Miley Cyrus ka qënë në një lidhje të fshehtë me producentin e albumit të saj Bangerz, Mike Will Made-It. Thuhet se janë bashkë prej 9 muajsh.
“Të gjithë njerëzit në rrethin e saj e dinë që Miley ka qënë e lidhur me të, gjatë gjithë kësaj kohe” thotë një burim, ndërsa një tjetër shton, që prodcenti madje i ka fituar zemrën mamasë së Miley-t dhe se ajo e konsideron si të familjes.
Që nga turi i saj muzikor, Cyrus është përpjekur të takohet me Mike Will Made-It sa më shumë. “Ata flasin dhe çojnë mesazhe çdo ditë, gjatë gjithë ditës”-përfundon burimi.
Burimi: Us Weekly