Anabelizim

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë mbanë

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë
Foto ilustruese

Jeta kur je i ri nuk është fushë me lule. Më tepër është si një fushë beteje. Lufto këtej për shkollën, lufto andej për punën. Mbyt turpin me bukë për gjithë lekëve që po u kërkon prindërve. Dita 24 orë ka, s’të del për të gjitha gjërat që do të bësh.

Këtyre të rinjve ama, u doli. I xhogluan të gjitha: punën, familjen, shkollën, diplomën, ca edhe gjetën njeriun e jetës. Pa ndihmën e askujt dhe me vullnet të hekurt.

“Kam vetëm katër ditë që jam diplomuar në master shkencor me mestare 9.1 dhe Bachelor-in e kam mbyllur me 8.7.  Kam plot katër vite që punoj në call center dhe unë si shumica e studentëve. Ama ia kam dalë. Jam krenare për veten time, që me një rrogë modeste kam paguar shpenzimet e mia, kam paguar operacionin e tim dhe mbi te gjitha, jam e lumtur si 24-vjeçare që jam. Ndryshe nga bashkëmoshataret e mia nuk pres nga një mashkull, qoftë ky dhe im atë, por luftoj përditë me kokën lart për të qënë e zonja e vetes![...]”

Në të njëjtën linjë me shumicën e letërshkruesve të Anabel mbrëmë, edhe kjo vajzë ia doli mbanë sajë punës në një call center:

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë

“Unë kam kërkuar për punë sapo mbarova gjimnazin. Ishte periudha kur call center-at nuk njiheshin shumë[...] Nga një operatore fillestare bëhem më e mira e grupit. Pas ca kohësh, më emërojnë supervizore. Merrja shumë lekë. Një pjesë e dorëzoja në shtëpi, pjesën tjetër për shpenzimet e mia. Fillova fakultetin e ekonomisë dhe e mbarova pa u marrë asnjë kokërr leku prindërve. Çdo tarifë shkolle, libra, fotokopje, veshje, transport dhe çdo gjë tjetër e kam paguar vetë. Gjithë ditës vrapoja. Nxitoja për të kapur orët e para të mësimit, pastaj nxitoja për të kapur punën. Isha e vetmja në klasë që punoja dhe në vend që të ankohesha unë, ankoheshin shokët e mi të klasës. Mbarova edhe Masterin duke punuar nëpër call center-a. Jo me nota maksimale, por me njohuri më shumë. Sapo mbarova Masterin aplikova në shumë vende pune. Shumë peripeci më vonë fillova punë në një kompani si drejtoreshë e burimeve njerëzore. Pa mik, pa lekë, vetëm me përpjekjet dhe aftësitë e mia. Sot jam e lumtur për ç’kam arritur dhe synoj të arrij edhe më lart.”

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë

Një tjetër studente, diplomuar në infermieri, ia vë fajin sistemit të korruptua dhe pedagogëve që kërkojnë rryshfete. Ajo nuk u përkul para presionit dhe ia doli vetë, duke punuar në një call center:

“Sapo u diplomova në infermieri. Shumë pedagogë më kërkuan lekë dhe unë nuk dhashë asnjëherë. Edhe pse një 10,000 apo 20,000 nuk do më prishte shumë punë. Unë nuk isha studentja e dhjetës. I provova të gjitha notat dhe ja ku jam sot me diplomën në dorë e pa dhënë asnjë lek. Për sa u përket prindërve, në tre vite shkollë s’u kërkova asnjë lekë. I ndihmova madje. Call center-i është zgjidhja më e mirë për studentët. Ju lutem, mjaft thatë që nuk ju del rroga se keni shumë shpenzime. Shpenzimet njeriu i përcakton sipas buxhetit[...]”

Përballur me rrogat e ulëta të tregut të punës vendas, pavarësisht kualifikimeve dhe diplomave, kjo e re bën dy punë: një në profesionin që dëshiron dhe një për disa para më shumë në fund të muajit:

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë

“Edhe unë si parafolësit e kam nisur në call center karrierën time. Nisi si ego personale për të mos marrë para nga familja dhe nga viti i dytë i fakultetit e deri tani që mbarova Masterin, kam punuar. Vitin e dytë dhe të tretë punoja nga katër orë sa për të mbajtur veten se shkollën e kisha prioritet. Pas përfundimit të Bachelor-it e lashë përkohësisht me shpresën për të gjetur një punë në profesion. Nuk ia dola. Çudi! U riktheva sërish në call center, por po lodhesha shumë dhe isha gjithmonë vigjilente për mundësi të reja. Nga viti i dytë i Masterit e deri tani punoj dy punë.

Fatmirësisht në përfundim të diplomës u punësova në profilin tim, por paga minimale nuk më del për të përballuar shpenzimet dhe meqë jam shumë krenare për të kërkuar sërish te prindërit, bëj dy punë: njërën për pasion e njërën për lek. Paraditë në një kompani si pjesë e ekipit të marketingut e pasdite në call center. Dal në orën tetë nga shtëpia dhe kthehem në 11, por nuk pendohem[...]”

Letra më popullore e mbrëmjes ishte historia e kësaj vajze, braktisur nga nëna që e vogël. Ajo ia doli vetëm jo sepse donte, por s’kishte zgjedhje tjetër:

As mami, as babi: Këta të rinj shqiptarë ia dolën vetë

“Jam rritur pa dashurinë e nënës, pasi më braktisi në moshën 12 vjeçare pa e vrarë ndërgjegjen sepse zgjodhi jetën e saj jashtë. Shpesh më dërgonte 20 mijë lekë në muaj dhe më thoshte të bëja ç’të mundja. Ky nënçmim i saj më bënte të luftoja dhe të mësoja shumë. Kur isha në gjimnaz, mësova katër gjuhë të huaja në nivel gramatikor shumë të mirë. Që në klasën e gjashtë gjeja punë në lagje si dado apo si ndihmëse te komshiet, ose laja shkallët e pallatit. Në shkollë hyra në call center që në vit të parë. Ndryshe nga moshatarët e mi, nuk bëja katër orë punë, por tetë. Në shkollë shkoja me sytë e nxirë se mësoja natën. Universitetin e mbarova në nivel mesatar pa parë ndonjëherë dyert e pedagogëve. Mblodha pak lekë për vete dhe i kurseva për një kohë të gjatë. Fillova të dobësohem shumë dhe isha e zbehtë në fytyrë. Kisha ëndërr të ikja në Gjermani, por nuk dija gjuhën. Lek për kurse nuk kisha mjaftueshëm dhe aq më pak për agjenci. Gjeta një spital italian që kërkonte staf multilinguar pa eksperiencë dhe që nuk kërkonte njohje të gjermanishtes. I bëra vetë apo pak procedura e dokumentacione dhe nisem. Me frikë dhe ankth, çdo gjë shkoi ashtu si pata zemrën.

Sot jam e lumtur sepse kam një familje të shëndoshë me një njeri që më vlerëson pafund. Kam jetën që admiroja nëpër filma. Së shpejti pres dhe një bebush dhe shpresoj, të paktën të jem unë një nënë e mirë për fëmijën tim.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb