Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

2 Tetor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Fillimi i tetorit do të sjellë lëvdata dhe publicitet të mirë për punën e shkëlqyer që keni bërë. Në një radhitje të rrallë më 5 tetor, Afërdita dhe Marsi do të bashkohen në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Kritikët, personat me rëndësi dhe vartësit tuaj do të mahniten nga suksesi i kohëve të fundit dhe të gjithë do të duan të punojnë me ju. Mund të keni nisur një project kreativ i cili është prag përfundimit.

Plutoni do të jetë në një kënd të fortë dhe si rrjedhim fondet që prisnit të merrnit mund të vonohen ca ose do të kenë nevojë për negociata. Mos u panikosni dhe negocioni me kujdes duke përdorur gjithë aftësinë tuaj bindëse. Kjo s’është e drejtë, por Plutoni s’ka qenë ndonjëherë i drejtë. Reputacioni juaj tregon se është në interesin e personit të dytë të punojë me ju. Ai ka nevojë për ju më shumë nga ç’keni ju nevojë për të.

Nga ana romantike, nëse jeni beqarë, do të shihni një kulminacion në jetën tuaj sentimentale, ku ose do të shpërnguleni bashkë ose do të largoheni më shumë nga njëri-tjetri. Një debat i nxehur për punë parash do të ndikojë në këtë vendim. Përpiquni mos të ziheni për gjëra të tilla. Sigurisht, nëse partneri juaj po shpenzon pa masë dhe mendoni se kjo duhet diskutuar, diskutojeni.

Hëna e re e 19 tetorit është me kleçkë pasi do të zgjerojë diskutimet mbi marrëdhëniet romantike, platonike apo profesionale në jetën tuaj. Do t’ju duhet të vendosni ç’jeni të gatshëm të jepni në një marrëdhënie dhe ç’prisni në shkëmbim. Urani do të jetë në një kënd të vështirë në këtë kohë dhe mund t’ju godasë një shok i papritur në lidhje me një mik, partner pune apo një person me të cilin po njiheni. Është një lajm që s’do t’ua kishte marrë kurrë mendja. Flasim për një hënë të re dhe efektet mund të duan javë të vihen re. Për më tepër, java e fundit e tetorit nuk është kohë e përshtatshme për të udhëtuar.

Në të njëjtën kohë, me hënën e re, mund t’ju lindin shqetësime për paratë. Bëni mirë të jeni më dorështrënguar në të ardhmen e afërt. Mos firmosni asnjë kontratë që nga 19 tetori e më tej.

Do të dëgjoni edhe lajme të mira këtë muaj, pasi Jupiteri, sunduesi juaj, do të shpërngulet në shenjën e Akrepit në 10 tetor dhe do të qëndrojë atje për 13 muaj deri më 8 nëntor 2018. Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë nga tani e tutje, ju do të jeni shumë aktivë në punë që kërkojnë të punoni vetëm apo pas kuintave. Mund t’ju nevojitet të kërkoni, të shkruani, të editoni apo çfarëdolloj veprimtarie që ka nevojë për vetmi dhe reflektim. Thënë në një mënyrë më të kuptueshme, do të jeni më produktiv si regjisori apo skenaristi, sesa si aktori para kamerave.

Me Jupiterin në këtë pozicion, do të hasni mbështetje nga njerëz të fuqishëm. Ju s’do ta vini re që po ju ndihmojnë pasi duan të qëndrojnë anonimë. Nëse gjatë kësaj kohe do t’ju duhet të fokusoheni me një problem fizik apo fiziologjik, fokusohuni me gjithë kurajon dhe optimizmin e mundshëm pasi do të keni mbështetjen e profesionistëve më të mirë të fushës. Mund të regjistroheni në një qendër rehabilitimi apo t’i nënshtroheni një procedure për të rregulluar një problem fizik.
26 tetori do të jetë dita më me fat e vitit, perfekte për të takuar një mjek specialist. Gjithashtu është dita e duhur për të mësuar të meditoni.

