dua te zgjatem shume por dy fjali me kane ngelur ne mendje nga nje punesim 2 ditor qe me dhane akoma me shume force per ecur perpara por qe perfaqesojne "punedhenesin zengjin te ri" tipik shqipetar pa dashur te ofendoj askend pasi ka shume njerez te arrire dhe te kualifikuar ne pozicione udheheqese! - nuk me kishin vene ne dijeni te pages dhe kur pyeta prgj ish -mos ki merak per pagen do te marres sh dhe kjo do te varet nga ti nese do ta ndryshosh ( duke pare fytyren dashakeqese dhe shfrytezuese te zoterise) - po pse pune me laps do ti , ohuuu diploma sa tuajat kam 6 ne shtepi une ( kam 2 fakultete te mbrojtura ne 2fakultete shteterore shq dhe kualifikim master ).... E te mendosh qe zoteria po mundohej me bo nder dikujt qe i detyrohej sh ! Etj etj por pas ketyre bisedave fyese u largova dhe sa here e kujtoj ofendimin e kryer qe sjane vetem keto qe kam shkruar me drridhet trupi ) - mos e publiko te lutem thjesht i bona share mendimit me ju !respekte !

Pershendetje Anabel !! Eshte hera e pare qe shkruaj por meqe eshte rradha sh e gjate ne QKR mundem te ndalem edhe tek ju ... cdo dite ndalem tek faqia juaj dhe ju falenderoj per larmishmerine e artikujve qe percillni !! Sa per temen u frymezova pasi personalisht si sh te tjere kam kaluar shume intervista nga me te cuditshmet ! Nuk dua te zgjatem shume por dy fjali me kane ngelur ne mendje nga nje punesim 2 ditor qe me dhane akoma me shume force per ecur perpara por qe perfaqesojne "punedhenesin zengjin te ri" tipik shqipetar pa dashur te ofendoj askend pasi ka shume njerez te arrire dhe te kualifikuar ne pozicione udheheqese! - nuk me kishin vene ne dijeni te pages dhe kur pyeta prgj ish -mos ki merak per pagen do te marres sh dhe kjo do te varet nga ti nese do ta ndryshosh ( duke pare fytyren dashakeqese dhe shfrytezuese te zoterise) - po pse pune me laps do ti , ohuuu diploma sa tuajat kam 6 ne shtepi une ( kam 2 fakultete te mbrojtura ne 2fakultete shteterore shq dhe kualifikim master ).... E te mendosh qe zoteria po mundohej me bo nder dikujt qe i detyrohej sh ! Etj etj por pas ketyre bisedave fyese u largova dhe sa here e kujtoj ofendimin e kryer qe sjane vetem keto qe kam shkruar me drridhet trupi ) - mos e publiko te lutem thjesht i bona share mendimit me ju !respekte !

Ckemi dashuri?? Po lexoja kete statusin e ksaj zonjes qe ankohet per punen qe ka. Dhe mora frymzim te te shkruaja pak. Une jetoj ne Usa, dhe punoj ne nje kompani relativisht te madhe qe eshte prodhues mobiljesh. Detyra ime eshte menaxhimi i 3-4 dyqaneve shume te medhaja ketu ke ne, dhe shitjet qe bejme me to. Kemi nje volum te tmerrshem pune, ku fitesa eshte kolosale brenda dite kaq mire punojne. Por keto qe e kan kompanine jane totalisht njerez kot, qe se kuptoj sesi se shpejti sdo falimentojne. Pse do thoni ju? Profesionalizmi tyre eshte zero, parate e biznesit jan para qe plotesojne cdo nevoje e qejf tyre personale. Nuk jan asnjehere pothuajse te pranishem ne zyre, dhe kur vine po ju drejtove ndonje pyetje ngrijne supet e thojne bohhh nuk e di. Kur kemi show per tu takuar me bleresit tane, jemi ne qe rropatemi neper shtete te ndryshme duke u mundu me rrit biznesin, duke udhetu ne Kine ku kemi fabrikat qe prodhojne, e jemi ne qe kalojme cdo stres kur gjerat nuk shkojne mire. E ja ashtu gjithe punojme pa ankesa e pretendime dhe shpesh here me orare super te zgjatura, e me male me letra e dokumenta dhe ne shtepi se sdel koha mjaftueshem ne pune. Prandaj pune qe te dashurosh e te mos lodhesh pak shume ka, por une jam me shprehjen qe punes duhet tja besh hysmetin sido qe te jete, e ti lesh nazet nqs nuk gjen dicka tjeter. Njeriu ka gjithmone pretendime per me mire, por po nuk i dhe vetes e smore eksperiecen e duhur ske ca pretendon. Po vendose me e postu mos ma vendos emrin.

