
Sezoni i eklipsit është kthyer sërish dhe kjo do të thotë që ju do të keni një shans që të rikonsideroni se si po proçedon jeta dhe të bëni rregullimet që mund t’i ndjeni të nevojshme. Eklipset këtë muaj janë të drejtuar nga ju, sepse e para: me 7 Gusht, një eklips total hënor do të bjerë në shenjën tuaj të kundërt Ujorin, duke theksuar marrëdhënien tuaj me një partner me të cilin jeni angazhuar ose doni të angazhoheni, së shpejti. Ky person mund të jetë dikush nga bota e biznesit ose nga jeta dashurore. Do të jeni në ankth që gjerat të finalizohen, por duhet ta merrni me avash.
Mërkuri do të jetë në prapavijë në 12 Gusht deri në 5 shtator, kjo nuk është një kohë në të cilën duhet të firmosni letra të rëndësishme ose të bëni ndonjë lajmerim dramatik. Nëse doni të dilni nga një marrëdhenie tani, mundeni dhe do te jetë vendimi juaj. Si do të dalin gjërat do të varet se si ato po ecin të gjitha së bashku, deri në këtë hënë të plotë 7 Gusht, e cila do të sjellë një kulm të këtyre kushteve. Saturni do të jetë i pozicionuar këndshëm në këtë eklips, kështu që rezultatet me rreze të gjatë janë pothuajse të garantuara nga përpjekjet tuaja. Nëse jeni të lumtur në çift dhe shpresoni të fejoni ose martoheni ose në punë, nëse doni të vendosni një marrëdhënie zyrtare në biznesin tuaj, si përshembull duke firmosur letra, eklipsi do t’ju bëjë të lëvizni. Eklipset janë të njohur për të levizur oraret përpara shumë shpejt, pothuaj në moment, shpesh për shkak të eventeve të jashtme që operojnë tek ju në të njëjtën kohë, por kjo nuk ka të bëjë me asgjë që ju keni bërë ose planifikoni të bëni.
Ato evente të jashtme shkaktojnë një zinxhir eventesh që vijnë drejt e tek ju. Pothuajse të gjithë Luanët do të përfitojnë nga eklipsi i 7 Gushtit duke përdorur talentin e tyre në një fushë të artit të komunikimit, për Jupiterin, dhënësin e dhuratave dhe fatit, do të bashkohet në eklips. Ju mund të shkruani, editoni, flisni ose përdorni këtë energji në një mënyrë tjetër, duke u përfshirë në median sociale ose teknologji të re. Fotografia është të shkruash me dritë dhe përfshihet këtu. Ju mund të punoni me një dorëshkrim, ose të jepni një fjalim referues. Ose, ju mund të sillni një aplikacion të ri në treg, duke zbuluar një faqe të ridizenjuar, ose rinovim duke punësuar inteligjencë artificiale për biznesin tuaj.
Mund të vendosni të keni një fëmijë dhe të filloni procesin, ose mund të shihni ecurinë e fëmijës tuaj dhe të ndiheni krenare për punën që keni bërë. Në punë, kreativiteti juaj do të jetë kaq i lartë sa do t’i mahnisni klientët tuaj. Përtej gjithë këtyre zhvillimeve yjore, më e rëndesishmja do të jetë që të tregoni sa larg keni shkuar. Keni qenë kaq të fokusuar në atë që keni bërë, sa shpesh harroni të ktheni kokën pas dhe të shihni sa larg keni shkuar. Mendoni gjëra të mëdha dhe tregohuni guximtarë, muaji gusht është një muaj i bukur.
Për 2 vitet e fundit, eklipset kanë qendruar tek Virgjëresha dhe Peshqit (2015-2016 dhe i fundit në Shkurt të 2017-ës). Këto eklipse ju detyruan ju të ndryshoni stilin e jetesës dhe të dilni nga rutina në të cilën kishit rënë. Ekipset duan të na zhdërvjellësojnë dhe të na ndihmojnë të provojmë gjëra të reja. Ndonjëherë kjo mund të jetë edhe e vështirë, por këtë muaj, eklipset për ju do të jenë shumë miqësorë, madje dhe të butë si asnjëherë.
