Ajo ka nisur xhirimet për këngën e saj më të re që pritet të publikohet së shpejti. Këtë herë bukuroshja ka preferuar të bashkëpunojë me artistët Real 1 dhe Dj Blunt, duke synuar kështu suksesin edhe në Kosovë.
Nga fotoja e postuar në Instagram duket se pjesë e klipit do të jetë edhe motra, Marina, e cila sapo ka përfunduar sezonin special të emisionit "Procesi Sportiv".
Kjo do të jetë kënga e tretë që moderatorja do të prezantojë për publikun pas "Tërbohu" dhe baladës "S'do ta besojë" të cilën e shoqëroi edhe me një klip.
Në fakt kritikët kanë qënë të shumta në dy projektet e mëparshme të Luanës megjithatë ajo nuk ka mohuar asnjëherë se muzika për të është pasion që në fëmijëri.