Prsh anabel !Do te doja dhe une te ndaja nje nder eksperiencat e mija te mbetura ne tentative per gjetjen e nje pune,,intervista behej ne zyren e shefit,nje meso burre tek te 50,me bark e mjekerr,me nje fytyre qe sa e pashe e kuptova qe c njeri ishte!pasi me pyeti per shkollimin qe kisha kryer,gjuhet e huaja qe dija dhe mbeti i kenaqur filloi te zhbironte mbi jeten time,nqs kisha te dashur,nqs kisha vellezer,a ishin ata fanatike apo isha e pavarur...pastaj filloi nga 'kushtet e punes'...duhet te isha ne dispozicion te shefit dhe jasht orarit te punes,neper udhetime jasht shtetit,te kompensuara keto me dhurata e veshje qe mund te merrja nga cdo udhetim qe beja me te!per ta mbyllur me propozoi te shihja vendin e punes ,dhe pasi me tregoi disa zyra hapi nje dere qe sipas tij ishte dhoma ku ndjehej beqar,i lire..nje dhome gjumi brenda ambjenteve te punes!aty mu fshi cdo hije dyshimi dhe vendosa te jepja doreheqjen pa punuar as nje ore te vetme ne ate zyre! Faleminderit

Pershendetje Anabel, Po shkruaj dhe une njehere. Une kam mbaruar te larten per Shkenca politike dhe masterin Marredhenie me publikun. Dy dege qe i kisha me shume deshire. Vij nga nje familje me te ardhura te kenaqshme dhe per kete arsye s'me ka munguar kurre asgje. Por, natyra ime ka qene gjithmone qe doja te isha vete e zonja e vetes. Kur isha ne vitin e dyte ne fakultet gjej nje pune ne nje agjensi ku punoja 4 ore ne dite dhe merrja 100 mije lek (te vjetra). Nuk kisha asnje dite pushim. Punova per rreth 6 muaj tek kjo agjensi, por falimentoi dhe une kam akoma rrogen pa marre (nuk mendoj se do e kerkoj ndonjehere me :D) Pas kesaj fillova pune ne nje agjensi tjeter, aty ndejta per gati 3 muaj dhe ajo u mbyll. Rroga modeste, aq sa nuk me dilnin as per kafe. Gjths, e doja punen dhe kisha nevoje vetem per te perfituar eksperience e per te mesuar sesi punohet. Me pas fillova pune perseri ne nje agjensi tjeter ne Institut. Ndejta 6 muaj aty. U largova se gjasme une kisha dale mangut 10 euro. Pfff gjera pa lidhje per te mbuluar xhelozite histerike te te dashures se pronarit idjot! Ika qe aty, dhe fillova menaxhere marketingu ne nje kompani ne Tirane me produkte kozmetike. Une vdes ti jap makines, e kam pasion te pashmangshem. Me ler tere diten ne makine dhe une jam me shume sesa thjesht e lumtur. Shetisja gjithe Shqiperine. Isha shume pa eksperience dhe arrija gjithmone te kapja normen dhe ta kaloja. Epo fundja jam nje DASH. Ne trup jam shume e imet dhe kur po kthehesha nga Saranda, me nje makine Renault Kango, me ndaloi polici ne Gjirokaster dhe me tha "Po ta dija qe ishe femer nuk do te ndaloja, por po beja cudi, c'eshte kjo makine qe ecen pa shofer" U largova qe aty pasi nuk e perballoja dot me dhe gjeta pune ne agjensine ku aktualisht punoj. Kam 2 vjet e gjysem ketu. Jam mire, ama asnjehere nuk te vleresohet puna qe ben dhe mundi. Une punoj ne cdo orar, edhe ne mes te nates, nuk paguhem por as mbeshtetje morale nuk marr. Gjths, shyqyr qe eshte puna!! Faleminderit!

