Sipas një aksiome, ekzistojnë 3 breza: një që i fiton paratë, një që i shpenzon dhe i treti që i harxhon të tëra". Gjithashtu thuhet edhe “Unë kam qënë gjithmonë trokë, po ashtu edhe të parët e mi; është me breza”. Nëse ndiheni sikur pasuria është e vështirë për t’u arritur, nuk jeni vetëm. Sipas ekspertëve, ka plot njerëz që mund të jenë milionerë, nëse heqin qafe disa zakone të këqija. Gjithësesi ju mund të jeni skeptikë, dhe me të drejtë. Të qënit i pasur ka kuptim të ndryshëm, për njerëz të ndryshëm. Sipas ekspertëve, ekzistojnë disa gabime financiare, që i pengojnë njerëzit të jenë të pasur.
Çfarë është pasuria?
Vetëm 7% e njerëzve të intervistuar e lidhnin pasurinë me të mira materiale si shtëpi, makina e jahte. Për 33% të njerëzve, të qënit të pasur do të thotë të mos shqetësohesh për rrogën e ardhshme. 26% e përkufizojnë të qënit të pasur, si të paturit e një sasie parash, aq sa të mos shqetësohesh nëse lë punën. Vetëm 17% e përcaktuan termin si të paturit e 1 milioni dollarë ose më tepër dhe 11% deklaruan se një rrogë vjetore me 6 shifra do t’i bënte të ndiheshin të pasur.
Shumica e njerëzve të pasur, nuk e përkufizojnë veten të tillë, pasi kjo ka të bëjë më tepër me mënyrën se si njerëzit ndihen, se sa me sa të mira materiale që posedojnë. Sipas ekpertëve financiarë, ju nuk do të jeni kurrë të pasur, nëse ju pengon njëra nga 10 arsyet e mëposhtme:
1.Shpenzimet e tepërta
Krijoni një buxhet realist, që ju lejon të paguani faturat dhe të investoni në një fond emergjent ose në një llogari pennsioni.
2.Të mos kurseni mjaftueshëm
Nëse doni të krijoni pasuri, kursimi duhet të jetë parësor. Filloni me një fond emergjence. Sapo të keni një sasi të caktuar parash të ruajtura, mund t’i investoni për shkollën apo një shtëpi.
3.Keni shumë borxhe
Disa borxhe paraprijnë suksese financiare (blerja e një prone apo nisja e një biznesi), gjithësesi një kartë krediti ose kredia me interes të lartë nuk është.
4.Nuk keni një plan
Pa një plan të qartë dhe të përcaktuar, të bëheni të pasur do të duket si një ëndërr e parelaizueshme. Kjo do të forcojë justifikimet tuaja për shpenzimet e tepërta dhe për moskursimin. “Ata që dështojnë në planifikim, planifikojnë të dështojnë”. Krijimi i një plani financiar mund të duket i vështirë, por nuk ka pse të jetë kështu.
5.Nuk keni një fond emergjence
Ekspertët thonë se ju duhet rroga e 6 muajve e kursyer, në rast emergjence. Jeta është plot surpriza dhe mos pasja e një fondi, e kthen një situatë të pakëndëshme në katastrofë.
6.Keni filluar vonë
Koha ikën! Fillimi është pjesa më e vështirë. Edhe nëse keni borxhe ose të ardhura të pakta, mund të kurseni diçka, edhe nëse është një sasi e vogël.
7.Më shumë ankoheni se sa veproni
“Nuk fitoj para mjaftueshëm”, “Jetesa është shumë e shtrenjtë”, “Nuk do dal kurrë nga borxhet”. I keni thonë ndonjëherë këto fjali? Veset e vjetra shuhen me vështirësi, por nëse nuk bëni diçka, asgjë nuk mund të ndryshojë. Mjaft kërkuat justifikime. Merrni përgjegjësinë për zakonet jo-produktive dhe përqëndrohuni t’i ndryshoni.
8.Jetoni për të sotmen dhe harroni të nesërmen
Nuk është argëtuese të bëheni seriozë dhe të mendoni për të ardhmen dhe daljen në pension, por duhet bërë. Problemi qëndron në faktin se shpenzimet impulsive çojnë tek borxhi! Bëjini vetes një nder: qëndroni larg sjelljes “Bli sot, shqetësohu nesër”.
9.I investoni të gjitha në të njejtin vend
Mund të qëlloni me fat dhe të fitoni para vetëm nga një lloj investimi, por kjo nuk është një strategji jete. Investimi i parave vetëm në një vend nuk është i këshillueshëm, madje ka risk të lartë.
10.Nuk e kuptoni
Mund të jeni ai lloj personi që mendoni se në një farë mënyre gjërat do të rregullohen vetiu. Ndoshta do të jeni me fat dhe filloni një punë fantastike ose fitoni llotarinë. Kjo nuk mjafton për t’u bërë i pasur. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, prandaj është mirë të përqëndroheni në atë që mund të kontrolloni sot. Mblidheni mendjen dhe shpëtoni veten, në rast se dikush apo diçka tjetër nuk mundet.
Kini parasysh! Të qënit i pasur nuk kka lidhje vetëm me pronat që keni. Është një gjendje qetësie dhe mirë-qënieje, ndërsa uron të njejtën gjë për të tjerët. Punoni që të pasuroheni nga ana materiale, pa harruar të punoni edhe për lumturinë tuaj!
Burimi: Lifespan