Kur Jupiteri të lërë Akrepin vitin tjetër, planet ii fatit të mirë do të shpërngulet në shenjën e Shigjetarit, duke ju bërë ju të preferuarin e yjeve. Deri atëherë, rishikoni qëllimet tuaja që kur të bëheni shenja më me fat e zodiakut, të mund të bëni hapa para me ndihmën e universit. Nëse e dini çfarë doni, do të keni kohë mjaftueshëm për të punuar drejt saj.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Nëse s’ke patur mundësinë të bësh pushime, mund të marrësh ca ditë për veten në fillim të tetorit. Marsi do të ndriçojë shtëpinë tënde të udhëtimeve të largëta dhe me Afërditën afër Marsit, do të kalosh një kohë shumë romantike. Nëse nuk ke një lidhje dhe shpreson të njohësh dikë, karizma dhe sharmi yt do të jenë në kulmin, ndaj mund të takosh dikë të ri.

Shtëpia do të jetë fokusi yt në këtë hënë të plotë, më 5 tetor. Një shpërngulje, rinovim, apo një vendim për banesën tënde apo prona të tjera, qoftë edhe lidhur me kujdesin për një prej prindërve do të jetë në vëmendje dhe duhet vendosur shpejt.

Pluto do të ndikojë shumë tek kjo hënë e plotë, ndaj angazhimet profesionale do të përplasen me ato të shtëpisë. Mund të ndjesh se të duhet të përballosh ca si shumë në përditshmëri. Ti mund ta përballosh, por duhet të qetësohesh, të pushosh dhe të jesh gati për hënën e re të 5 tetorit.

Sa i përket karrierës, ke patur goxha mundësi nga 16 shtatori 2016 e deri tani, pasi Jupiteri, planeti fatsjellës ka qenë në shtëpinë tënde të famës, ndereve dhe arritjeve. Konsideroheni si shenja më ambicioze dhe e ke të nevojshme të shikosh vazhdimisht zhvillim nga ana profesionale. Fitoret që ke korrur tashmë të bëjnë krenar.

Duke nisur nga ky muaj, tani që Jupiteri po i afrohet Akrepit për të qëndruar një vit  (nga 10 tetori deri më 8 nëntor 2017), shoqërizimi me të tjerë do të sjellë edhe qejf, edhe të mira në aspektin profesional. Do të krijosh kontakte dhe lidhje të reja. Një grup njerzish të rinj do t’ju prezantojnë me një shoqëri të re. po hyni në një nivel krejt tjetër të jetës, plot gjallëri.

Shtëpia e dhjetë ku do të zhvendoset Jupiteri më 10 tetor, nuk është vetëm shtëpia e miqësisë dhe bamirësisë ndaj njerëzve të tjerë, por edhe e dëshirave dhe shpresave. Ëndërro fuqishëm, Bircjap i dashur, në muajt e ardhshëm do të mund ta bësh realitet ëndrrën tënde.

Një prej ditëve më me fat të vitit do të jetë 26 tetori, kur Jupiteri dhe dielli do të vihen në vijë në shenjën e Akrepit, ju do t’ju ftojnë në një festë të bukur, që mund të jetë mbledhje fondesh apo diçka që ka të bëjë më humanitarizmin, një event sportiv apo një panair industrial. Duhet të shkoni, sepse njerëzit atje do të jenë pozitivë dhe do të ndikojnë jashtë mase në të ardhmen tënde.

Ky do të jetë një muaj i ndërlikuar nëse doni të ndryshoni karrierën, sepse hëna e re e 19 tetorit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të karrierës, çka zakonisht është e mirë po të mos ishte për Uranin plëngprishës, i cili ndryshon gjithçka papritur dhe do t’i kundërvihet hënës së re. Ai është aktualisht në sektorin e shtëpisë suaj, prandaj mund të merrni një ofertë që s’e përmbushni dot për momentin. Kjo mund të jetë një shpërngulje, çka aktualisht nuk ju volitet shumë, ose mund të keni shqetësime për mirëqënien e një familjari.

Por mbajeni shpirtin optimist. Puna që jeni duke bërë tani po vihet re dhe shumë shpejt, do ta merrni shpërblimin me vëmendje dhe vlerësime. Marsi do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të 10-të të karrierës dhe të suksesit, nga 22 tetori deri më 9 dhjetor. Kjo është diçka e rrallë, që do t’ju japë ndjesinë e krenarisë dhe plotësimit.