Nuset janë shumë kreative kur vjen puna tek dasma e tyre, po këto fustane janë jashtë çdo pritshmërie.
Dhjetë gra nga gjithë Amerika konkuruan në 13th Annual Toilet Paper Wedding Dress. Krijuan fustane nusërie të bërë tërësisht nga letër higjenike, gjithsej 247 copë. Konkurentet mund të përdornin ngjitës, skoç dhe fije peri. Çmimi i fitueses arrinte vlerën 10,000 dollarëve.
Fituesja është Kari Curletto, e cila dizenjoi një fustan me një bisht 180cm të gjatë. Fustanet e tjera përfshinin detaje mbresëlënëse si kurora, lule dhe dekorime elegante.
Videon e plotë mund ta shihni këtu.