Shendeti i Gruas

Gjithçka që duhet të dini për kistet në vezore

14 Gusht 2017

 

Gjithçka që duhet të dini për kistet në vezore

Për shumicën e grave, kur marrin vesh se kanë një kist shqetësohen menjëherë. Ndonjëherë thjesht fjala kist të bën të mendosh për të gjitha llojet e sëmundjeve që mund të kesh. Shumicën e rasteve ama, kistet nuk janë shkak për t’u shqetësuar. Më poshtë gjeni gjithçka që duhet të dini për kistet, për të mos ngatërruar të vërtetën me thashethemet.

Shumica e kisteve janë normale, të padëmshme dhe funksionale
“Vezoret janë struktura cistike. Ashtu funksionojnë,” thotë Dr Karen Morton, gjinekologe. “Fjala kist është thjesht një fjalë që përshkruan diçka që përmban lëng, dhe në varësi të ditës së ciklit, mund të gjeni kiste në vezore.”

Në gratë që menstruojnë, vezoret janë plot me vezë të pamaturuara, njëra prej të cilave piqet çdo muaj. Kjo ndodh në fashën kohore të 14 ditëve në një strukturë të quajtur folikul, përpara se të lëshohet për fertilizim.

Ngaqë folikula është e mbushur me lëng, teknikisht quhet kist. Arrin  përmasat e 3cm në momentin që shpërthen. Shumicën e rasteve, struktura zhduket pa shkaktuar simptoma.

Gjithçka që duhet të dini për kistet në vezore

Ndonjëherë shkaktojnë probleme
Tek tuk, folikula nuk arrin të shpërthejë. Normalisht, një problem i tillë vetëzgjidhet brenda disa javësh, por nëse kisti arrin një madhësi të caktuar, mund të ushtrojë presion në organet fqinje. Kështu, bëhet shkaktar i dhimbjes gjatë seksit.

Siç shpjegon dhe Dr. Morton: “Ndodh shpesh që gratë shkojnë tek mjeku dhe zbulojnë në skaner një folikul plot me lëng ujor me diametër rreth 5cm. Është thjesht një vezë që harroi të shpërthente dh prandaj e quajmë ‘kist i thjeshtë’. Në shumicën e rasteve, zhduken vetë dhe një tjetër skaner e vërteton këtë.”

Në raste të tjera, kistet mund të jenë ermoide dhe endometriale.

“Ajo që njohin shumica e njerëzve është kisti dermoid, i cili përbëhet nga qeliza të lëkurës dhe përmban flokë, dhëmbë ose qelb. Kistet endometriale, të quajtura endometrioma, shpesh quhen kiste çokollatë. Këta lloje kistesh janë më të shpeshtë në gratë që kanë  veshje uterine në vezore. Është shumë i dhimbshëm,” thotë Morton.

Gjithçka që duhet të dini për kistet në vezore

Simptomat variojnë sipas kistit
Edhe pse shumë kiste nuk shkaktojnë simptoma, të tjerë mund të shkaktojnë dhimbje në fund të kurrizit, vështirësi në urinim, çrregullim cikli, të vjella dhe marrje mendsh. Këto simptoma zhduken, në momentin që kisti zhduket vetiu.

Në rastin e kisteve dermoide, mund të mos i vini re pa bërë një skaner. Dhe me kalimin e kohës mund të ketë komplikacione.

“Mund të kalojnë vite pa psur probleme dhe krejt papritur jeni duke shkuar në urgjencë. Ngaqë janë të rëndë, mund të përdridhen dhe bllokojnë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar dhimbje të forta barku. Është patjetër i nevojshmëm një operacion për të hequr kistin,” shpjegon Morton.

Kistet endometriale nga ana tjetër dallohen më lehtësisht, pasi janë të lidhur me endometriozën dhe shkaktojnë perioda të dhimbshme. Nëse nuk trajtohet, ky lloj kisti mund të shkaktojë infertilitet dhe dhimbje kronike të legenit.

Janë shqetësues nëse keni kaluar menopauzën
Kistet tek gratë e reja në moshë janë beninje, ndërsa tek gratë më në moshë kistet kanë më shumë shanse për të qenë malinje.

“Dr Morton thotë: “Gjetja e një kisti ovarian në një grua në moshë kërkon analiza të mëtejshme për t’u siguruar që nuk është malinj. Zakonisht gratë paraqiten tek mjeku me simptoma të vakëta dhimbjeje barku dhe ndihet sikur nuk keni tretur ushqimin e mbrëmshëm. Diagnostikimi i kancerit në vezore është më i vonë se i kancerëve të tjerë.”

Burimi: Net Doctor