Keshilla Arredimi

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e botës!

22 Korrik 2017

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

Për kë thotë se në tregun shqiptar mungojnë emrat e mëdhenj: markën me të cilën janë ndërtuar disa nga kryeveprat e arkitekturës moderne, e kemi më afër se ç’mund ta imagjinojmë.

Në rrugën Abdyl Frashëri dhe në kilometrin e 6-të të autostradës Tiranë-Durrës, gjenden 2 shoëroom-et e një emri të madh të arredimit, që nëpër botë mund ta gjesh vetëm në ndërtesat e gjigandëve të industrisë, sportit, shkencës, në disa nga hotelet më të famshme dhe institucionet më të rëndësishme.

Porcelanosa-n mund ta keni dëgjuar kudo por sot, ju tregojmë pse e gjithë bota e njeh si një gjigand të arredimit.

Kush ka patur mundësinë t’i shikojë nga afër këto kryevepra të arkitekturës bashkëkohore, e di ku e kemi fjalën, por me siguri shumëkush ka dëgjuar për to. Janë të gjitha krijime të studiove më prestigjioze të arkitekturës dhe të gjitha ia kanë besuar elementet më të rëndësishme të ambienteve të brendshme Porcelanosa-s.

Nike Oxford Street, London

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
NIKE donte të ndërtonte qendrën më dinamike dhe avangardë të dizenjuar ndonjëhere. Bashkëpunimi me PORCELANOSA GRUPO bëri të mundur ndërtimin e një dyqani unik në një zonë të veçantë të Londrës, i cili i ftoi të gjithë klientët e saj të shijonin dizajnet e reja jo vetëm në brandin e tyre të veshjeve por edhe në interieret e dyqanit.

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

PORCELANOSA ofroi materialin e saj kompakt të gjeneratës së fundit për të krijuar kolonat madhështore me footprintet e detajuara. Efekti që u krijua është unik, i gjallë dhe dinamik, në përputhje me filozofinë e firmës.
 
Emirates UN Hall në Gjenevë

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
Guri akrilik i Grupit Porcelanosa është përdorur për të ndërtuar të gjitha mobiljet e sallës rrethore të Emirates UN Hall. Krioni ka qenë përsëri një ndër elementët kyç të suksesit të kësaj godine. Me këtë material janë punuar tavolinat e sallave të konferencave. Origjina e tij natyrore, pastërtia vizuale, linja elegante dhe dizajni i përjetshëm ishin disa nga karakteristikat që i bënë arkitektët të përdorin mineralin kompakt të gjeneratës së fundit të Grupit PORCELANOSA për këtë projekt të veçantë.
 
Sports City i AS Roma

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

Kushdo që është tifoz i klubit të futbollit të Romës e njeh shumë mirë këtë ndërtesë, por shumë pak mund ta dinë që elementët e saj më të rëndësishëm janë ndërtuar nga Porcelanosa. Dushet e kësaj qendre janë mobiluar me produkte të dizenjuara enkas për këtë objekt nga Porcelanosa. Gjithashtu dyshemeja e përbërë nga pllaka të mëdha gres-porcelani, material i cili ka një rezistencë të lartë ndaj goditjeve dhe gërvishjeve.

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

Krioni, materiali më i përdorur së fundmi është përdorur për krijimin e shiritave në holl që kanë ngjyrat e klubit të futbollit.

Noor Island në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
Ishujt që bashkojnë natyrën dhe dizajnin.
Mundësitë e pafundme që ofron Krioni janë të përmbledhura të gjitha në këtë krijim.  Gjithë struktura madhështore që shihni në foto është e derdhur në Krion.
 
Hotel THB Ocean Beach në Ibiza

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
Porcelanosa ka ndërtuar edhe në një prej vendeve ku të gjithë ëndërrojmë të shkojmë. Po: në Ibiza ka ndërtuar një prej hoteleve me 4 yje që kombinon stilin tradicional ibizian me stilet më avangardë.

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
Me modelimin e 63 dhomave dhe suitave është marrë pikërisht një ndër kompanitë më prestigjioze spanjolle. Guri akrilik i Krionit gjendet në çdo cep të këtij hoteli. Syprina e barit është e derdhur në Krion. Gjithashtu çdo shkrim është modeluar me këtë material të transformueshëm në çdo lloj forme.

IRSET Center, Rennes

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e
Qendra më moderne kërkimore në mjekësi, mjedis dhe kërkim shkencor në Francën perendimore zgjodhi pikërisht Porcelanosën për t’i besuar elementin e saj më kryesor: fasadën. Ky objekt ka një ndër fasadat më efiçente dhe teknologjike të kohëve të fundit.
Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

Veshja e fasadës së ventiluar përbëhet nga pllaka në dimensione 60x120 cm të ndërtuara prej gurit qeramik të quajtur STON-KER (kliko këtu për ta parë me detaje)

Dizajni i vitit

Ky vend në Shqipëri ju çon pa biletë në kryeqendrat e

Në 2017 Porcelanosa në bashkëpunim me arkitekten e mirënjohur Zaha Hadid u shpallën fituesit e e portalit Architizer A+Awards për dizajnin më të mirë të banjove dhe kuzhinave. Madje modeli i quajtur “Vitae” ka marrë njëkohësisht dy çmime edhe të jurisë edhe të publikut. Ky model ndërthur format avangarde organike me hijëshinë dhe teknologjinë.

Për këtë dhe mbi të gjitha, Porcelanosa është zgjedhja e preferuar e shumë njerëzve që duan të arredojnë apo të rinovojnë shtëpinë. Tashmë shumë shtëpi shqiptare kanë mobiljet, pllakat, parketet dhe tualetet e Porcelanosa-s.