Ju mund të jeni duke udhëtuar diku larg në fillim të muajit, por do të ktheheni në shtëpi 4 ditë para hënës së plotë. Udhëtimi juaj duket se ka qenë për të mbyllur disa çështje biznesi.
Nëse nuk mund të largohesh nga qyteti do të të duhet të presësh miq, apo të afërm që vijnë nga një vend tjetër të cilët do t’ju ndihmojnë me ide të mira import-exporti, mallra apo shërbime rreth të cilave po mendoni. Ose mund të jeni duke punuar në një projekt për një kompani ndërkombëtare, qendra e së cilës është jashtë vendit. Përsa i përket punës, kjo periudhë do të jetë e mbushur me turbulenca. Plutoni do të jetë në kënd të vështirë me hënën e plotë, duke ndikuar kështu në humorin tuaj dhe të ekpit me të cilin punoni. Hëna e re e 19 tetorit do të jetë në sektorin tuaj të udhëtimeve, shtëpisë suaj të 3-të. Urani është i pozicionuar nga Dielli dhe hëna e re, e cila do të t’ju krijojë disa kushte që nuk i prisnit dhe me shumë gjasa është momenti i duhur për të udhëtuar. Ajo ç’ka duhet të bëni gjatë kësaj kohe është të shmangni dokumentat apo të firmosni marrëveshje të ndryshme, pasi nuk është momenti i duhur.
Lajmi më i mirë- ai që do ta bëjë këtë muaj të mbahet mend gjatë- është se Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë, do të zhvendoset drejt Akrepit dhe shtëpia juaj e katërt, ajo e familjes do të bëhen pjesa më e bukur e juaja që nga 10 tetori deri më 8 nëntor i vitit të ardhshëm. Dhe nga të gjitha shenjat, ju jeni më i favorizuar përsa i përket kushteve të jetesës, i dashur Luan. Ndoshta ju tani po mendoni të blini apo të shisni një shtëpi. Ta rinovoni, të bëni një dhomë shtesë apo çfarëdo ideje t’ju vij, bëjeni, keni fatin e mirë në anën tuaj.
Nëse jeni duke kërkuar një vend për të jetuar, do të mund ta gjeni pas 10 tetorit dhe nëse ju duhet ndihmë financiare për ta përballuar këtë periudhë, kërkojeni sepse nuk do t’ju refuzohet. Jeta nuk është gjithnjë kaq e bukur, kështu që bëni mirë ta shfrytëzoni. Dita më e bukur jo vetëm e muajit, por e gjithë vitit do të jetë 26 tetori, kur Jupiteri dhe Dielli të jenë në të njëjtën linjë për herë të parë pas 12 vitesh në shtëpinë tuaj të familjes dhe mbështetjes.
Ajo që do t’ju ndjekë përgjatë gjithë muajit tetor është sharmi juaj. Marsi është në shenjën tuaj dhe gjithë vëmendjen e ka tek ju.
Kjo vendosje e Marsit tregon se po nisni një cikël të ri i cili do të vazhdojë për rreth 2 vjet. Afërdita, është gjithashtu tek Virgjëresha dhe si rezultat i bashkimit të këtyre 2 planeteve do ta keni shumë të thjeshtë për të bërë për vete njerëzit. Nëse jeni vetëm keni gjithë shancet e botës për të shijuar vëmendjen që ju jepet, e nëse jeni në një lidhje, partneri do të bëjë gjithçka për të pasur pak nga vëmendja juaj.
Financiarisht, hëna e plotë është në shenjën e Dashit që nga 5 tetori dhe mund të kristalizojë njëherë e mirë një projekt me të cilën jeni marrë. Pavarësisht pengesave të vogla, Marsi është në një pozicion shumë pozitiv dhe do t’ju ndihmojë të gjeni sa më shpejt zgjidhje.
Hëna e re e 19 tetorit do të fokusohet gjithashtu tek paratë tuajam por kjo hënë e re është më pak inkurajuese se ajo paraardhësja. Hëna e re do të ndriçojë shtëpinë tuaj të fitimeve. Gjithsesi, do të përballeni me shpenzime të cilat nuk i prisnit dhe duhet t’i kryeni me çdo kusht. Gjatë kësaj kohe, një miki i juaji mund të jetë në vështirësi dhe ka gjasa që ai të jetë burimi i gjithë vështirësive tuaja ekonomike. Bëni durim sepse gjithçka do të zgjidhet hap pas hapi.
Ky muaj ka gjithashtu lajme shumë të mira. Jupiteri, do të hyjë në shenjën e Akrepit pas 12 vitesh dhe duke filluar që nga 10 tetori do të ndriçojë sektorin tuaj të komunikimit. Nëse gjithnjë keni dashur të shkruani një libër apo të punoni në një revistë, është koha e duhur për ta bërë. Merreni seriozsisht. Dita më me fat e juaja për këtë muaj është 26 tetori, e cila ju hap rrugë drejt një biznesi të ri që mund të ndërmerrni, i cili ka lidhje me fushën e marketingut.
Meqë jemi dhe në periudhë Halloween-i, sigurohuni që kostumin ta keni të veçantë , sepse vendi i parë do punë. Nisni që tani sepse konkurrenca do të jetë e fortë.