Metropolitan

Urdhëron mbretëresha Elizabet: Duam dasmë si të Xhensilës dhe Besit!

Urdhëron mbretëresha Elizabet: Duam dasmë si të

Ekonomiste me profesion, Anisa S. Kushta ka bërë për vete gati 3000 ndjekës në faqen e saj në Facebook, me batutat dhe postimet plot humor që kryesisht i drejtohen fenomeneve të përditshme të jetës shqiptare. Këtë rradhë, ajo kaloi limitin e postimeve të shkurtra alla-Twitter, duke postuar një lajm-parodi mbi ngjarjen më të përfolur të showbizit gjatë verës: Dasma disa- ditore e Xhensilës dhe Besit.

Zhurmën e madhe që u krijua dhe mbulimin minutë-pas-minute të dasmës së ish-aktorit të "Portokalli" me këngëtaren, Kushta e hiperbolizoi me humor shumë të hollë duke e çuar deri në veshët e Mbretëreshës Elizabet. Për më shumë lexoni shkrimin në vijim.

                                                                            ***

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elisabeta e disata në numër, e mahnitur nga detajet dhe atmosfera ne dasmën e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezait, ka bërë për një pound të gjithë organizatorët e deri më tanishëm të dasmave të organizuara nga Buckingham Palace, ndërkohë që ka bërë jo për 1, por për 0.5 pound, nusen Camilla pasi kjo e fundit nuk i kish bërë like fotove të dasmës së çiftit shqiptar në portalet shqiptare. Xhelozia e Camillës nuk është çështje e panjohur në B.Palace e jo vetëm dhe Mbretëresha i ruhet një prishje marrëdhëniesh mes pallatit mbretëror dhe pallatit të brigadave për shkak të xhelozisë së nuses së saj tashmë disavjeçare.

Por, për t'u rikthyer tek dasma e shumëpërfolur e artistëve shqiptarë, menjëhere ajo ka vënë në lëvizje mazhordomë, sekretarë, këshilltarë, kuçin, maçin e bijtë e tyre të vihen në kontakt me përfaqësues të çiftit në Shqipëri për t'u interesuar rreth detajeve të dasmës dhe nëse mund të përdornin të njëjtat burime në dasmën e çerrit Harry. Agjentë të inflitruar janë inflitruar në mënyrën më të infiltrueshme të mundshme që të pyesin edhe për shijet e gatimeve që janë servirur në dasëm. Jo mbretëresha vetë, por princi 'Ish burri i Dianës', mësohet të ketë sharë ndër dhëmbë me fjalë të pahijshme portalet shqiptare që jepnin titujt: 'Ja pjata e parë në dasmën e Bes Kallakut’, ‘Ja dhe e dyta’, ‘E treta…’ por pa dhënë sqarime të detajuara edhe në anglisht të asaj çfarë ishte servirur në pjatë.

Ndërkohë Camilla ka sharë po aq pahijshëm sa i shoqi kur ka marrë vesh se dasma e Besit dhe Xhensilës kish pasur tre ceremoni. Nëse do të vendosej për po kaq ceremoni në dasmën e Harryt, do ti duhej të përgatitej mirë pasi tashmë, në moshë më të thyer se sa kur ishte në moshë të thyer, nuk i mbanin më këllqet.
Çfarë i ka tërhequr më shumë vëmendjen Mbretëreshës Elisabet ka qenë vallja Kryemadhi-Veliaj. ‘Oh, my Gosh!’ mësohet të jetë shprehur e mahnitur mbretëresha. Me siguri sharmi i dy valltarëve dhe lëvizjet zhdërvjellëse të trupave të tyre e kanë bërë atë të mendojë se 2 politikanët shqiptarë vinin nga tjetër planet. Ajo ka urdhëruar këshilltarët e saj të kontaktojnë me Kryetarin e Bashkisë Londër dhe një kryetare partie çfarëdo nëpër Mbretërinë e Bashkuar për ti futur në një kurs të avancuar vallesh shqiptare. Albi Nako mësohet të jetë i kontaktuari i parë shqiptar, në cilësinë e koreografit të dasmës. Pritet të kontaktohet Shef Titi-zbulim i Çmendina Dublimsi kuzhinier.