Seritë e reja të eklipseve nuk do të jenë më tek Virgjëresha dhe Peshqit por do të kalojnë nga Ujori tek Luani, duke ndriçuar kështu shtëpinë e shëndetit, punës dhe mendimeve tuaja. Eklipset do të vinë të ndara me diferencë 2 javore. Universi e di se kaq shumë ndryshime njëherësh janë paksa të vështira për tu përballuar. Eklipsi i parë do të jetë në 7 gusht, hëna e plotë tek Ujori do të sjellë si rezultat një projekt të ri pune. Ky projekt është me shumë rëndësi për karrierën tuaj dhe eventet që do të ndodhin pranë këtij eklipsi do të kenë peshë në të ardhmen tuaj.
Duket se do të paguheni mjaft mirë për punën që do të bëni dhe shumë shpejt do të shihni rezultatet e lodhjes suaj. Urani, planeti udhëheqës i Ujorit do të jetë shumë miqësor me Saturnin, planetin që ju ndihmon të ndërtoni një siguri afatgjatë, kështu që gjëra të mira ju presin plot. Kur ky eklips të ndodhë do të jeni në fund të një kontrolli mjekësor, ose në fund të terapive që mund të jeni duke bërë. Nëse këto kohë keni qenë të shtruar në spital, shumë shpejt do të ktheheni në shtëpi shëndoshë e mirë. Këtë muaj, planeti juaj udhëheqës, Mërkuri do të jetë në prapavijë që nga 9 gushti deri në 5 shtator, duke e bërë kohë jo të përshtatshme për të firmosur marrëveshje apo kontrata të çdo lloji.
Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre, kështu që merrini me qetësi. Zakonisht, kjo periudhë e vitit është e qetë, kështu që për të tilla çështje filloni dhe merruni pas 5 shtatorit. Duket se Mërkuri është në periudhën e tij më të egër dhe më të pakontrollueshme, kryesisht gjatë datave 12 gusht deri në 5 shtator. Përsa i përket udhëtimeve, mund t’i bëni dhe gjatë kësaj kohe, por sigurohuni të merrni me vete pashaportat dhe kujdes mos harroni pajisjet elektronike. S’do të mund të bëni pa to. Bisedat konfidenciale, sekretet dhe gjëra që ju preferoni t’i mbani ende për vete do të jenë çështja kryesore e Hënës së re të 21 gushtit. Ju mund të filloni të punoni në lançimin e një produkti të ri sfidues dhe këtë do ta mbani sekret deri në atë kohë.
Një përfitim tjetër që mund të merrni nga eklipsi diellor i 21 gushtit, i cili do të sjellë fillime të reja, është të konsultoheni me ndonjë terapist për probleme që iu kanë shqetësuar së fundmi.
Pavarësisht se si do ta përdorni, eklipsi do të jetë spektakolar atëherë kur Dielli dhe Urani do të jenë në harmoni të shkëlqyer, duke ju sjellë gjëra të reja që as i keni menduar.
Nëse do t’ju duhet të punoni do ta bëni në prapaskenë. Projektet tuaja duan që ju të mendoheni, kështu që merrni kohën që ju duhet. Koha perfekte për të qenë gati do të ishte nga 5 shtatori deri në 22 tetor.Nga e gjithë kjo periudhë, data më e mirë është 15 shtatori.
Nëse po shpresoni të merrni ca pushime javën e fundit të gushtit, yjet po shkëlqejnë në sekorin tuaj të miqësisë, kështu që nëse s’keni një partner, miqtë do të donin shumë të udhëtonin me ju. Ose ndoshta mund të shkoni diku tjetër për të vizituar një mik/mikeshë në fund të muajit. Për të pushuar, zgjidhni një vend të qetë dhe me diell, ku të lexoni në paqe teksa shijoni një çaj të ftohtë.