Suada Sherifi ishte shumë e re kur fitoi “Miss Albania”, vetëm 17 vjeçe. Ish-basketbollistja do të kishte përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe, po të mos ishte për hundën e saj, që thotë se donte ta zvogëlonte.
Sherifi sqaroi sot në “Pop Culture” deklaratën e mëparshme, ku thoshte se Fadil Berisha i kishte kërkuar të operonte hundën, për të marrë pjesë në Miss Universe.
Por ish-Missi u shpreh sot se kjo ishte një dëshirë e veta, që për fat të keq mjekët nuk e përkrahën. Ajo mendonte se hunda e saj nuk është shumë fotozhenike, ndaj donte të bënte ndërhyrjen, edhe me këshillën e fotografit.
“Unë jo se nuk doja vetë ta bëja hundën, do të ishte perfekt po ta bëja hundën. Por mua s’ma merrnin doktorët përsipër.”, u shpreh.
E pyetur se ç’mendim ka për Fadil Berishën, që duket se i pëlqejnë si modele vajzat me fytyrë shumë të rregullt dhe simetrike.
“Këtë simetri e do çdo fotograf, sepse i lehtëson punën në Photoshop. Unë s’kisha ndonjë defekt të madh.”, tha Suada.