Metropolitan

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Ndoshta një nga gjërat që do të mbajmë mend më shumë nga e gjithë dasma e Marinës është Luana.

Siç ndodh rëndom në dasma (ku nusja merr rëndësinë vetëm në pesë minutat e para të hyrjes në sallë), Luana me grimin e tej-rënduar dhe fustanin e shkëlqyeshëm gjysëm-transparent që nxirrte në pah asetet e saj të bollshme, u bë ajo “vajza seksi” që të gjithë mezi presin ta shohin kur ngrihet në valle apo kur ecën për në banjo.

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Por ajo që goditi shumë njerëz dhe ndjekës të moderatores në Instagram, ishte ekzagjerimi në të gjithë paraqitjen e saj e sidomos në grim. Video ku ajo lyhet me shkëlqim në pjesën e kraharorit nga asistentë të grimieres së famshme Sellma, u kritikua nga dhjetëra vetë të cilët shprehën habinë se përse ish-velina e Fiksit kishte kaq nevojë të mbulonte e të transformonte fytyrën e saj.

 

Magic Purple ? by super talented @sellmakasumoviq @kacilleshi @hudabeauty

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Luana, siç thotë një shprehje angleze “went all out” dhe kapi ekstremin e grimit të rënduar, duke xixëlluar që nga këmbët e deri tek kapakët e syve, ku mbizotëronte një lelja e fortë e shkëlqyeshme. Shtoji këtu edhe qerpikët e shtuar, extensions të flokëve dhe lentet me ngjyrë të hapur dhe Luana dukej vite-dritë larg nga ajo çfarë ne mbajmë mend, të paktën nga postimet e disa ditëve më parë.

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Por moderatorja e “Pa Limit” nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka ndjekur një rrymë që prej disa vitesh po bën namin në rrjete sociale, falë partizanëve të saj Huda Kattan (blogerja dhe grimierja me 21 milionë ndjekës) dhe Kim Kardashian.

 

????

A post shared by Huda Kattan (@hudabeauty) on

Kjo është rryma e make-upit të rënduar, e një make-upi që nuk synon nxjerrjen në pah të tipareve që ke, por transformimin e fytyrës, duke të dhuruar një pamje gati të padallueshme edhe nga vetë nëna jote.

 

#repost @littledustmua Eyes wide shut #hudabeautyliquidmatte in Famous with #hudabeautylipstrobe in Mystical on top

A post shared by Huda Kattan (@hudabeauty) on

Me qindra-mijëra vajza nga e gjithë bota tregojnë në internet se si kanë arritur të shndërrojnë fytyrën e tyre vetëm falë grimit dhe një proçesi shtresëzimi me shumë produkte që nis me kremin e ditës, vazhdon me kremin primer,më pas me kontur, krem pudër (të na ndjeni nëse ngatërrojmë renditjen), më pas me highlight, pudër dhe në fund edhe me një spray fiksues. Pra 6 shtresa mbi lëkurë: mund të themi që është krijuar një lëkurë të re.

E më pas tutorialet vazhdojnë të të shpjegojnë se si të zmadhosh sytë, si të zgjasësh qerpikët, si të frysh buzët duke vijëzuar jashtë konturit, si të shtosh vetullat me laps dhe në përfundim, vajza që të përshëndeti në fillim të videos, zhduket. Shfaqet një vajzë tjetër e palëvizshme, si kukullat e dyllit në muzetë e Madame Tussaud. Ajo lëviz vetëm pak lehtë kokën anash. Në fytyrën e saj humb çdo shprehi. Asaj nuk i shkon më të qeshë, ajo nuk qan dot sepse ka laps, rimel e qerpikë fallco për të ruajtur, ajo nuk mund të nervozohet pasi nga mimika mund të humbë vijëzimet e konturit dhe mos o Zot nëse shan. Do të shëmtohej!

Këtë lloj vajze të grimuar që po promovohet aq shumë, nuk di se ç’ta bësh. Në një diskotekë të errët asaj do t’i humbe shkëlqimi dhe do t’i shkojë dëm gjithë përgatitja, në një kafe ajo do të stononte, në shtrat me të dashurin e saj, grimi do të ishte i tepruar dhe mund t’i neveritej partnerit (Gërmo të puthësh!).

Kjo vajzë rri mirë vetëm në foto Instagrami, e kënaqur me like-s të njerëzve që nuk e njohin dhe i bën nder Huda-s e shoqeve të saj të cilat po bëjnë miliona duke promovuar produkte grimi të panevojshme.

Ajo çfarë na shqetëson ne është fakti që mania për t’u transformuar, jo vetëm ka hedhur poshtë rregullat bazë të grimit “të nxjerrësh në pah më të mirën tënde”, por edhe po nxit pasigurinë tek vajzat e gratë që nëpërmjet këtij make-upi të rënduar kërkojnë të fshijnë totalisht atë që u ka dhënë Zoti (ose prindërit) dhe të përftojnë një identitet të ri. Kur e mendon që ky identitet të zgjat deri tek dushi i ardhshëm, tingëllon vërtet absurd.

Edhe kur duket sikur ndihmon, në raste të vajzave që kanë probleme të mëdha me lëkurën e fytyrës (djegie etj), në fakt ajo bën efektin e kundërt: Luan rolin e një “Fantazme opere’ që do të tërheqë njerëzit me maskë, duke refuzuar të pranojë pamjen e vërtetë.

Por ajo çfarë duket më e tmerrshme në të gjithë këtë mani për grim të rëndë, është promovimi i femrës “plastike”, që dikur në Shqipëri ne e identifikonim vetëm me nusen, e cila rrinte e ngrirë në krye të tavolinës, e grimuar, e rënduar, nuk hante, nuk pinte dhe vetëm mbante sytë ulur. Ky lloj grimi të flet për një femër që shpenzon kohë të gjatë përpara pasqyrës për t’u imponuar me pamje tek bota dhe jo me mendjen e saj.

Fatmirësisht rryma Huda & Friends e ka më të madhe ndikimin tek vendet në zhvillim që kërkojnë të identifikohen me bukurinë dhe pasurinë si edhe tek vendet e Lindjes së Mesme. Ndërkohë që bota perëndimore, po bën çmos të promovojë idenë se bukuria është shumë dimensionale dhe nuk gjykohet vetëm në bazë të një simetrie në portret.

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Përgjigjen më të mirë, perëndimi na e dha së fundmi me reklamën e parfumit “Miss Dior”. Reklama në formën e një filmi të shkurtër ka si protagoniste aktoren e Hollivudit, Natalie Portman e cila nën pyetjen “Çfarë do të bëje për dashurinë?” brenda 45 sekondash, shfaq gjithë dimensionet e një femre të dashuruar (pasionante, e çmendur, e zemëruar, e lënduar, hakmarrëse) dhe në fund të filmit, portreti i saj, i pastër, me pak prekje buzëkuqi dhe flokë të çregullt, me ato sytë fiksues teksa pyet “And you, what would you do for love”, të mahnit.

Luana, Huda Beauty dhe Natalie Portman!

Prandaj edhe mori mbi 17 milionë klikime vetëm javën e parë. Dhe njerëzit thanë: “Ah sa e bukur Natalie!”

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë

 

REELS

Në një botë ku gjithçka ekspozohet, luksi i vërtetë është të mos kesh nevojë të shfaqesh. @echelonet u shërben individëve dhe bizneseve që kërkojnë zgjidhje të zgjuara, të sigurta dhe të personalizuara - pa vëmendje të panevojshme. Nga udhëtimet private dhe mikpritja luksoze, te pronat e përzgjedhura, zhvendosjet ndërkombëtare dhe menaxhimi i stilit të jetesës, çdo shërbim ndërtohet mbi një parim të vetëm: klienti mbetet i mbrojtur, i qetë dhe në kontroll. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Viena zgjohet me Krishtlindje të Bardha pas 28 vitesh

👰🏻‍♀️ Çdo fillim i bukur meriton një fustan po aq të bukur. Koleksioni i ri i nuseve @eleonor_couture_ 2026 është krijuar për momente të paharrueshme dhe për emocione që mbahen mend gjithë jetën. ✨ ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@marsey.al është për ato që e dinë çfarë duan nga stili i tyre. Për silueta që ndihen mirë, detaje që bien në sy pa zhurmë dhe veshje që ecin në të njëjtin ritëm me ty. Këtë sezon, koleksioni i Marsey vjen me 30% ulje - një arsye më shumë për të zgjedhur veshje që i qëndrojnë kohës, jo trendeve. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Gati për festat, por pa çantën e duhur? @opal.shop.albania ka publikuar koleksionin që e bën çdo look të duket i menduar deri në fund. 👛

Këtë sezon, teksa zgjidhni dhuratën perfekte për familjarët apo njerëzit e zemrës, @luxurybox.vsh ju dhuron edhe juve diçka të veçantë: një dhuratë argjendi falas në çdo porosi. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

@optika_shqiptaro_gjermane vlerësohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Me çmimin “Të Pakapshmit” Një nderim për vizionin e guximshëm, inovacionin dhe standardet e larta Gjithmonë një hap përpara, duke vendosur kufij të rinj në fushën e optikës 👓

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