Ligji i mëparshëm për tatimin mbi vlerën e shtuar parashikonte se profesioni avokat duhet të paguante 20% TVSH pavarësisht nivelit të fitimit. Kjo dallonte nga gjithë profesionet e tjera të lira, që e paguanin këtë tatim për fitimin mbi 5 milionë lekë të reja. Për këtë arsye, Dhoma Kombëtare e Avokatisë paditi Këshillin e Ministrave.
Verdikti u mor në favor të avokatëve. TVSH do të paguajnë vetëm ato zyra avokatie që e tejkalojnë shumën e 5 milionë lekëve të reja në vit.
Gjithashtu, ligji parashikonte që rreth 27% e xhiros të shkonte për kontribute shoqërore dhe shëndetsore. Avokatët, mjekët, noterët, inxhinierët u revoltuan nga kjo predispozitë dhe si rrjedhim, Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi vitin e kaluar.