Largimi i disa prej aktorëve të parë të “Portokallisë”, duket se ka bërë Julian Dedan të reagojë përmes një statusi në llogarinë e tij të Facebook-ut.
Në shkrimin e tij, ai përpiqet të shpjegojë fenomenin e largimit të të gjithë atyre që u rritën bashkë me programin e njohur të humorit.
“Ikën të gjithë. A i mbani mend këto aktorë të talentuar, që shpërthyen në fillimet e një epoke të re të humorit në vend? Sa shumë punë, sa shumë mund për të ngritur në këmbë një spektakël dhe për të marrë gjithë dashamirësinë e publikut.- shkruan Juli.”
Deda, i cili për një kohë të gjatë qe pjesë e Portokallisë, ku bashkë me Ermal Mamaqin dhe Gentjan Zenelajn krijuan The SHBLSH, akuzon regjisorin aktual (Altin Basha) për ikjen e tyre.
“Shikojini me vëmendje, disa u larguan nga pakënaqësia, disa u hoqën me arrogancë. Niuk më vjen aspak mirë për këtë që do them, por tabloja është e qartë. Nëse e vini re, nga gjithë trupa e parë e spektaklit, s’ka mbetur më njeri aty. Por përse? Gjithnjë ka patur një tendencë nga ana e regjisorit aktual dhe njerëzve të tij, për të bërë me faj aktorët e larguar, duke i quajtur mosmirënjohës, të paaftë, të dështuar apo me lloj lloj epitetesh. Të gjithë aktorët paskan qenë të paaftë dhe ky zotëria i kulluar? Të gjithë paskan qenë të këqinj dhe të regjisori ëngjëll mbi tokë? Ne ishim të paaftë apo ky ishte i paaftë që nuk e mbajti dot trupën e bashkuar? Besoj se u sqaruam!- përfundon Juli.”
Bashkangjitur me statusin, Juli ka publikuar një foto kolazh të të gjithë aktorëve që kanë qenë pjesë e Portokallisë.