Metropolitan

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas ‘Hatixhes’ origjinale

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

Në valën e hiteve që rikrijojnë këngët e njohura shqiptare, Capital T dhe Mixey në qershor publikuan këngën “Hatixhe”.

Kënga përmban fragmente nga “Hatixhja origjinale”: kënga “Moj Hatixhe, n’shami t’kuqe” u këndua nga Hamide Sadiku në 1971-shin dhe u publikua më tej në një disk që përmbante edhe dy këngë të tjera të këngëtares, të shoqëruara prej saj me def.

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

Edhe pse “Moj Hatixhe, n’shami t’kuqe” është ndër këngët më të njohura folklorike kosovare, pas suksesit të “Hatixhes” së Capital T, versioni origjinal ka kaluar 2 milionë klikimet.

Komentet në videon e publikuar nga llogaria e Youtube-it me emër UddichSchmuddich tregojnë se shumë njerëz e kanë kërkuar këtë këngë pasi kanë dëgjuar variantin e rikrijuar nga Mixey.

“Like kush ka ardhur këtu vetëm prej Capital T-së”, shkruan një prej komentuesve të shumtë.

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

E në fakt, në bazë të sajtit Socialblade, që prej qershorit kanali në Youtube që ka publikuar këngën e Hamide Sadikut ka patur një ngritje të menjëhershme në numrin e shikimeve të videove.  

Pas ‘Hatixhes’ së Capital T, njerëzit fiksohen pas

Teksti i “Moj Hatixhe, n’shami t’kuqe” rrëfen trishtimin e një nëne, së cilës po i martohet e bija dhe për dasmën ia “ngjyen flokët e kuqe”. Tani që e bija “shkoj te burri”, nëna mbetet vetëm me babain dhe dy vëllezërit dhe ndjen se e kapi pleqëria.

Kurse “Hatixhja” e Mixey-t me Capital T-në flet për një dashuri të pamundur të kohëve moderne, kur Hatixhja ka një të dashur, edhe pse i shkruan në Snapchat djalit që do në të vërtetë.

Dy vitet e fundit janë publikuar një sërë këngësh që kanë rikrijuar hite të vjetra kosovare, siç është, shembulli më klasik, “Era” e MC Kreshës, një remake i këngës “Era” të grupit Gjurmët. Këtë verë, në një kohë me “Hatixhen” u publikua edhe “Simpatia”, një risjellje e këngës së famshme të Edona Llalloshit me Memlin, nga Dhurata Dora dhe Lumi B.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Genta Hodo
Gazetare

REELS

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons