Zihemi me të dashurin me SMS
Telefoni është fajtori kryesor i vonesave tona në tualet dhe ky është “sekreti” që të gjithë e dimë por bëjmë sikur s’e dimë. Por mbi çdo hutesë tjetër që na jep telefoni, komunikimi me njerëzit në Whatsapp, Messenger apo Viber është më problematiku. Bisedat janë gjithmonë kaq të rëndësishme dhe interesante, edhe sikur të jeni duke folur për fustanin e ri që ka blerë shoqja e ngushtë apo duke sharë dikë që e keni antipati të dy.
Flasim në telefon me dikë
Duke qenë se telefoni është bërë shoku ynë i ngushtë dhe i vetëm për të përballuar vetminë dhe mërzitinë e të qëndruarit 20 min-1 orë në WC, gjasat që dikush të të marrë në telefon pikërisht atëherë dhe ty të të duhet t’i përgjigjesh, janë të mëdha. Momenti i sikletshëm kur të duhet të shkarkosh ujin është një sfidë më vete. Si mund t’i thuash tezes nga Anglia se nuk flet dot, sepse je në banjo?
Shikojmë serinë e re të “Game of Thrones” ndërsa të tjerëve po u shpëton
Nuk ka vend më të rehatshëm për të parë filma. Je vetëm, në qetësi dhe kapin mirë valët e Ëi Fi-së që zakonisht gjendet në koridor. Prandaj merr kufjet dhe shikon ndonjë video, ndërsa të tjerët i bien derës dëshpërimisht, por ti nuk dëgjon ose bën sikur nuk dëgjon.
Shikojmë veten lakuriq në pasqyrë
Banjoja ka gjithmonë ndriçim shumë të mirë natyral nga dritarja dhe tek pasqyra e saj të duket vetja më i bukur. Pastaj mund të shikosh veten lakuriq për qejfin tënd, pa të ngarë njeri dhe pa frikën se dikush do të hapë befas derën. Dhe t’ia bësh qejfin vetes për hiret që të ka falur natyra. (Psikologët thonë se nga brenda, ne e njohim veten më të mirë dhe më të bukur se ç’jemi.)
Shtrydhim çdo puçër dhe pikë të zezë/ heqim vetullat
Sikurse përmendëm më sipër, drita aty është thjesht e shkëlqyer, pra mund të shikosh çdo puçër apo pikë të zezë që në ndriçim normal nuk dallohet. Nuk ka asgjë më joshëse se të shtrydhësh puçrat apo pikat e zeza, armiku i përbotshëm i shekullit të 20-të, fiksimi i fetishistëve dhe njerëzve normalë.
Selfie
Me kategorinë e re “bathroom selfie” (selfie në banjo) na është dhënë liria të bëjmë 300 selfie para pasqyrës në banjo, të postojmë 10, por prapë s’e kemi të drejtën ta lëmë dikë të presë vetëm sepse s’kemi gjetur këndin e duhur.
Masturbojmë
Vërtet sipas studimeve, burrat masturbojnë më shumë (rreth 95% në krahasim me 81% të grave) por e rëndësishmja është se të gjithë masturbojmë. Vendi më i mirë? Përveç dhomës së gjumit, tualeti. Pas dushit apo thjesht, kur të jemi në qejf, përkëdhelemi paksa më shumë se zakonisht.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.