Relationships

Ekspertët: 4 shenja që flasin për jetëgjatësinë e marrëdhënies tuaj

Ekspertët: 4 shenja që flasin për jetëgjatësinë e

Kur nis një marrëdhënie romantike, e nis me idenë që do të zgjasë, që do të jeni në jetët e njëri-tjetrit për goxha kohë. Përndryshe, pse ta nisësh.

Të gjithë kërkojnë për formulën perfekte që e bën një marrëdhënie të zgjasë, por duke marrë parasysh se çdo njeri dhe çdo çift është ndryshe, është e pamundur të ekzistojë një formulë e tillë. Sidoqoftë, ekzistojnë disa trajta të përbashkëta mes çifteve që kanë shumë kohë bashkë dhe pritet të vazhdojnë kështu.

I besoni njëri tjetrit

Nuk është gjë e pakët fakti që dikush ju hapet dhe ju dedikon kohë nga jeta e vet. Nëse doni të jeni bashkë për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të nderoni dhe respektoni përpjekjet e tjetrit. Është mjaftueshëm e vështirë t’i hapesh dikujt dhe ta bësh veten të cënueshëm. Kur një partner bën pikërisht këtë, është e rëndësishme të mos ia merrni besimin për dobësi.

Në një marrëdhënie, besimi është gjithka. Nëse ndiheni komod dhe besoni vërtetë se partneri s’do bëjë asgjë për t’iu lënduar apo tradhëtuar, keni gjetur graalin e shenjtë.

Ekspertët: 4 shenja që flasin për jetëgjatësinë e

Mbështesni njëri-tjetrin

Bota është një vend i frikshëm dhe ndonjëherë një partner në krah është ajo që të nevojitet për të kaluar situatat e vështira që jeta të vë përpara. Nëse ndjeni se partneri beson në ëndrrat tuaja dhe ju dëgjon kur keni nevojë të flisni për diçka, keni dikë të vyer në duar.

Pyesni partnerin si ndihet, si po ia del dhe shprehni dhe ju vështirësitë tuaja. Bëjani të qartë që jeni aty për ta dhe se do t’i mbështesni kurdo. Të folurit është e rëndësishme, por të dëgjuarit është akoma me më shumë rëndësi.

Ekspertët: 4 shenja që flasin për jetëgjatësinë e

Ia thoni gjërat troç

Të qenit bashkë do të thotë të jeni të mirë me njëri-tjetrin, mirëkuptues. Gjithashtu do të thotë t’ia tregoni të vërtetën siç është. Heshtja nuk do t’ju bëjë më të lumtur. Jeni mërzitur për diçka, mendoni se partneri duhet të zgjidhë një problem me veten, një aspekt i marrëdhënies nuk funksionon, të gjitha këto duhen folur troç dhe drejtpërdrejtë.

Çfarëdo të ketë ndodhur, fliteni me partnerin pa kaluar në mbrojtje. Merrni përsipër fajin që ju takon dhe shpjegoni pse pjesa tjetër i takon partnerit. Nëse të dy e pranoni kur e keni gabim, zënkat do të jenë më të rralla.

Ekspertët: 4 shenja që flasin për jetëgjatësinë e

E shprehni dashurinë fizikisht

Edhe pse është e nevojshme të komunikosh, jeta intime dhe seksuale është tepër e rëndësishme. Nuk është thjesht punë seksi, por edhe tek detajet e vogla si puthjet para se të dilni nga shtëpia, të ecurit dorë për dore. Gjërat e vogla si puna e këtyre ju lidhin më shumë fizikisht.

Edhe nëse s’ju vjen natyrshëm, përpiquni ta bëni ves prekjen e partnerit thjesht për të treguar afërsi mes jush.

Burimi: Business Insider

REELS

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