Metropolitan

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes në USA

“Pa borxhe dhe kredi. Këta janë themeluesit e suksesshëm të realitetit virtual!”

Kështu e nis Forbes artikullin e saj për rrugëtimin e një prej kompanive më të suksesshme sot në Amerikë, YouVisit, ku një prej themeluesëve është 34-vjeçari shqiptar.

Kjo ishte zgjedhja e 3 të rinjve, bashkëthemelues të YouVisit, një kompani virtuale, e cila ka si shërbim kryesor, udhëtimin virtual.

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes

YouVisit është një platformë e teknologjisë së lartë, (kliko këtu per ta vizituar)e cila në mënyrë virtuale  bën të mundur që klientët që nuk mund të marrin pjesë në një aktivitet të  caktuar, të përjetojnë të njëjtën eksperiencë si ata që janë të pranishëm fizikisht.  Kjo bëhet përmes disa pajisjeve të posaçme. Pasarelat, universitete, evente apo shfaqjet e ndryshme ishin disa nga klientët kryesorë të kompanisë . Në mënyrë virtuale, mund të jesh pjesë e të tilla aktiviteteve dhe të organizosh çdo gjë pa qenë aty.

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes
Facebook: Photo Courtesy of YouVisit

Ideja e biznesit qe e thjeshtë. Mandelbaum, që sot është drejtori ekzekutiv i YouVisit, dikur ishte thjesht një student nga Kolumbia, i cili takoi rastësisht në universitet Taher Baderkhan nga Jordania dhe Endri Tolka, djalin nga Shqipëria, sot COO i kompanisë (Chief Operating Officer). Fati deshi që edhe pasi të diplomoheshin bashkë për shkencat kompjuterike, në universitetin e njohur të Brandeis pranë Boston-it, të ndiqnin ëndrrën dhe të krijonin kompaninë e së ardhmes, pikërisht në Amerikë.

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes

Endri Tolka ka lindur në Tiranë dhe që  ka emigruar me familjen në Amerikë ne fillim të viteve 90-të, falë nënës së tij, Diana Kristo,  një prej pedagogeve dhe përkthyeseve më të mira të anglishtes në Shqipëri, e cila vijoi punën pranë Departamentit të Shtetit. 

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes

 Kur Endri dhe shokët e tij vendosën përfundimisht t’i shkonin gjer në fund  idesë së tyre rreth vitit 2009, realiteti virtual ishte në fillimet e veta.

Ndërkohë që Endri punonte në Fidelity Investments (kompani shërbimesh financiare)  dhe secili prej djemve ishin të angazhuar me aktivitetet dhe studimet e tyre, vendosën që bashkë të kontribuonin me një shumë fillestare prej 2000 eurosh, për të përballuar kostot e nevojshme të kompanisë.

Sigurisht,  që problemet me faturat do të ishin të pashmangshme, derisa Tolka siç shkruan revista "Forbes" i kërkoi familjes së tij t’i jepte një dorë duke i paguar qiranë, për një periudhë të caktuar.

Në valën e krizës financiare, ideja që disa studentë të merrin kredi për të nisur një biznes të atyre përmasave, dukej gati-gati qesharake.

“Bankat na shikonin dhe qeshnin me kërkesën tonë.Askush nuk pranonte të na jepte para.”- kujton  Endri per "Forbes".

Përpos bashkëpunimeve me disa firma të mëdha, përfshirë Fidelity Ventures dhe Edison Partners, ata vendosën ta shihnin përballë realitetin dhe ta kuptonin drejt. Mbledhja e parave nga investitorë potencialë ishte një projekt më vete, që nënkuptonte shpenzim kohe dhe energjie për djemtë.

Gjithsesi, sido që të rezultonte, dështim ose jo ata ishin të bindur për atë  ç’ka donin të arrinin.  Dhe në fakt, ia dolën! Universiteti i New Haven me Connecticut ishte klienti i parë që zgjodhi të bashkëpunonte me ta. Më pas vijuan dhe të tjera universitete që u joshën nga turet virtuale që krijonte YouVisit. Nje kontrate u vlerësua minimalisht 10,000 dollarë.  Pas universiteteve u shtuan edhe restorantet, hotelet, madje tashme edhe Central Park në New York është klienti i tyre.

 Bazuar në shumë punë dhe disiplinë, YouVisit nga tre vetë,  u shndërrua në një kompani me tre zyra në tre shtete të Amerikës dhe me një staf prej 75 punonjësish. Momentalisht sipas "Forbes" Youvisit gjeneron  rreth 15 milionë dollarë në vit.

Endri Tolka: Si 34-vjecari nga Tirana krijoi kompaninë e së ardhmes
Facebook: Photo Courtesy of YouVisit

Për historinë  e suksesit të tyre dhe të vetë kompanisë, kanë shkruar shumë media prestigjioze në botë. Mes tyre, mund të përmendim revisten "Vogue", që i dedikoi një artikull YouVisit për dokumentarin që kompania realizoi në Virtual Reality gjatë "Mercedez Benz Fashion Week” në Rusi. Shkrimi e prezantonte  YouVisit,  si kompaninë e së ardhmes përsa i përket shërbimit të “udhëtimeve virtuale” (lexo këtu).

 

 

 

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.