
Hilary Duff duket se ka qenë shënjestra e radhës së hajdutëve, të cilët i kanë grabitur shtëpinë në Bevery Hills yllit. Pak pasi aktorja e famshme ka postuar në llogarinë e saj të Twitter-it, foto ku dukej se ishte me pushime, hajdutët kanë hyrë në ambientet e saj, të sigurtë se askush nuk ndodhej në shtëpi.
Sipas TMZ, ata kanë vjedhur bizhuteri, vlera e të cilave arrin deri në disa mijëra dollarë.
“Kjo është një situatë e frikshme dhe shumë e mërzitshme për të gjithë, por gjithsesi Hilary falenderon zotin që familja, stafi, shtëpia dhe kafshët e saj janë mirë.”- kështu është shprehur përfaqësuesi i aktores.
Gjithsesi, idhulli i adoleshenteve nuk ka ndërmend ta lërë me kaq. Autoritetet po hetojnë rreth incidentit, ndërkohë që në shtëpinë e Duff janë shtuar masat e sigurisë.
Nga fotot e publikuara në Instagram, duket se Hilary po i shijon pushimet e saj në Malibu bashkë me të birin, derisa dikush e njofton se i kanë vjedhur shtëpinë.
Nuk është hera e parë, që të famshmit bien viktima të vjedhjes pak pasi postojnë foto nga vendodhjet e tyre aktuale. Por sido që të jetë, rasti më i bujshëm deri më tani , mbetet rrëmbimi i Kim Kardashian-it në Paris tetorin e kaluar.
Burimi: Cosmopolitan