Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Peshorja dhe Akrepi

2 Tetor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Fokusi juaj gjatë gjithë muajit do të jetë një marrëdhënie e afërt qoftë në dashuri apo biznes. Hëna e plotë e 5 tetorit do të sjellë një vendimmarrje për të bashkuar forcat me një partner në biznes apo dashuri. Nëse jeni të lidhur, do të gjeni mënyra për të qenë më të afërt me partnerin. Nëse jeni të palumtur, do të merrni vendimin e papritur për t’u ndarë.

Grafiku juaj është i komplikuar momentalisht. Afërdita, planeti juaj sundues, po i afrohet të dashurit të saj, Marsit, në pjesën më të fshehur të grafikut tuaj. Nëse partneriteti është romantik, dikush, jo partneri juaj i zakonshëm, do t’ju bjerë në sy. Sidoqoftë, lidhja e re me këtë person mund të mos jetë e qëndrueshme dhe nuk ia vlen të hiqni dorë nga ajo që keni tashmë. Mos bëni lëvizje të pamenduara.


Lajme të tjera për marrëdhënien tuaj do të vijnë pasi hëna e re e do të mbërrijë në shenjën tuaj më 19 tetor. Ajo hënë e re do të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e afërta dhe me përkushtim tek të cilat ishit të fokusuara në fillim të muajit. Ajo që do të mësoni do të trondisë botën tuaj. Ato që ndodhin në jetën e partnerit tuaj do të kenë ndikim të tërthortë edhe mbi jetën tuaj të përditshme, edhe mbi mënyrën si e shihni veten dhe rolin tuaj në lidhje. Nga kaosi do të dalë në pah një mundësi e re për të kuptuar më mirë nevojat tuaja dhe ç’duhet të jeni për të qenë të kënaqur në lidhjen tuaj. Nëse ditëlindja juaj është pranë 19 tetorit, do ta ndjeni më shumë se të tjerët hënën e re. Çfarëdo gjëje që mund të ndodhë do t’i duhet gjashtë muaj ose një vit për të zënë vend.


Marsi do të lëvizë drejt peshores më 22 tetor dhe do të qëndrojë aty deri më 9 dhjetor. Kjo është diçka e mirë pasi Marsi ju jep kontroll dhe është hera e parë në dy vite që bekoheni me këtë privilegj. Marsi do t’ju japë kurajon për të kërkuar ç’dëshironi dhe për ta dizenjuar jetën tuaj ashtu si doni ju, pavarësisht gjithë njerëzve që përpiqen t’ju bindin për të hequr dorë. Marsi në shenjën tuaj do të sjellë energji vibrante dhe avantazh në të gjitha negociata që do të bëni. Në jetën tuaj personale, siguria juaj do të shihet si e këndshme dhe jo alarmuese.


Lajmi më i mirë që ju sjell tetori është lëvizja e Jupiterit në shenjën e Akrepit më 10 tetor, diçka që ndodh një herë në dekadë dhe do të zgjasë 13 muaj. Jupiteri do të përmirësojë menjëherë gjendjen tuaj financiare nga shtëpia juaj e dytë e të ardhurave të fituara. Muajt në vazhdim, do të arrini të fitoni një rritje rroge të konsiderueshme.


Do të vini re se ç’magnet parash jeni më 26 tetor, ditën më me fat të viti, kur Jupiteri d të bashkohet me Diellin. Përdoreni këtë ditë për të lançuar një produkt të ri ose shërbim, për të kërkuar një rritje rroge, për të bërë për vete një klient apo për te negociuar honoraret tuaja. Të ardhurat e fituara janë të favorizuara, por mund të vini re progres edhe në bursa, ndihmat financiare nga fakulteti, kreditë, apo lajme të tjera që kanë lidhje më paratë. Mbani mend, paratë që do të merrni duhen pritur me kujdes. Mos rezervoni një biletë vetëm vajtje për në Las Vegas me shpresën për të fituar në kumar. Me shumë mundësi do t’i fitoni me mund gjithë paratë, gjë që është lajm i mirë. Nëse fitoni një milion, mund të fitoni dy dhe askush s’mund të thotë që s’i merituat.

Horoskopi i Susan Miller për muajin tetor 2017: Peshorja dhe Akrepi

Keni kohë që prisni për një pushim nga gjithë barra që mbani mbi supe për gjithë jetën tuaj, dhe më në fund, nga ky muaj, do të vini re ndryshime thuajse të përhershme në të gjitha aspektet e jetës suaj. Kanë kaluar 12 vite që nga hera e fundit që Jupiteri, mbartësi i dhuratave dhe fatit, u shpërngul në shenjën tuaj. Që nga 10 tetori, pikërish kjo do të ndodhë. Për t’i bërë gjërat akoma më mirë, Jupiteri do të jetë krah jush për thuajse 13 muaj, deri më 8 nëntor 2018.

Kjo do të thotë që ju jeni i preferuari i qiellit dhe do të notoni në fat që nga 10 tetori deri më 8 nëntorin e vitit që vjen. Farat që do të mbillni këto 12 muaj do të formësojnë ciklin e ri të begatisë. Lini takime me sa më shumë njerëz influencialë dhe prezantoni idetë tuaja. Deri kur Jupiteri të largohet nga shenja juaj do të keni fituar shuma të konsiderueshme financiare. Jo të gjitha projektet tuaja do të jenë fitimprurëse, por shumica po. Është shumë e rëndësishme të dini ç’dëshironi të arrini dhe të punoni pafund deri sa t’ja dilni mbanë.

Në dashuri, Jupiteri do t’ju ndihmojë të gjeni shpirtin binjak. Shumë njerëz të rinj do të hyjnë në sferën tuaj, përfshirë njerëz të rëndësishëm që duan t’ju ndihmojnë. Të tjerë që do t’i njihni në mënyrë shoqërore, do të bëhen miq të rëndësishëm e do t’ju hapin ndaj interesave të reja e do t’ju inkurajojnë të zhvilloni talentet tuaja. Miqtë tuaj të rinj do të jenë njerëz të suksesshëm e do t’ju nxisin të ndërmerrni sipërmarrje të reja. Mes gjithë këtyre njohjeje, një do t’ju bëjë më shumë përshtypje. Merreni seriozisht, edhe nëse instikti ju thotë të kundërtën. Bashkë me shanset e larta për të gjetur dashurinë e jetës suaj, vjen edhe shendeti i përmirësuar, si dhe oferta për punë dhe përfitime financiare. Do të kaloni një vit të rrallë, pasi Jupiterit i duhen 12 vite të orbiojë rreth Diellit dhe një shans i tillë vjen një herë në 12 vite, që do të thotë 8 vite të tillë në gjithë jetën.

Jeta juaj do të përmirësohet në çdo aspekt të mundshëm. Kjo vlen edhe për ata që kanë Akrepin si shenjë ashendente.

Jini të vëmendshëm ndaj njerëzve që do të njihni dhe lajmeve që do të dëgjoni më 26 tetor, pasi Jupiteri do të jetë në të njëjtën linjë me Diellin, të dy në shenjën e Akrepit. Nëse ditëlindja juaj është dy ditë para ose pas kësaj date, do të jeni dyfish me fat. Nëse keni ditëlindjen më datë 26, viti që vjen mbart pafund surpriza të bukura për ju.

Në fillim të muajit, tetori do të sjellë shumë aktivitet sociale. Marsi është ende në sektorin tuaj shoqëror që prej muajit të kaluar. Në 5 tetor, rastësisht në të njëjtën kohë me hënën e plotë, Marsi dhe Afërdita do të bashkohen në një mënyrë të rrallë dhe tepër romantike në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të eventeve, qejfit dhe miqësisë. Mund të jeni në një event pune, festë ditëlindjeje, event sporti apo tjetër aktivitet të ngjashëm me të tjerë njerëz që njihni. Nëse jeni beqarë dhe keni pasur dëshirë të njihni dikë, ky është momenti i duhur. Hëna e plotë do të zmadhojë emocionet në një nivel magjik.

Kujdesuni për shëndetin tuaj ditët para 5 tetorit, pasi duket se jeni duke punuar në një projekt intensiv që duhet përfunduar brenda datës gjashtë. Nëse jeni duke negociuar, do të haseni me një klient dominant që s’do të jetë i lehtë për t’u bindur. Edhe nëse pranoni të hiqni dorë nga disa kërkesa, ky klient do të marrë gjithë ç’kërkon. Marsi sundon hënën e plotë në shenjën e Dashit. Kjo do të thotë që me butësi dhe punë të mirë do të arrini atë që doni.

Hëna e re më 19 tetor do të sjellë edhe probleme me kolegët. Urani do të jetë në drejtim të kundërt me Diellin dhe kjo do t’ju sjellë probleme në formën e një personi pas kuintave që merr meritat për punën tuaj apo ju pret rrugën duke kërkuar ngritje në detyrë para jush. Do të dëgjoni fjalë për planin e këtij personi pak ditë pas hënës së re. Kini parasysh që ky person ka zgjedhur personin e gabuar (ju) në kohën e gabuar për t’u treguar kaq harbut. Jupiteri ju mbron në çdo mënyrë të mundshme. Si një Akrep, jeni të zgjuar dhe s’do të lejoni askënd t’ju hedhë hi syve. Do të shihni përtej qëllimeve të këtij personi dhe do ta luftoni më së miri këtë problem të mundshëm.

Nëse nuk po i ndjeni tensionet politike në vendin e punës, ndoshta keni nevojë të merreni me një problem fizik apo fiziologjik që ka kohë që ju shqetëson. Ai problemi i vogël tani do të marrë rëndësi primare dhe duhet të konsultoheni me një profesionist për ta zgjidhur. Hëna e re sjell një trend që zgjat gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj dhe me durim, do të keni sukses. Përbërësi sekret i suksesit është pasioni, vendosmëria dhe qashtërsia.