Flokët janë vërtet gjysma e bukurisë dhe flokët e gjatë mund të jenë gjithnjë një zgjidhje e mirë, po si thoni sikur ta çoni lojën tuaj te parukierja në një tjetër nivel duke eksperimentuar prerjet më ‘in’ të momentit?
VIP-at kanë kohë që e bëjnë. Të rrëmujshme si në vitet 70-të apo me onde seksi, është e garantuar që do ndiheni të freskët dhe do luani më shumë me flokët tuaj, ndryshe nga bishti i përhershëm që përfundojmë duke sajuar në majë të kokës për t’i shpëtuar vapës.