Udhetim

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt dashurojnë më shumë!

20 Korrik 2017

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Shteti mund të mos ketë bërë aq sa duhet (në fakt ka bërë shumë më pak seç duhet) për turizmin në Shqipëri, por ka shumë individë dhe grupe biznesesh, të cilët pavarësisht mungesës së një infrastrukture të përgjithshme, kanë investuar  dhe kanë krijuar standarte turizmi në industrinë e hotelerisë të krahasueshme edhe me ato perëndimore.

Ne – shumica e vendasve - që na zë nata në shtëpinë tonë (kryesisht), nuk kemi nga ta dimë e të vlerësojmë se përtej atij kamarierit të pasjellshëm apo atij pronari hoteli që kursen ashensorin dhe ujin, ka edhe plot hotele të cilat kanë mahnitur me mijëra vizitorë të huaj.

Këto hotele nuk kanë më nevojë as të paguajnë për reklama në mediat shqiptare dhe as të përfshihen në promocione turistike nga qeveria, sepse faqe  të fuqishme ndërkombëtare si Booking dhe Trip Advisor, janë kthyer jo vetëm në promovues të shërbimeve të tyre, por edhe në një rregullator të konkurrencës dhe në shtytës për rritjen e cilësisë.

Anabel.al hyri në një prej faqeve më të famshme ndërkombëtare, Trip Advisor, aty ku hotelet vlerësohen nga qindra-mijëra klientë, të cilët në mënyrë të pavarur, pa asnjë lloj shpërblimi apo detyrimi, japin komentin dhe vlerësimin e tyre për shërbimin që kanë marrë në një restorant apo hotel. Sipas vlerësimeve dhe komenteve, Trip Advisor, krijon automatikisht edhe një renditje me hotelet me të vlerësuara.(Kliko këtu për renditjen e plotë)

Lexoni më poshtë për të zbuluar se cilat janë 10 hotelet që kanë marrë vlerësimin më të lartë nga vizitorët në Shqipëri. Kurse më poshtë akoma, lexoni renditjen e 20 hoteleve të tjera, që kanë po ashtu 4.5 – 5 yje.

* Për të bërë një sqarim të vogël, renditja është një përllogaritje automatike e TripAdvisor, por hotelet që nuk janë përfshirë në këtë listë, nuk janë detyrimisht më pak të mira. Në vlerësim përllogaritet edhe numri i komentuesve, që disa hotele për shkak të target-groupit/vendodhjes/kapacitetit e kanë më të madh.

10. Hotel "Mondial"

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Së bashku me hotel “Rogner” edhe hotel “Mondial” ka pritur e ka përcjellë me mijëra të huaj që në fillim të viteve 90-të. Vendodhja e tij në kryqëzimin e 21-dhjetorit tashmë është kthyer në një pikë orientimi për banorët e kryeqytetit.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Foto nga bari panoramik në hotel

“Ky seriozisht është një hotel shumë i mirë, dhomat janë të jashtëzakonshme dhe lukzoze. Kam ndenjur për katër netë dhe ishte baza e përkryer për të shijuar Tiranën. Bari në tarracë dhe pishina janë aq qetësuese dhe të mrekullueshme. Stafi i hotelit ishte shumë miqësor dhe ne u ndjemë si në shtëpinë tonë.Kristi na përshëndeti aq bukur, duke na porositur që ta telefononim kurdoherë nëse na duhej diçkca në Shqipëri. Jam mrekulluar nga Shqipëria, një vend befasues dhe do t’ja rekomandoja këtë vend kujtdo. “ shkruan një visitor nga Kanadaja në Trip Advisor.

9. Hotel "Tirana International"

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dikur, së bashku me Hotel “Dajtin” ishin hotelet më luksoze të epokës së komunizmit, ku hynin e dilnin shumë diplomatë të huaj e koka të larta të shteteve miq të Shqipërisë. Pas rënies së komunizmit, hoteli – që ne e njohim ndryshe si“15-katëshi - pësoi një rënie dhe humbi sharmin e tij të dikurshëm, përballë hoteleve më moderne si në shërbim dhe arkitekturë, që u ndërtuan. Por vitet e fundit, nën një menaxhim të ri, “Tirana International” është futur prapë në listën e të preferuarve nga të huaj dhe tashmë e ndodhur mbi sheshin e sapo-rikonstruktuar “Skënderbej”, pritet që ky hotel të jetë edhe më i lakmuar, jo vetëm nga të huajt për të fjetur, por edhe nga shqiptarët për evente të ndryshme.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dhomë në Hotel

“Hoteli është në sheshin “Skënderbej” dhe natën që ne qëndruam, po performonte një DJ në një skenë më drita dhe ekran të madh. Ishte kënaqësi të shihje njerëz që argëtoheshin, por u shqetësuam se nuk do të flinim dot. Gjithsesi, në orën 11:00 gjithçka ra në qetësi.
Dhomat tona ishin shumë të pastra dhe të rehatshme. Stafi ishte shume i ngrohtë. Kishte një variete ushqimesh për të gjithë. Me dëshirë do të ktheheshim prapë. “ Brian/Stoubridge

8. Hotel “Sheraton”

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Pavarësisht se tashmë konkurrenca është shtuar edhe me hotele të tjera si “Plaza”, hapja e hotel “Sheraton” dikur ka qënë një ngjarje e madhe në Shqipëri dhe ende, hoteli pjesë e rrjetit ndërkombëtare të hoteleve “Sheraton”, është ndër vendet më luksoze dhe më të lakmuara edhe nga shqiptarët e shtresës së mesme-të lartë, qoftë për restorantin, pishinën apo më së shumti, për organizime eventesh. Prej vitesh, hotel “Sheraton” vazhdon të mos lëvizë nga 10-tëshja e hoteleve më të mira në Shqipëri.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Një suitë në "Sheraton"

“Hoteli Sheraton” në Tiranë ofron të njëjtin shërbim të shkëlqyer si çdo “Sheraton” tjetër në botë. Ai është afër Universitetit dhe pranë një stadiumi të ri sportesh që është ende në rikonstruksion. Është shumë pranë zonës së biznesit, por megjithatë ndodhet në një zonë më të qetë. Ka një mëngjes të mrekullueshëm për çdo shije, amerikane, europiane apo aziatike.” / Sydney, Australia

7. Hotel “Airport Tirana”

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Shumë të huaj vijnë në Tiranë për biznes dhe qëndrojnë maksimumi 2-3 ditë, ndaj hotelet e aeroportit edhe pse shumë larg rrezes së vendalinjve, gëlojnë gjithmonë me të huaj, pa përfshirë faktin që këto janë ndalesat e shpeshta të ekuipazheve të fluturimit. Hotel “Airport Tirana”, është një prej hoteleve me më shumë vlerësime në zonën e Rinas-it.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Oborri i hotel "Airport Tirana"

“Ne ndenjëm në këtë hotel, për shkak të grevës së “Alitalias” që shtyu udhëtimin tonë në Amerikë. Linja ajrore na zgjodhi këtë hotel dhe nuk mund të ishim më shumë se të lumtur. Shërbimi ishte i jashtëzakonshëm dhe stafi u përpoq gjatë gjithë kohës që të na e lehtësonte stresin. Ne ndenjëm në katin e tretë të hotelit. Ushqimet e detit që porositëm ishin të freskëta dhe na u shërbyen mbi akull. Nuk mund të kënaqesha më shumë. – Nga Cocoa Beach/Florida

6. Hotel “Gjirokastra”

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

E vlerësuar nga Trip Advisor, me “Çertifikatë Ekselence”, hotel Gjirokastra, ashtu si hotel “Mangalemi” është një pikë referimi për shumë turistë të huaj që vizitojnë qytetin e Argjirosë.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dhomë në hotel "Gjirokastra"

“Që nga momenti që mbërritëm, u pritëm shumë ngrohtë. Ata ishin të gatshëm të na ndihmonin me gjithçka. Qazim, Danjela dhe mamaja e tyre Andeluçia, ishin mikëpritës të jashtëzakonshëm. Hoteli ndodhet poshtë mureve të kështjellës dhe përballë Xhamisë. Çdo gjë që dëshiron të shohësh e ke afër, nëpër rrugët e shtruara me kalldrëm. Kaluam 5 ditë këtu. Dhomat ishin perfekte, me mobilje të reja, por që ruanin stilin tradicional dhe një banjo e kompletuar. Wifi është ideal. Një vlerë të tillë nuk e gjen asgjëkundi. – Shkruan një vizitor nga “Cape Town”/ Afrika e Jugut.

 

5. The Rooms Hotel & Residence

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Nëse banon në Tiranë, ndoshta nuk e di që në kompleksin “Nobis”, pranë parkut të Liqenit, ekziston një boutique-hotel hi-tech me një dizajn minimialist që të çon në hotelet bashkëkohore të perëndimit.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dhoma hi-tech në "The rooms"

“Të gjitha objektet në dhomë kontrollohen nga një çentral. Na pëlqeu shumë fakti që këtu ka Apple TV dhe mund të përdorim IPad. Wifi ishte shumë i shpejtë, dhomat janë të vogla por shumë të organizuara. Na pëlqyen shumë edhe dushi i madh dhe të gjitha opsionet e sofistikuara që kishte. Një lehtësi fantastike dhe një venddodhje shumë e mirë.” shkruan një visitor nga Malta.

4. Hotel "Rogner"

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Rogner, hoteli i parë luksoz në Shqipëri pas rënies ë komunizmit, nuk bie kurrë nga renditja e 10 hoteleve më të preferuara shqiptare nga të huajt. I vendosur në qendër të Tiranës, përbri Kryeministrisë, nën menaxhimin e një çifti austriak, ky hotel, siç thonë disa vizitorë, është nga ato hotele që e dashuron me shikim të parë dhe do të rikthehesh sërish.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dhomë në hotel "Rogner"

“Ne e njihnim Rognerin që në vitet 90-të, por kishim pesë vjet pa ardhur. U kënaqëm që hoteli vazhdon ruan standarte të larta, por pa atë ‘kështjellën’ që kishte ngritur dikur, ku gjatë luftës në Kosovë mblidheshin gazetarë, politikanë e diplomatë. Mbetet hoteli ynë i preferuar në Tiranë dhe vendndodhja është e pakonkurrueshme.” shkruan një vizitor nga Greqia ne Trip Advisor.

3. "Dinasty" Hotel

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Vendodhja në rrugën e sapo-shtruar të njohur si “Rruga e Kosovarëve” tek Kodrat e Liqenit, nuk ta jep përshtypjen, se ky hotel do të ishte në treshen e hoteleve më të preferuara nga të huajt. Por 229 vetë i kanë dhënë vlerësimin maksimal hotelit “Dinasty”.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Recepsioni në hotel "Dinasty"

Ja çfarë shkruan një turist nga Norvegjia:
“Ne sapo mbërritëm në hotelin “Dinasty” pas një udhëtimi 6-orësh dhe u mirëpritëm si mbretër e mbretëresha. Është hera e katërt që vij në këtë hotel dhe gjithmonë ndihem i mirëpritur. Na shërbyen një darkë të shkëlqyer.”

2. Hotel “Mangalemi”

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Berati është një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët dhe hotel “Mangalemi”, i pari hotel në qytet pas komunizmit, ka ditur si të shfrytëzojë me përpikmëri të gjitha ato çfarë turistët duan tek një qytet i huaj: Autencitetin në dekor dhe ushqim dhe shërbimin e ngrohtë

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Restoranti i hotel "Mangalemi"

“Hotel “Mangalemi” është një thesar. Daton nga viti 1775 dhe është restauruar aq bukur. Mure të trasha guri, dysheme druri, mobilje antike. Stafi është ndër më të mirët që kam parë ndonjëherë në Shqipëri: anglishte e përkryer, të dashur dhe të ngrohtë. Ka shumë pjata tradicionale si kosi me qumësht dhie dhe reçeli, si edhe një raki fantastike e bërë vetë.” Shkruan një turist nga Missouri

1. Hotel "Plaza"

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Në vend të parë me vota unanime, Trip Advisor në bazë të vlerësimeve ka renditur hotelin “Plaza” në Tiranë. Hoteli më luksoz në Shqipëri, arkitektura e të cilit ka fituar edhe çmime ndërkombëtare, nuk ka asnjë ndryshim nga hotele me pesë yje në qendrat e metropolitaneve më të mëdha perëndimore.

Ja cilët janë 30 hotelet shqiptare që të huajt

Dhoma në hotel "Plaza"

“Ky hotel përfaqëson se si duhet të jetë cilësia dhe shërbimi ndaj klientit. I gjithë stafi është i përkushtuar për të ofruar një shërbim të jashtëzakonshëm. Bufeja e mëngjesit kishte shumë zgjedhje madje edhe në vezë, për të porositur. Djathi dhe frutat janë të një cilësie të lartë. Nuk imagjinoj dot hotel tjetër në Tiranë që të ketë akomodimin superior të “The Plaza”. Këtu mund të rrish për biznes apo qejf” shkruan një vizitor nga Williamsburg, Virginia

Nga vendi 11 – 30. Hotele që kanë marrë vlerësim 4.5 – 5 yje (maksimumi) nga vizitorë të huaj, sipas Trip Advisor. 

11 – Hotel Boutique “Kotoni”

12 – MonarC Hotel/ Tirana

13 – Vila “Alba”/Tirana

14 – Theranda Hotel/Tirana

15 – Best Western Premier Ark Hotel/Rinas

16 -  Hotel “Brilant”/Saranda

17 – “Xheko Imperial” Hotel/Tirana

18 – “Jolly” Hotel/Tirana

19 – Hotel “Kalemi”/Gjirokastra

20 – Hotel “Liro”/Vlora

21 – Hotel “Paradise Beach”/Vlora

22 -  Hotel “Vila Lule”/Durrës

23 – “Prestige” Hotel/Tirana

24 – “Sar’Hotel” Hotel & Spa/Tirana

25 – New W Hotel /Tirana

26 – Hotel “Bleart”/Durrës

27 – “Augustus Hotel” Dhërmi

28 – Hotel “Colosseo” Shkodër

29 – Hotel “Pogradeci” Pogradec

30 –  Hotel “Bujtina e Gjelit” - Tiranë

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.