Victoria Beckham drejton një kompani mode, por mbi të gjitha është nëna e 4 fëmijëve.
Si dreqin mund të gjesh kohë për t’u stërvitur, kur duhet të çosh fëmijët në shkollë në 8 të mëngjesit dhe pastaj të shkosh në zyrë?
Victoria Beckham-i tregoi për “Sunday Times” disiplinën e përditshme të cilën nuk e shkel kurrë dhe është, si thuhet, e frikshme! Por si tjetër mund të mbash edhe familjen, edhe biznesin, edhe formën fizike?
“Zgjohem goxha herët, rreth orës 6 dhe bëj stërvitje para se të zgjohen fëmijët. Pastaj u jap mëngjesin atyre dhe David-it dhe i çoj në shkollë. Pas kësaj, bëj edhe një orë tjetër stërvitje, para se të shkoj në zyrë. Jam shumë e disiplinuar, duhet të jem e disiplinuar.”
Por koha në palestër është për të momenti i vetëm me veten; askush nuk lejohet të hyjë. Nëse do t’i lejonte, do të kishte njerëz që hynin e dilnin me laptopë duke ia prishur qetësinë e paktë.
“Askush s’mund të hyjë në palestër, askush s’më ndjek aty me laptop. Nëse rri ca si shumë në kuzhinë, shikoj laptopë që më afrohen. Është gjithmonë dikush që do t’i konfirmoj diçka, që t’i firmos diçka. Askush veç fëmijëve nuk guxon të hyjë në palestër.”
Victoria tregoi se, pavarësisht kohës së ngjeshur, familja e saj është shumë e lidhur dhe kalojnë kohë shumë të bukura bashkë. Ndoshta nuk kanë kohë të dalin me shoqërinë, por dalin familjarisht dhe kjo është shumë e rëndësishme.
“Unë dhe David nuk udhëtojmë kurrë në të njëjtën kohë. Dhe kjo na shpërblehet, me të vërtetë. Jemi një famije shumë e bashkuar. Ne kalojmë goxha kohë bashkë, qeshim. Fëmijët kanë shumë humor. Edhe David mund të bëjë humor të paparë, edhe pse s’ta pret mendja. Brooklyn të mek fare. Secili në mënyrën e vet. Janë fëmijë të lumtur.”