Pershendetje Anabel . Lexova eksperiencat qe kishit publikuar dhe vendosa tju shkruaj . Kur hyra ne " punen " e pare isha vetem 18 vjec dhe si pa eksperience vendosen te beja 1 muaj " trajnim " pa u paguar. Pranova , sepse ajo qe po me trajnonte ishte vet motra ime e cila vazhdon te jet e punesuar ne ate kompani . Cdo gje ishte ne rregull , por menaxheri qe kisha mendonte se un se " pelqeja " apo " isha e turpshme " me njerezit. Mbarova trajnimin per nje muaj , dhe sapo do hynte muaji tjeter me komunikuan qe nuk pranohesha pasi do ishin dy motra ne nje kompani . Ky ishte nje justifikim absurd , por gjithsesi u largova pa then asnje fjale . Mbas pak kohesh menaxheri kishte then qe isha e mir me shitjet dhe me shifrat , por kur i kishte then motra nese mund te kthehesha.. Nuk kishin pranuar.. Kaloi 1 vit tashme dhe gjith kete vere kam qen ne kerkim te nje pune.. Kam dhen shum intervista dhe te gjith me kan then do tju kontaktojm . U be pothuaj nje muaj qe kam aplikuar si operatore , kam kaluar dhe intervisten , dhe asgje .. Ketu perballesh cdo dit me padrejtesi te ndryshme . Ju lutem , nese e publikoni , do me pelqente te mbetesha anonime . Faleminderit.

Përshëndetje Anabel! Të gjesh punën që dëshiron në kohën e sotme, është si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Jam tashmë 23 vjec dhe kam nisur të punoj që 16 vjec. Fillimisht kam punuar vetëm një muaj në verë, më pas në vitin e tretë të gjimnazit punova rreth 7 muaj deri në fillimin e maturës si shitëse dhe për shkak të vitit të fundit të gjimnazit iu ktheva vetëm studimeve. Me fillimin e shkollës së lartë iu ktheva sërish punës, si e vetmja rrugë për të sponsorizuar veten me qëllim shkollimin. Sepse im atë më tha “Nuk kemi fuqi, po ashtu lërë këtë vit”. Ka qenë torturë në fillim pasi nuk banoja në Tr dhe ditë për ditë nisesha në orën gjashtë të mëngjesit. Këtë punë e vazhdova deri në vitin e dytë dhe pas saj fillova punë diku tjetër. Tani vazhdoj studimet master, nuk shkëlqej në mësime, nuk kam shkëlqyer as gjatë tre-vjecarit..ka patur raste që jam dembelosur shumë por jam duke e mbaruar. Vazhdoj të punoj, diku tjetër, tanimë në Tr ndërkohë që vazhdoj studimet master. Nuk ka qenë aspak e lehtë për mua, aspak. Tre punët e para kane qenë në rolin e shitëses, më pas (le të themi) operatore shitjesh dhe tani pak më ndryshe, më afër shkollimit tim. Por ende e paplotësuar me një punësim të mirëfilltë. Dua të theksoj, se deri tani nuk më kanë pushuar asnjëherë nga puna, sepse di të ul kokën e të bëj sa më mirë atë që duhet të bëj, pavarësisht se sa s’dua. Ka qenë e vështirë, jeta dhe shkolla më kanë mësuar njëkohësisht. Dhe ato cka më ka mësuar jeta vazhdojnë të më lëndojnë apo çudisin. Unë nuk kam njohje, nuk kam miq me leke, nuk kam leke për të “shitur” vitet e mia të shkollës. Jam bërë pishman po, jam bërë për degën që ndoqa studimet. Por në fund të fundit ndoqa pasionin dhe do vazhdoj ta ndjek. Ende ndjej që kam shumë për të bërë dhe duhet bërë. Shpresat e mia i mbaj tek Zoti dhe tek korrektësia ime në punë, tek këmbëngulja dhe dëshira për të punuar. Dhe e di që Ai do më ndihmojë të arrij qëllimet e mia, e di! Nuk e di si do ishte jeta ime pa punën, si do ishte që ende në këtë moshë të varesha nga prindërit. Nuk e imagjinoj dot t’iu kërkoj para atyre..(fatkeqësisht as nuk u kam dhënë, sepse nuk më dilnin). E di sa e rëndësishme është të punosh, jo vetëm lidhur me pagën por edhe me atë cka mëson duke punuar, duke u njohur me LLOJ LLOJ njerëzish. Në fund të fundit nga diku duhet t’ia nisim edhe nëse nuk është ajo që kemi dëshiruar. Jo të gjithë kanë fatin të “përdorin ashensorin” për të arritur aty ku duan, disa u duhen këmbët, shpresa dhe besimi.

Ne lidhje me temen....e nga tja filloj!!! Ti Anabel pyet se sa e lehte/veshtire eshte per tu gjetur nje pune? Une do te thoja se sa shume e veshtire eshte ta gjesh nje pune....Ja po te rrefej une eksperiencen time te punes ne shtet.Aktualisht punoj ne shtet (administrate) si zevendesuese dhe gjate kesaj kohe ketu jane hapur disa vende te lira pune (dua te theksoj si rezultat i ndryshimit te struktures se drejtorise,jo te heqjes nga puna te ndonje punonjesi) dhe do te thoni ju qe pse vazhdoj ende si zevendesuese kur paska patur kaq vende te lira? Epo pikerisht sepse ato vende zihen me heret se sa te hapen,per miqte,kush eshte marre me shume me partine e gjera te tilla qe ne realitetin shqiptar funksionon rendomte. CV (dokumentat) nuk mi lene asnjehere ti protokolloj pasi skualifikoj direkt nga konkursi personin ne fjale qe i eshte premtuar vendi.Dua te theksoj se nga shkolla kam dale me rezultate te mira dhe kam disa vite eksperience pune ne profilin tim. Me duket e pamundur marrja e vendimit ne nje pune shteti pa nderhyrje dhe nje kafe te majme goxha. Perpara se te vija ketu tek puna ne shtet kam punuar ne privat,pune te cilat i kam gjetur vete dhe te cilet sdo me hiqnin kurre nga puna pasi jua beja punen sh mire. Do thoni ju po pse u largova nga privati kur ste pushonin asnjehere nga puna?Po ja qe dhe puna ne privat ka shume ane negative. Leje e zakonshme nuk ekziston ne fjalorin e biznesit privat.E shtuna eshte gjithmone pune dhe po te jete mundesia edhe e diela kur ka pune. Pastaj ta harrosh kthimin ne orar nga puna .Vajtja dihet ne 8.00 por kthimi mund te jete edhe vone pasi puna ne plan te pare.Pastaj te mendosh te planifikosh te behesh nene,as qe behet fjale se duhet te kthehesh ne pune brenda 3 mujorit te pare se vetem kaq eshte mundesia per te ta mbajtur vendin e punes. Ju lutem i kurseni fjalet qe jo ska mundesi qe ne shtet te ndodhin keto gjera se vete i mesojme me leke e gjera te tilla por me besoni qe ndryshe nuk can dot dhe te jeni te bindur qe askush nuk e ka zene rastesisht punen ne shtet. Patjeter eshte dikush i njohur me nje nderhyrje te fuqishme per te mbajt ate vend pune. Dhe Anabel e di vete ti...anonim

Pershendetje Anabel. Nder intervistat e shumta qe kam dhen kam rastisur ne situata aspak te kendshme. Nje kompani qe ne dukje ishte goxha serioze ne qender te tiranes me zyra kerkonte punonjes. Intervista u zhvillua ne kafene me 4 burra nder ta shoferi shefit miku shefit shefi dhe menaxheri tij. Kushtet I plotesoja teresisht dhe puna qe me shpjegonte skishte aspak veshtiresi. Por zotrinjt u prishen ne fytyr kur u thash se jam e martuar. Aty stepen dhe po fillonin te nxirnin ato kleckat e zakonshme qe gjoja profili I'm shkollor nuk I mbulonte. Jopo me ke jeton jo e ke burr apo te dashur. Se njera me getheu tha. Mtha e kam te fejuar po zbulova qe e kishte dashnor. Pyetje aq te pakuptimta rreth familjes der ne detaj. O zot kurr sisha ndjer aq ne siklet ne jeten time. Nderkoh qe jasht kafenes me priste I'm shoq. Ok spo jepja me shpjegim rreth ekperiencabe te mia apo studimeve. Kur u ngrita mdha doren shefi madh e mtha: shiko bej ndonje kalama tha se kjo pun sesht per ty! A mundet te zhvleresohet der ne ate pik nje njeri dhe shkolla e intelekti qe ai ka? Mallkuar qoft! Tani kam nje pun te mir. Me njerez te mrekullueshem por etapa e kerkimit te nje pune te ben te perballesh me mijera situata! Anonim te lutem

