Anabel Dossier

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e mëdhenj të Nobel-it

5 Tetor 2017

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e

Sot, Kazuo Ishiguro u nderua me çmimin Nobel në letërsi. Edhe këtë vit, Ismail Kadare ishte ndër emrat që shikoheshin si pretendentë, por çmimi i takoi shkrimtarit japonez të “Mos më lër të shkoj”.

Çmimi Nobel akordohet që prej 1901-shit në 6 fusha të ndryshme. Deri më tani, janë dhënë 573 çmime Nobel për 900 njerëz, në Fizikë, Kimi, Fiziologji/Mjekësi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi.

Por nëse emri i tij do të ishte lakuar për Nobel-in në letërsi që në kohën e komunizmit, a do të mund të ishte bërë Kadare laureat? Këta katër gjigandë të shkencës dhe artit nuk mundën: regjimi në vendin e tyre nuk i lejoi ta shtinin në dorë çmimin më të dëshiruar të njerëzve inteligjentë.

Richard Kuhn

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e

Në 1938-ën, kimisti gjerman Richard Kuhn mori çmimin Nobel për kimi. Sidoqoftë, ai u detyrua ta refuzojë për shkak të regjimit nazist. Njihet si gjeni pasi është njeriu që zbuloi strukturat kimike të vitaminave A, B2 dhe B6 dhe mbi të gjitha, mësoi t’i sintetizojë ato.

Edhe pse nuk ishte anëtar i partisë naziste, kishte ideologjinë anti-semitike të Hitlerit. Kuhn pushoi nga puna të gjithë punonjësit hebrej të institutit të kërkimeve mjekësore Kalser Wilhelm dhe madje kritikoi publikisht kolegun e tij Otto Meyerhof (edhe ky laureat Nobel) sepse kishte punësuar hebrej.

Pavarësisht gjenisë së tij, në 2005-ën Shoqata e Kimistëve Gjermanë vendosi të mos jepte çmimin që mbante emrin Richard Kuhn, për shkak të përfshirjes së tij në eksperimentet shkencore naziste, ku studiohej truri duke torturuar njerëz të gjallë, si tek filmi shqiptar “Rrethi i kujtesës”.

Adolf Butenandt

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e

Ashtu si në rastin e Richard Kuhn, edhe Adolf Butenandt e refuzoi çmimin për shkak të Hitlerit. Atij iu akordua çmimi Nobel për kimi në 1939-ën, pas punës së gjatë kërkimore për hormonet e seksit, bashkë me shkencëtarin kroato-zviceran Leopold Ruzicka. Puna e tyre shtroi rrugën për krijimin e kontraceptivëve.

Mirëpo, Hitleri i ndaloi shkencëtarët gjermanë të tërhiqnin çmimin Nobel, pasi në 1935-ën gazetari Carl von Ossletzky fitoi Nobel-in sepse zbuloi për publikun se Gjermania ishte armatosur edhe pas Traktatit të Versajës. Ai u arrestua në 1933-shin dhe jetoi në kamp përqëndrimi derisa vdiq, në 1938-ën.

Gerhard Domagk

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e

Në 1939-ën Gerhard Domagk mori çmimin Nobel për mjekësi “për zbulimin e efekteve antibakteriale të prontosilit”. Më vonë, ilaçe si penicilina dhe antibiotikë të tjerë e zëvendësuan, duke qenë më efikase në trajtimin e baktereve. Megjithatë, prontosili qe i pari që u bë i përdorshëm gjerësisht, duke ulur drastikisht numrin e vdekjeve për shkak të baktereve.

Një prej pacienteve të para të Domagk-ut ishte e bija 6 vjeçe Hildegard, e cila pasi u shpua pa dashje me një shiringë të pasterilizuar mori një infeksion të rëndë. Gjendja e saj ishte aq e rëndë, sa po të mos ishte për prontosilin, e vetmja alternativë që i mbetej ishte të amputonte krahun.  Përpara saj, e kishte testuar ilaçin vetëm tek kafshët.

Menjëherë pasi komiteti suedez i Nobel-it shpalli Domagk-un fitues të çmimit, ai u arrestua nga Gestapo dhe u mbajt për 7 ditë në burg. Ai mundi ta tërhiqte çmimin vetëm në 1947-ën, por pa vlerën e parave.

Boris Pasternak

Ca e duan, ca s'i lë komunizmi ta kenë: 4 refuzuesit e

Boris Pasternak, shkrimtari i të famshmit “Doktor Zhivago”, e refuzoi çmimin Nobel në 1958-ën sepse zgjodhi të jetonte. Libri i tij pati kaq shumë sukses sepse në atë kohë, CIA kishte ndërmarrë një fushatë me qëllim ekspozimin e jetës në komunizëm, dhe Doktor Zhivago ishte një projekt që u finalizua me sukses, pasi u bë menjëherë bestseller në anglisht. Dokumente të CIA-s tregojnë se dalja në treg e këtij libri ishte e mirëmenduar, si një pamflet anti-komunist.

Por për shkak të pikëpamjeve liberale të librit, “Doktor Zhivago” nuk u botua në Bashkimin Sovietik. Ndërkaq, Rusia e kërcënoi Pasternak-un se nëse do të shkonte të tërhiqte çmimin, do ta vriste. Kështu, ai e refuzoi me mirësjellje duke i dërguar një letër komitetit, ku i shkruante:

“Duke marrë parasysh vlerën që i është dhënë këtij çmimi në shoqërinë ku unë përkas, më duhet ta refuzoj këtë çmim të pamerituar që më është dhënë. Ju lutem të mos e prisni qejfprishur refuzimin tim vullnetar.”

Më vonë, u zbuluan letrat mes tij dhe kryeministrit Khrushchev, në të cilat Boris Pasternak i shpjegonte arsyet e vërteta pse e refuzoi çmimin.

“Po të lë mëmëdheun, për mua do të thotë vdekje. Jam i lidhur me Rusinë që në lindje, nga jeta dhe nga puna.”

Burimi: "Insider Monkey"

MOS I HUMBISNI