
E vetmja mënyrë për të parë kush i parë postimet e tua në Instagram është të kontrollosh shikimet tek Instastory.
Përveç kësaj, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të parë se kush bëhet kurioz për të parë herë pas herë profilin tënd.
Shumë aplikacione, si InstaReport, Social Track apo Social Fans, që shiten si aplikacione ku mund të shikosh se kush po të kontrollon profilin. Por nëse shikoni komentet për këto aplikacione në Play Store apo App Store, do të kuptoni se janë thjesht mashtrime.
Këto aplikacione kërkojnë emrin e përdoruesit në Instagram si edhe fjalëkalimin, çka është tejet e rrezikshme.
Facebook-u dhe Instagram-i kanë garantuar siguri të plotë, pa dhënë asnjë shans që dikush të mund të kuptojë nëse ti ia ke parë profilin apo e kundërta. Vetëm nëse ti shikon me dëshirë Instastories apo Facebook Stories.
“Metro UK” kontaktoi me përfaqësues të Instagram-it, dhe ata e thanë fjalën e tyre:
“Kujdes me aplikacionet që të kërkojnë të shkruash manualisht fjalëkalimin, në vend që të lidhen direkt me llogarinë në Instagram.”

Në 2013-ën, një aplikacion i tillë, i quajtur InstLike, premtonte se shtonte numrin e pëlqimeve nëpër postimet në Instagram. Por në fakt, ishte thjesht një mashtrim që njerëzit të jepnin fjalëkalimet e tyre. 100 mijë njerëz ranë pre e skemës.