pershendetje revista Anabel! Ne lidhje me temen e punes jam sh e revoltuar. Kam studiuar per anglisht. Para dy vitesh fillova pune per here te pare ne nje kompani te vogel. Si fillim hidhja te dhena te kompjuter, me pas fillova te beja pune me pergjegjesi si dokumenta tenderi, kerkim produkti jashte, me logjistiken etj etj. cdo detyre e beja me korrektese dha brenda afatit kohor qe me kerkohej. deri ktu ishte cdo gje ok. Duhet te theksoj faktin se kompania kishte si personel ne total 6 veta te cilet ishin te gjithe me origjine fshatare nga fshatra te thella ose qe vazhdonin te jetonin ne fshat, ketu perfshihet edhe administratori. Administratori eshte per te shkrujt nje liber per te, o perendi e madhe. zyrat e kompanise ishin ne qender te tiranes. Anyway, filluan te me kerkonin qe te dorezoja fatura apo te merrja fatura ne kompanite e ndryshme, kjo realizohej me 60 lekshin qe ta linin te tavolina per te ik me autobuz brenda tiranes dhe 100 lek ne autostrade. Mua kjo gje me dukej tmerr, te dilje disa here ne dite me autobuz duke i rene tiranes qark e terthor ishte torture. Kishte raste sa ikja ne zyre pa u ulur, nisesha direkt per destinacion tjeter. ne mes te shiut, acarit, ne pike te vapes dilja. me vinte te qaja nga nervat. Deri para se te vija une kto gjera i bente nje cun me makinen e punes. Nejsa ngrita zerin nja dy here po pergjigja ishte "nk ka kush te shkoje tjeter". ne muajin e 11 te punes (gjate gjithe ksaj kohe i realizoja te gjitha punet duke perfshire dhe daljet ne terre) kundershtova per te dale ne terren. I thashe nuk mundem me! Ate dite binte nje shi me bresher si kurrndonjehere. vajza qe ishte siper meje, si tip shefe, po me sh ishte zedhenesja e administratorit, nje vajze tipike fshatare qe merrte ne goje gjithe njerezit qe ajo njihte, duke filluar nga pastrusja e shkalles, doli ajo ne rruge per te cuar nje fature. U be xhind! Ca nk i kishte thene administratorit per mua! Mbas dy javesh me hoqen nga puna, dhe me e bukra ishte se ma komunikuan me sms. Mbas nje viti fiks administratori kerkoi serish qe te filloja pune prane zyrave te tij,(gjate ketij viti me kishin share pafund per punen qe nk beja) duke qene se isha pa pune pranova me kushtin qe nk do dal kurre nga zyra. fillova punen me te njetet njerez, mdukej sikur nk isha larguar asnjehere, kjo "shefja" ime me kishte pergojuar nje vit rrjesht te gjithe njerezit qe njihte dhe qe skishin lidhje me mua fare, por tirana e vogel eshte, fjalet te vijne ne vesh vete. u ferkova nja dy here me kte. Theksoj qe punen e beja me korrektese. Mbas tre muajsh me derg sms qe merr pushimet ti qe neser dhe do tthemi ne kur te kthehesh. Rroga ishte e vogel, kur mungoje nje dite e smure e coje raport nk ta paguanin, do merrje 5 dite pushime vere nk ta paguajne, keto rregulla te te gjithe punonjesit qe kishin vite aty. Nuk e di kshu eshte ne te gjitha kompanite ketu? Qe te shfrytezojne ne max dhe te hedhin tutje per hicgje? per mua me duket e pashprese gjetja e nje pune normale dhe te punosh me njerez normal. Anonim te lutem nqs do e postosh!