Showbiz dhe TV

Ja ç’mendon në të vërtetë Valbona Selimllari për vajzat e Instagramit

3 Tetor 2017

Ja ç’mendon në të vërtetë Valbona Selimllari

Ende vazhdon të konsiderohet një nga gratë më të bukura shqiptare, qysh pas marrjes së kurorës në Miss Shqipëria, por çfarë mendon Valbona Selimllari për vajzat sot?

Eno Popi i tha në ‘Wake Up’ se vajzat sot janë më të bukura se më parë dhe Valbona ra dakord me këtë, por diçka i çalon tek Instagrami. E pyetur se ç’mendim ka për vajzat apo thënë ndryshe ‘modelet’ e Instagramit, nëna e tre fëmijëve shprehu keqardhje.

“Në Instagram nuk sheh të bukura, sheh falsitete, diçka jo reale që për mua është shumë e shëmtuar,” tha Bobi që Instagramin e shfrytëzon kryesisht për të publikuar angazhimet e saj profesionale dhe më pak ato personale.