Aurela Gaçe ka qenë një tjetër personazh në vëmendjen e veçantë të mbretëreshës. Në fillim ajo mendoi se Tina Turner ish ftuar në dasëm por ndërkohë që, me habi, po interesohej rreth faktit se pse Tina po këndonte labçe ulur këmbëkryq, është informuar nga Camilla se në fakt këngëtarja në video ishte Aurela Gaçe, një personazh mjaft karizmatik në Shqipëri. ‘Oh, lucky them’, mësohet të jetë shprehur Elisabeta e disata në numër. Pas kësaj, menjëherë mbretëresha i ka bërë folloë në instagram llogarisë së këngëtares shqiptare me origjinë nga Vlora. Kjo e fundit, Vlora, është caktuar nga Mbretëresha si destinacioni i ardhshëm i muajit të mjaltit të ardhshëm për dhëndrrin e ardhshëm, Harry.

Por, pse kjo vëmendje e mbretëreshës ndaj kësaj dasme? Si i njeh ajo Besin dhe Xhensilën?

Besi dhe Xhensila nuk janë në fakt aspak të panjohur për familjen mbretërore. Mësohet se më të vegjlit e shtëpisë, princi George dhe princesha s’i mbaj mend emrin, pasi hanë trahananë e gjyshes, çdo mëngjes, hapin tv në stacionin famëmirë BBF nga ku janë njohur me këngëtaren. Suksesi i saj dhe interesimi për jetën e saj jo vetëm artistike por edhe private, ka prezantuar familjen mbretërore me Besin, djalin gazmor të Portokalli.

Disa herë, familja është mbledhur të dielave në mbrëmje për të ndjekur shown humoristik dhe mësohet se mendimi i parë që u ka ardhur në mendje ka qenë: ‘ha, ha, ha, humor shqiptar’.

Ndërkohë Shqipëria përgatitet për bujën e një tjetër dasme përrallore.

A ka ajo, Mbretëresha Elisabet e disata në numër, po kaq interes edhe për dasmën e shumëpritur Marina vs Getoari, të kuotuar si dasma e vitit nga bookmakersat? Të shohim...

REELS

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Vetes apo njerëzve të dashur? 👀 S’ka rëndësi…Dhurata më e bukur këtë fundvit është energji & mirëqenie në SunRide. SunGiving Tree është plot surpriza dhe promocione. Mund t’i blini lehtësisht në studio ose në linkun në bio në @sunride.al

. . Video Credits: @bhavithamandava

Lëkura jote meriton kujdes që shkon përtej sipërfaqes. ✨ Mezoterapia për sytë, fytyrën dhe qafën në @estetikinternationalalbania ju rikthen freskinë, ndriçimin dhe shëndetin e lëkurës në mënyrë natyrale. Bukuria nuk ka nevojë për ekzagjerim, vetëm për kujdesin e duhur. ℹ️Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Ndonjëherë nuk ka nevojë të ndryshosh asgjë tek vetja - vetëm sytë që të shohin!

Ledian Agallijaj duket se u përpoq t’i shuajë aludimet për një ndarje mes tij dhe Elhaidës. Në një story për Instagram, balerini postoi një video të Elhaidës duke perfomuar dje mbrëmë në skenën e Festivalit të Këngës, shoqëruar me etiketimin e Elhaidës dhe një emoji diamanti.  Elhaida vazhdon të mos e ndjekë Ledianin në Instagram. Përsërisim se mund të jetë thjesht një incident. E ftuar në “The Dalina Show”, Elhaida rrëfeu më shumë për historinë e dashurisë me Ledianin, e cila nisi 3 vite më parë gjatë “Dancing With the Stars”, duke pranuar se lidhja e tyre kishte kaluar vështirësitë e veta.  “Sa herë e shoh, ndonjëherë bëhem egoiste, duke menduar ‘unë bëj skenat, bëj këtë, bëj atë, ti çfarë bën?’ dhe kemi zëniet tona si çdo çift... po sa herë e shoh, ai hyn në të njëjtën dhomë që jam unë dhe i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh, më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, është më e thjeshtë se ç’mendojmë,” tregoi sinqerisht Elhaida duke u përlotur. Për më shumë detaje, linku në Stories. Video Credits: @andiivrapi