Keshilla Arredimi

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin të huajt

1 Gusht 2017

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Turistët e huaj s’kanë faj që humbasin toruan kur hyjnë në komplekset, qendrat, baret dhe restorantet shqiptare.

Kompanitë shqiptare po investojnë për ta ndërtuar gjithçka në standarte të një niveli me botën. Kur vjen fjala për të ndërtuar qendra tregtare, komplekse, hotele apo bare dhe restorante, investitorët më të rëndësishëm e dinë se çdo detaj duhet t’i përshtatet konceptit të kompanisë.

Zgjedhja e pllakave, tualeteve, mobiljeve dhe elementëve të tjerë është më e vështirë se ç’mund ta imagjinojmë. Sepse si për të shitur rroba, ashtu edhe për të siguruar komoditetin maksimal në fjetje dhe ushqim, klisheja e vjetër: “detajet bëjnë diferencën”, ka zënë vend në mendësinë e bizneseve shqiptare, edhe falë këtyre qendrave të reja inovative.

Por mbi të gjitha cilësia; këto ndërtesa të reja në vendin tonë janë dukshëm shumë më të përparuara, sepse kanë ditur ku të zgjedhin. Pse nuk shikojmë më pllaka të thyera, me ato dizajnet e rënda që të lodhin syrin? E keni vënë re komoditetin dhe pastërtinë e tualeteve në baret më të frekuentuara nga turistë dhe vendas? Veshjet e veçanta të mureve, që duket sikur nuk gërvishten kurrë?

Javën e shkuar, ju treguam se në Shqipëri ka ardhur- prej kohësh- emri i madh që ka arreduar disa nga ndërtesat më emblematike të arkitekturës në botë. (shiko këtu).

Ndaj, nuk kishte sesi Porcelanosa të mos ishte zgjedhja e parë e arkitektëve të qendrave më të mëdha në vend, ato që konkurrojnë fuqishëm për nga përmasat dhe prestigji me qendrat e ngjashme në rajon.

Të gjitha këto ndërtesa, të preferuarat e shqiptarëve për argëtim dhe akomodim, janë ndërtuar duke përdorur Porcelanosa.

1.TOPTANI CENTER 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Objekti më i ri në kryeqytet me një arkitekturë fantastike, projektuar nga një prej studiove më në zë në botë ka zgjedhur Porcelanosa për shtrimin e dyshemeve. Të gjithë i kemi parë pllakat gjigande që veshin dyshemetë e kësaj godine. Pllakat janë të një cilësie dhe qendrueshmërie tepër të lartë. 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Madje edhe veshja prej mermeri i ashensorëve janë produkte të firmës më cilësore në treg.  Pa përmendur banjot e mëdha të kompletuara krejtësisht prej tyre, ku dallohen lavamanët e Krion-it të cilat janë në oferte tek Porcelanosa (kliko ketu per te pare lavamanet ne oferte)

2. PALLATET  DELIJORGJI 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Kompleksi i pallateve Delijorgji është një ndër vendbanimet më komode dhe më të parapëlqyera të kryeqytetit. Cilësia e punimeve dhe arkitektura e thjeshtë dhe racionale janë karakteristikat kryesore që i bëjmë këto banesa kolektive mjaft të dëshiruara nga të gjithë ne që banojmë në Tiranë. Dhe një pjesë e kësaj cilësie i dedikohet Porcelanosës si firma që ofroi produktet e saj për veshjen e jashtme të kompleksit. Fasada me veshje tulle është e prodhuar nga Porcelanosa, gjithashtu shumë prej apartamenteve dhe tualetëve janë arreduar me produktet e tyre.

3. BAR “MANGO BEACH” 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Duke qënë se mendja na rri veç tek plazhi po ju rikujtojmë një ndër plazheve më të bukur në Sarandë. Banaku i barit të  “Mango Beach” në Sarandë është i gjithi në Krion ,materiali më inovativ në Shqipëri. Siç mund ta shikoni në foto banaku ka një sipërfaqe të lëmuar dhe një bardhësi intensive të cilat janë karakteristika të Krionit (Njihu ketu me materialin e mrekullueshem Krion)

4. HOTEL “DEMI” 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Një hotel mbresëlënës bashkëkohore, vetëm disa hapa larg nga deti është një ndër destinacionet më të preferuara në Sarandë. Kjo falë luksit dhe komoditetit që ofron ky hotel. Tualetet e dhomave dhe të restorantit janë të mobiluara dhe shtruara me produktet fantastike të Porcelanosës.

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Ju ftojmë të vizitoni Outlet-in ku pllakat fillojnë me 18€/m2 (kliko ketu per te pare ofertat e Porcelanosa-s) Lavamanët prej Krioni dhe shtrimi me pllakat e dimensioneve dhe teksturave të ndryshme i përshtaten shumë mirë kushteve të hotelit.

5. APARTAMENT NË TIRANË 

Zbuluam sekretin e komplekseve dhe bareve shqiptare që çmendin

Ky  apartament elegant dhe plot finesë smund të ishte i tillë pa parketin e Porcelanosës. Divanët me këmbëza metalike dhe mbulim velvet, ndriçuesit Boçi dhe tavolina me syprinë mermeri kombinohen deri në perfeksion me cilësinë e parketit dhe veshjes së murit. Kombinimi i ngjyrave dhe i materialeve janë në përsosshmëri me stilin e përdorur, dhe mund të arrihen me një buxhet të ulët nëse kontrolloni Outletin e tyre (kliko ketu)

Ky është vetëm një ndër apartamentet e arreduara me Porcelanosa në Shqipëri. Marka së cilës iu besua gjithë krijimi i Noor Island-it madhështor në Emiratet e Bashkuara Arabe, është ajo që prej vitesh u jep kuptim shtëpive shqiptare, pa qenë e nevojshme të shpenzosh as 1/10-tat e asaj që do të shpenzonte një sheik.