Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Dashi dhe Demi

2 Shtator 2017

 

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Dashi dhe Demi
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Dashi dhe Demi

Gushti ishte një muaj i mirë dhe shancet janë që e keni ndjerë pozitivitetin e zhvillimeve të reja në jetën tuaj personale. Ndryshimet që sollën eklipset në jetën tuaj sentimentale, atë të fëmijëve apo miqësisë, do të vazhdoni t’i ndjeni edhe këtë muaj. Shijoni momentet e fundit të qetësisë dy javët e para të shtatorit, sepse në fund do të filloni të ndjeni ritmin e jetës. Kaloni kohë në natyrë, në diell dhe ajër të pastër, sepse duhet të frymëzoheni për kapitullin e ri që do të vijë në jetën tuaj.

Në gjysmën e dytë të shtatorit ndiheni gati për të filluar një detyrë të re në punë. Kjo do t’ju japë liri në proçesin e të krijuarit dhe shancin për të krijuar një emër për veten tuaj. Hëna e re e 19 shtatorit do t’ju japë dritën jeshile për të filuar dhe do të nisni të shihni shumë ndryshime. Kini besim se do të dilni mirë në këtë detyrë dhe mos u stepni nga askush që mendon se është më i mirë se ju. Është e qartë që ju e dini mirë çfarë po bëni dhe kolegët tuaj janë të gatshëm t’ju ndihmojnë.

Ndërkohë Jupiteri do të jetë dhe pak ditë në shtëpinë tuaj të bashkëpunimit dhe martesës, do të largohet në 10 tetor, për të mos u kthyer më deri në 2028-tën. Nëse keni nevojë për dikë që t’ju ndihmojë - një avokat i ri, llogaritar, menaxher, agjent, partner biznesi apo bashkëpunëtorë të tjerë gjejeni pas datës 6 shtator. Mërkuri kthehet në gjendje normale, por jepini disa ditë për të rregulluar orbitën. Ose nëse jeni të dashuruar dhe keni ëndërruar të fejoheni apo martoheni tani, një propozim i bukur ose një dasmë mund të ndodhë në ditët e fundit të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Do të vazhdoni të keni fat në dashuri, por Jupiteri bën ëndrrat realitet në një mënyrë shumë special. Edhe nëse jeni single jeni me fat. Katër ditët e para të shtatorit janë ideale për të gjetur dashurinë. Dy ditë të jashtëzakonshme për dashuri dhe argëtim, pavarësisht nëse jeni të lidhur apo beqarë, do të jenë 15 dhe 17 shtatori. Ajo fundjavë duhet të jetë e magjishme për ju. Siç mund ta shihni, ky është një muaj i ngjeshur me shumë aktivitete dhe kohë për romancë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Dashi dhe Demi

Shumë njerëz e lidhin shtatorin me fillimin e shkollës dhe punës, por jo ju i dashur dem. Ju jeni përjashtimi më i këndshëm i këtij rregulli, pasi shtatori premton të jetë muaji më i mirë për ju, kur vjen puna tek dashuria dhe të shijuarit e kënaqësive të jetës. Shtatori do të kalojë të gjitha pritshmëritë tuaja. Nëse jeni single, duhet të jeni të gatshëm të njihni njerëz të rinj. Engjëjt tuaj do të punojnë shumë që t’ju vendosin përpara një person special që ju kupton në një mënyrë që nuk e keni hasur kurrë më parë me dikë tjetër. Nëse jeni të lidhur, do të rrini pranë partnerit dhe do të forconi edhe më shumë lidhjen tuaj. Do të rrethoheni nga njerëz të dashur dhe miq të mirë, ndaj shtatori do të karakterizohet nga një atmosferë shumë e këndshme.

Blini bileta për një shfaqje të bukur teatrale, shkoni në një event special dhe hani darkë në një restorant romantik. Neptuni do t’i rregullojë gjërat vetëm për ju. Shtatori do të fokusohet tek jeta juaj personale për të balancuar ndryshimet e mëdha që ndodhën në karrierën tuaj një muaj më parë. Mendoni për ndryshime në shtëpinë tuaj, deri në 19 shtator është periudha ideale. Edhe ndryshimi i ngjyrës në një faqe muri mund t’ju ngrejë moralin. 21 shtatori, plus/minus 4 ditë mund të sjellë lajme të reja për shtëpinë dhe familjen. 7 shtatori plus/minus 4 ditë mund të sjellë lajme të reja në aspektin e karrierës. Kjo si pasojë e eklipseve që ndodhën në 7 dhe 21 gusht. Ndonjëherë ndryshimet vërehen një muaj më pas, me një tolerancë prej 4 ditësh. Gjysma e dytë e muajit do të sjellë lajmet më të mira. Një dashuri e re do të fillojë të rritet dhe të bëhet e dukshme. Qarkoni 15 shtatorin se do të jetë një ditë e artë. Afërdita, planeti yt në pushtet, do të marrë një rreze elegante nga planeti i madh i fatit të mirë, Jupiteri.

Nëse nuk po paketohesh për të ndryshuar shtëpi, një festë që do të organizosh në shtëpi (jo klub apo restorant) do të jetë një sukses i madh, kështu që mund të konsideroni të ftoni miq gjatë asaj fundjave. Aftësitë tuaja zbavitëse do të jenë mbresëlënëse. Hëna e re, 19 shtatori, është kur do të shihni forcën e plotë të aspekteve romantike në lojë. Rrallë keni pasur një perspektivë kaq të fortë për të gjetur dashurinë tuaj të vërtetë. Çdo planet do të veprojë si një i afërm i dashur që dëshiron t'ju bashkojë. Por Saturni do të jetë në vështirësi, kështu që mund të shqetësoheni për paratë kur vendosni për ngjarjet që do të merrni pjesë. Nëse jeni ftuar në një dasmë, mendojeni mirë dhuratën.

Merrni diçka që do të prekë zemrën e dhëndrit dhe nuses, pak rëndësi ka sa keni shpenzuar për të. Gjysma e sistemit diellor do të jetë vendosur në mënyrë të tillë për të sjellë dashurinë që keni kërkuar në jetën tuaj. Do të ndjeni veçanërisht ethet e dashurisë javën e fundit të shtatorit. Të lidhur, të martuar apo beqarë, planetet po mendojnë vetëm për ju.