Ndërsa pritet hapja e një ekspozite në Bibliotekën Britanike në Londër, shtëpia e botuese mëmë e Harry Potter-it, Bloomsbury, do të botojë tre libra të rinj me historitë e sagës më magjike.
Ekspozita “Harry Potter: Një histori e magjisë” që do të çelet në tetor, do të vijojë deri më 28 shkurt 2018, por fansat e zjarrtë të Harry Potter-it do të kenë akoma më shumë arsye për t’u ndier të bekuar dhe të lumtur: beatus et felix.
Këtë vjeshtë, do të publikohen edhe tre botime të reja Harry Potter.
I pari ka titullin e ekspozitës dhe do të përmbajë materiale dhe të dhëna të rralla që do të shfaqen në ekspozitë, disa për herë të parë, me artefakte dhe objekte magjike nga bota e shtrigërisë së Hogwarts-it, Ministrisë së Magjisë dhe siteve të tjera që gjenden në rrëfimin e J. K. Rowling-ut.

Photo by Daniel Ogren
I dyti: “Harry Potter: Një rrugëtim në historinë e magjisë”, do të shpjegojë në mënyrën më shkencore të mundshme mitet dhe rrëfenjat që përmenden gjatë librit, si pjesë e realitetit të krijuar nga Rowling-u.
Dhe për fansat e sagës së 7 librave që s’ngopen kurrë duke i rilexuar, një botim special me ilustrime i serisë së tretë, “Harry Potter dhe i burgosuri i Azkabanit”, do të vizualizojë fantazinë e lexuesve me ilustrime nga Jim Kay.