Lifestyle

8 frazat që na shkatërrojnë nervat sa herë i dëgjojmë!

8 frazat që na shkatërrojnë nervat sa herë i

Janë disa fjali që pavarësisht se sa të pafajshme apo të paqëllimshme mund të duken, është e pamundur të mos na acarojnë. Kjo sepse, në ato momente personi që po na i thotë është thjesht i qetë, aq sa fillon dhe irritohesh nga qetësia e tij. Përmes këtyre frazave, na duket sikur thjesht po tregohen indiferentë dhe nuk duan t’ja dinë farë për ndjenjat tona.

8 frazat që na shkatërrojnë nervat sa herë i

Kështu që do t’i bëni ndër shumë të madh të dashurve tuaj nëse do t’i shmangni të paktën këto 8 fjali.

1. “E dija që do ndodhte kështu. Ta thashë!

Ok ti sapo ke bërë një gabim dhe gjëja e parë që të thonë është: Të thashë! Në ato momente një konstatim i tillë nuk i duhet askujt. Jemi përpara një fakti dhe rezultatin nuk mund ta ndryshojmë, kështu që përpiquni ta tregoni një herë tjetër inteligjencën tuaj. Në vend të kësaj, edhe mund të tregoheni pak më mbështetës.

2. “Ok!”

Ok? Ok çfarë? Nëse thua vetëm këtë, mos u çudit nëse papritur të shohin shtrëmbër. Zakonisht kur përdorim vetëm “Ok” pa asnjë tjetër shtesë, praktikisht i këmi kërkuar bashkëbiseduesit ta mbyllë atë temë sepse po bëhet thjesht e bezsisshme. Por në fakt, vërtetë e bezdisshme është për atë që e dëgjon.

3. “Më fal që po ta them por...”

E dimë shumë mirë që pas pjesës së parë të fjalisë do të na thuhet diçka e pakëndshme. Por pse duhet të thuash ‘më fal’ nëse e ke ndarë mendjen që kritika do të jesh e ashpër? E gjithë kjo e bën edhe më stresuese situatën.

4.“Kot që të ta them, s’do e kuptoje”

Duke thënë këtë, sapo fyem keq inteligjencën e dikujt. Në s’jemi askush për të vendosur çfarë dikush kupton, pëlqen apo interesohet. Do të dukeshit shumë herë më mirë, nëse thjesht do të përgjigjeshit me mirësjellje dhe kaq.

5."Po t’i s’ma the këtë”

Sa mund të të irritojë kjo fjali? Të tillë njerëz të bëjnë të dyshosh tek vetja. Ti je i bindur që ke thënë diçka, por vetëm që mos të përballet me përgjegjësitë, dikush zgjedh të shmanget në mënyrën më të keqe.

6. “Po mirë, qetësohu...”

A mund të qetësohet dikush në kulmin e nervave thjesht duke i thënë këtë? Jo!  Edhe pse ju po përpiqeni të tregoheni i sjellshëm apo mbështetës, bashkëbiseduesi do ta marrë sikur thjesht po përpiqeni ta konsideroni problemin e tij të pavlefshëm.

7.“Pse harxhon kaq shumë? Ti je i/e bukur vetë!”

Vërtetë mendoni se do të merrni përgjigje për shpenzimet e tepërta? Edhe pse e dimë shumë mirë, çfarë po i bëjmë vetes duke shpenzuar para në masë, dëshira për të blerë gjëra të reja është thjesht e pashpjegueshme. Dhe s’ka kompliment që mund ta ndryshojë këtë, kështu që mos u lodhni. Një ditë do t’i bëjmë më mirë llogaritë.

8.“Njerëzit s’kanë bukë të hanë, ti thua...”

Oh Zot, a nuk e dëgjoni çdo ditë këtë, kur sapo i bën kërkesë njërit prej prindërve, të kanë përmendur sa hap e mbyll sytë gjithë problemet e planetit. Kaq e bezdisshme është bërë kjo frazë, sa vetëm që mos ta dëgjojmë më, përpiqemi kaq shumë të shmangim çdo kërkesë. Bravo babi, ia dole! 

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb