Relationships

Më tepër se shoqe

Përshëndetje Anabel!

Doja të ndaja me ju historinë e jetës time. Jam një vajzë 20 vjeçe nga Shqipëria e Mesme. Në moshën 17 vjeçare, në ditëlindjen e një shoqeje, u njoha me shoqërine e saj të shkollës. Nën efektin e alkoolit, më ndodhi diçka, që nuk e kisha menduar ndonjëhere. Njëra nga shoqet e saj, pasi gjithë mbremjen ishte treguar shumë e afert me mua, më puthi.

Për momentin ngela e shtangur, por nga alkooli i tepërt nuk i kushtova rëndësi e më zuri gjumi. Të nesërmen nuk doja ta shikoja me sy, e mora shumë inat dhe i shmangesha ftesave për kafe të shoqes time, në prani të saj, derisa në një pike e kalova këtë gjë dhe nuk po mundohesha t’i shmangesha më. (Po e quaj Ana për të ruajtur anonimatin e saj dhe timin).

Ana si shoqe po më pëlqente, më dukej e hapur në shoqëri, ishte tip i shoqërueshem dhe e qeshur. Si përfundim u bëmë shoqe. Kaluan muaj dhe flisnim me mesazhe pothuajse gjithë diten. Në një moment, kuptova që kishte filluar të më tërhiqte në një mënyrë të çuditshme. S’po e njihja veten. Më vinte shumë turp nga ajo që ndieja dhe përpiqesha gjithmonë ta frenoja veten. Derisa një ditë, kur ajo e përsëriti të njejtin veprim dhe jo nën efektin e alkoolit.

Më takonte mua ta ndaloja gjithë këtë histori ose ti dorëzohesha asaj që ndieja dhe të shihja ç'do të ndodhte më pas. Ia ktheva puthjen. Pasi u ndava me Anën, mendova se e kisha ndarë mendjen që kjo do ishte hera e fundit, që kjo gjë do ndodhte. Unë isha e sigurt për prirjet e mia, për atë që më pëlqente.

Edhe ajo nuk ishte e tillë, pasi më përpara kishte qënë në një lidhje me një djalë. Por pavarësisht kësaj, bisedat tona nuk u ndalën dhe papritur kuptuam që ishim në një lidhje. Nuk ndihesha mirë, nuk doja të kisha një lidhje të tillë. Më tërhiqte çdo ditë e më shumë, por një pjesë e imja e urrente që më dha një dorë të hyja në këtë valle që s’duhej ta kërceja asnjëhere në jetën time. Mes ndjenjës që rritej dhe ndjenjës së fajit, kaluan 2 vite në këtë lidhje, në fshehtësi të plotë. Xhelozia e saj shpeshherë më mbyste e kulmi arriti, kur unë duhej të vazhdoja shkollën në një qytet tjetër. I kërkova të vinte me mua, por planet e saj ishin të tjera. Më akuzonte për egoizëm, që po e lija atë për të ndjekur ëndrrën time. Sado që e doja, nuk mund të mos vazhdoja ëndrrën time dhe të familjes time, të ndiqja një shkollë, që do më siguronte një të ardhme të mirë.

Pas shumë lotësh e zënkash, e lamë që pavarësisht largësisë do e vazhdonim lidhjen. Sapo u transferova në qytetin tjetër, ritmi i jetës time ndryshoi. Nuk kisha më mundësi të isha aq prezente me telefonata e mesazhe. Pjesa më e madhe e kohës, na shkonte duke u zënë. Mundohesha ta kuptoja xhelozine e saj, ta merrja me të mira e të gjitha, por për të, asgjë nuk mjaftonte. Një ditë u grindëm shumë keq, u mërzitëm shumë me njëra-tjetrën dhe nuk folëm për rreth 2 javë. Pastaj fillova përsëri përpjekjet e mia për të folur me të, për t’i bërë të kuptojë, që për deri sa e kisha ndarë mendjen të isha në një lidhje me të, nuk kisha sy për njeri tjetër, por ajo as nuk pranonte të fliste me mua. I kërkova të dilnim por përgjigjia e saj ishte shumë e thatë: Nuk dal dot me ty, për respekt të atij që sot kam përkrah.

Nuk e besoja, mendoja se po e bënte vetëm që të më largonte, deri kur e pashë me sytë e mi përkrah dikujt tjetër. U shëmba! Nuk po kuptoja asgjë. Si mundej të ma bënte këtë gjë? Nuk e mendoja kurrë, që do merrja këtë goditje nga ajo, pikërisht nga ajo që kishte qënë bashkëpunëtorja ime në faj në këtë lidhje.

Thellë-thellë e dija edhe unë, që bashkë nuk kishim të ardhme, por kështu? Në këtë mënyrë? Nuk është e drejtë! Pavarësisht revoltimit dhe inatit që ndieja, nuk bëra asgjë që ta dëmtoja, thjesht hapa krahun dhe e lashë të vazhdonte jetën e saj. Kam vuajtur shumë për muaj me rradhë.

Tani besoj se nuk kam më asnjë ndjenjë për atë njeri, as pozitive, as negative, asgje më! Mes diteve boshe që kaloja, në shkollë m’u afrua një djalë.  Ishte simpatik dhe dukej i lezetshëm nga natyra, por e shikoja vetëm si shok, nuk kisha mendje për gjëra të tjera.

Në fillim doja të mblidhja veten nga ajo që kalova, për të mos marrë edhe një zhgënjim tjetër. Por ai nuk kishte qënë njeriu i duhur. Fatmirësisht e nxorri kokën, para se unë të filloja diçka me të dhe për këtë falenderoj Zotin, që më ruajti nga një njeri i tillë. Unë besoj se do e gjej dashurinë e vërtetë. Kur ta gjej, të tregohem e sinqertë me të? T’i tregoj për këtë eksperiencë që kalova në adoleshencë? Apo t’a mbaj si sekretin tim përgjithëmonë?

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb