Metropolitan

S'ishin të lirë, por shikoni ç'bëhej në shtrat në komunizëm

S'ishin të lirë, por shikoni ç'bëhej në
Foto ilustruese

Kur përmendet periudha e regjimit komunist, perëndimorëve natyrshëm u lipset të mendojnë gjithçka që lidhet me kufizimin. Imagjinojnë për udhëtimet e munguara, peisazhet e zymta të betonit gri, gra dhe burra në gjendje të mjerueshme që ashtu, pa asnjë shpresë presin radhën për të blerë diçka tek dyqanet me raftet pothuajse të boshatisura. Dhe në fakt, për një pjesë të mirë të tyre imagjinata nuk i zhgënjeu. Kjo ishte tabloja e përgjithshme e regjimit, por  nuk tregonte gjithë anën tjetër të medaljes së asaj periudhe.

S'ishin të lirë, por shikoni ç'bëhej në
Foto ilustruese

Sipas një studimi të publikuar në një shkrim të prestigjiozes “The New York Times”, gratë në regjimin komunist kishin një jetë më të kënaqshme seksuale në krahasim me ato perëndimore dhe këtë askush s’mundi ta mohojë.

Disave mund t’u kujtohet se gratë e bllokut lindor, kanë pasur të drejta dhe privilegje të cilat për demokracinë e asaj kohë ishin fare të panjohura, përfshirë këtu pjesëmarrjen e tyre në investime të mëdha shtetërore duke mos harruar edukimin dhe në kontributin që jepnin si forcë punëtore. Por gratë e vendeve komuniste, kishin gjithashtu avantazhin që kërkonte me çdo kusht vëmendje: Jetën e lumtur seksuale.

Por si shpjegohej kjo?

Një studim krahasues, i bërë në Gjermaninë lindore dhe atë përëndimore pas ribashkimit në vitin 1990-të, zbuloi se gratë e pjesës Lindore mund të arrinin dyfishin e orgazmës, krahasuar me ato Perëndimore. Studiuesit, u mrekulluan nga një përfundim i tillë në lidhje me kënaqësinë seksuale, duke ditur se gratë e pjesës lindore ishin shumë herë më të zëna me punë. Pasi ktheheshin nga puna formale, duhet të nisnin sërish të kujdeseshin për gjithçka në shtëpinë e tyre. Ndërkohë që jeta e perëndimoreve të pasluftës , ishte krejt ndryshe. Atyre u duhej thjesht të qëndronin në shtëpi dhe t’u gëzoheshin pajisjeve  shtëpiake të prodhuara nga kapitalzmi i zhurmësh që kishte mbërritur.

S'ishin të lirë, por shikoni ç'bëhej në
Foto ilustruese

Gjithsesi, në fund të ditës, ishin ato që bënin më pak seks dhe nuk kishin një jetë të lumtur seksuale, në krahasim me gratë të cilave ju duhej të prisnin me orë të tëra në radhë për të blerë letër higjenike apo një shishe qumësht.

Kur gazetarë të New York Times, takuan Ana Durcheva, një grua bullgare rreth të 65-ave, ajo u tregoi se kishte jetuar në atë regjim për rreth 43-vjet. Në fillim të bisedës, ajo nisi të ankohej duke thënë se tregtia e lirë shpesh penalizonte burrat bullgarë të krijonin lidhje të shëndosha dashurie.

“Sigurisht, disa gjëra ishin shumë të këqija në atë kohë, por jeta ime ishte gjithë romancë dhe pasion. Pasi u divorcova, kisha një punë timen dhe se ndieja nevojën e një burri që të më mbështeste. Bëja çfarë unë  kisha dëshirë.”- tregon Ana.

Zonja Durcheva, ishte një nënë beqare për shumë vite, por ajo nglumonte shumë në faktin se jeta e saj para viteve 1989 ishte e mbushur me kënaqësi, krahasuar me eksperiencën stresuese të vajzës së saj e lindur në fundin e viteve ’70-të.

“Ajo vetëm punon, -pohoi Ana. Kur kthehet në shtëpi është kaq e lodhur dhe gjëja e fundit që mendon është të jetë në shtrat me bashkëshortin e saj. Por gjithsesi, ai nuk do të mërzitej, pasi ishte i vdekur nga lodhja gjithashtu. Ata ulen të dy para televizorit dhe ngjajnë si zombie. Unë në moshën e tyre bëja kaq shumë qejf.”

E ndërsa Daniela, ishte një 30-vjeçare e sapomartuar, nëna e së cilës këmbëngulte që ajo të kishte me patjetër një fëmijë. Madje aq shumë sa ndihej në çdo kohë nën presion.

“Nëna ime është rritur dhe lindur në regjimin komunist. Ajo se kupton sa e vëshirë është tani të rrisësh një fëmijë. Para rënies së murit të Berlinit, ato mund t’i lindnin fëmijët dhe t’i dërgonin në çerdhe dhe kopshte menjëherë. Punën e kishin aty. Ndërsa unë punoj me kontrata dhe jam gjithë kohën e rrezikuar. S’kam kohë as të mbetem shtatzënë.”- tregon ajo.

Në fillim të viteve 1952, seksologët çekosllovakë, filluan të bëjnë kërkime rreth orgazmës femërore dhe në 1961-in ata mbajtën një konferencë që i kushtohej pikërisht kësaj teme. Aty ata theksuan rëndësinë e barazisë gjinore, duke  ngulmuar në faktin se burrat duhet të kontribuojnë gjithashtu në punët e shtëpisë, apo rritjen e fëmijëve, përndryshe s’ka jetë të mirë seksuale.

Ideja se seksi nuk duhej të limitohej thjesht si një eksperiencë trupore ishte një ndër qëllimet kryesore të sociologëve asokohe.

“Edhe stimulimet më të mira, nuk do të ndihmonin një grua të arrinte kënaqësinë maksimale, nëse ajo ishte e stresuar apo shumë e lodhur, apo thjesht shumë e shqetësuar për financat e saj ekonomike.”

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, pabarazitë gjinore ende vazhdonin, që nga paga me të cilën shpërblehej një burrë në krahasim me një grua. Gratë lindore, nuk e ndienin nevojën për tu martuar apo për të shitur trupin e tyre, thjesht për para. Vendet e socializmit, plotësonin vetë nevojat e tyre bazike, dhe vende si Bullgaria, Polonia, Hungaria, Çekosllovakia dhe Gjermania Lindore u zotuan të përgatisnin programe në ndihmë të nënave të vetme, të divorcuara apo vejushave. Me përjashtim të Rumanisë, Shqipërisë dhe Ish-Bashkimit Sovjetik, vendet lindore garantonin akses në edukimin seksual apo dhe abortin. Kjo ndihmoi shumë në reduktimin e pasojave që mund të sillte një shtatzëni aksidentale e padëshiruar apo një mëmësi e hershme.

REELS

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

E eliminuar nga gara, Shkurta Haxhiu, shprehu hapur pakënaqësitë e saj ndaj produksionit të BBVK, duke theksuar se nuk kishte pasur mundësi të mjaftueshme për të treguar historinë e saj personale. Ajo gjithashtu kritikoi opinionistet Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari, duke i akuzuar për qasje të njëanshme dhe mungesë empatie. Shkurta ironizoi duke thënë se shpreson që “Big Brother VIP Albania” ta vlerësojë. Pas kësaj, moderatorja Jonida Vokshi i tha se duhet të ishte më mirënjohëse në jetë dhe e ftoi të largohej nga studio. Disa ndjekës bien dakord me Jonidën, ndërsa të tjerë e kanë kritikuar për faktin që, sipas tyre, ajo e përzuri Shkurtën nga studio në mënyrë të pasjellshme.