Hidhini një sy dekorit rreth jush dhe shikoni nëse mund t’i bëni gjërat më pikante para pushimeve të fundivitit. Për arredim fantastik do të keni Afërditën dhe Marsin në ndihmë. Më 5 tetor, hëna e plotë në seksionin tuaj të miqësisë / ngjarjeve / argëtimit dhe do të ishte dita ideale për të organizuar një festë në shtëpi ose për të shkuar tek festa e një mikut tuaj. 5 tetori është e enjte, por fundjavata pasuese, 6-8 tetor, do t'ju sjellë shumë argëtim.
Hëna e re e 19 tetorit do të sjellë situatë të pakëndshme në lidhjen tuaj. Do ndiheni sikur marrëdhënia juaj po testohet dhe nëse po, do të dëgjoni lajme të papritura në lidhje me partnerin nga një mik apo një i njohur. Kjo nuk është një kohë e lehtë dhe çdo problem mund të zgjasë disa javë për t'u rregulluar.
Nëse marrëdhënia juaj është e fortë, dhe ju të dy keni qenë të vërtetë, të hapur, të ndershme dhe të kujdesshme, dashuria juaj do të jetë në gjendje të përballojë çdo sfidë. Marsi do të hyjë në sektorin tuaj të vërtetë të dashurisë më 22 tetor deri më 9 dhjetor, duke i dhënë binjakëve beqarë, të pambështetur, një arsye të mrekullueshme për shpresë. Nëse keni vuajtur një ndarje së fundmi, do të keni plot mundësi të takoni dashurinë e vërtetë. Nga 10 tetori keni 13 muaj kohë për t’u dobësuar, forcuar dhe tonifikuar duke bërë ndryshime në rutinën tuaj që do t’i shijoni shumë padyshim.
Nëse keni dashur të merrni një kafshë shtëpiake, keni mundësinë të gjeni atë që do t'ju përshtatet në mënyrë të përsosur. Ju mund të shkoni në strehën e kafshëve në çdo kohë deri në fund të 2018-ës. Ju binjakë, po hyni në vitin e një marrëdhënieje shumë të dashur me një gjallesë tjetër. Shtëpia e gjashtë gjithashtu rregullon projektet e punës, kështu që ka të ngjarë që biznesi të jetë i shpejtë, aq shumë sa që mund të keni nevojë të punësoni dhe do të gjeni kandidatë të përkryer.
26 tetori do të jetë dita më me fat e vitit, dita ideale për t’u konsultuar me një doktor, dentist, nutricist ose ndonjë profesionist tjetër të shëndetit. Shkoni në palestër këtë ditë ose nisni një sport dhe bëni aktivitete lidhur me punën, sepse do të keni goxha përfitime.
Muajin e filloni me një dëshirë të madhe për të udhëtuar dhe me shumë gjasa do ta bëni. Një udhëtim i shkurtër , ndoshta sa për të dalë nga rutina e përditshme do të ishte ideale në datat 5 dhe 8 tetor. Mendoni një udhëtim romantik për 2 veta dhe nëse keni fëmijë, do të bënit mirë t’i lini tek nëna juaj apo duke tjetër, ndërkohë që jeni larg.
Hëna e plotë do të ndodhë më datë 5, e cila do të sjellë një çështje të rëndësishme në karrierë. Nëse këni dhënë një intervistë pune, prisni përgjigje brenda këtyre ditëve. Një alternativë tjetër është që ju të përfundoni një projekt me të cilin po merreni, ose të konsideroni fuqishëm fushën e publicitetit.
Krijimtaria juaj po shkon drejt niveleve të reja. Jo vetëm këtë muaj, por edhe përgjatë vitit, kështu që shkruajini diku gjithë idetë tuaj ashtu siç ju vijnë. Yjet po shkëlqejnë për ju. Plutoni do të jetë në kënd të vështirë gjatë kohës së hënës së plotë, 5-6 tetor dhe ju duhet të tregoheni të vëmendshëm.
Situata në shtëpinë tuaj duket se është në rrëmujë të madhe dhe e dimë se kjo është gjëja e fundit që do të donit të dëgjonit. Hëna e plotë e 19 tetorit do të sjellë disa sfida të papritura. Disa shpenzime në shtëpi, të cilat duhet t’i paguani me shpejtësinë e dritës. Kini durim, ndonjëherë idetë e reja vijnë kur prisni pak dhe reflektoni më shumë. Marsi do të hyjë në sektorin e shtëpisë dhe familjes suaj në 22 tetor, ku do të qëndrojë për 6 javë, deri në 9 dhjetor duke ju sjellë energji dhe fokus që prej fillimit të tetorit. Marsi do të sjellë shumë guxim dhe do t’ju motivojë të gjeni sa më shpejt zgjidhje.
Tani le të fokusohemi pak tek jeta romantike. Më mirë nuk mund t’ju shkonte. Jupiteri, planeti juaj i dhuratave dhe fatit do të zhvendoset në sektorin tuaj të dashurisë së vërtetë që prej 2005-ës.
Ajo që ju pret në jetën tuaj në çift do të jetë një nga periudhat më të bukura që keni patur në dekadën e fundit. Nëse po dilni me dikë dhe nuk jeni plotësisht i lumtur, konsiderojeni ta lini me aq. Jupiteri do të të ndihmojë të gjesh ditë që përshtatet më mirë me ju. Nëse jeni në një lidhje serioze apo i martuar, ju mund të vendosni të keni një bebe, ose të adoptoni një. Komunikimi me gjysmën tuaj të zemrës ose me fëmijët, nëse keni do të jetë shumë e fortë më 16 tetor, kur Mërkuri të jetë në vijë të drejtë me Jupiterin.
Dita më e lumtur e muajit do të jetë 26 tetori, e mbushur me premtime dhe shkëndija dashurie. Jini të hapur dhe mirënjohës me të gjithë ata që takoni. Nëse e keni gjetur njeriun tuaj të zemrës gjithçka duhet të bëni është të rezrvoni një pushim të shkurtër. Netë të tilla s’do të përsëriten më për 12 vjet. Kaq speciale do të jetë!