News

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë: ‘Vrit veten!'

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë:
Foto Ilustruese
Wikimedia: Photo by David Ball

Historia e një gruaje shqiptare, të cilën prindërit nuk e pranojnë vetëm sepse krijoi familje me një djalë me ngjyrë, po ngjall komente tmerrësisht raciste.

“Tre mundësi ke: të varesh, të hidhesh ose ta djegësh veten me benzinë, përndryshe ka pas mjaft djem që jan ma të bukurit në planet. Turp, pa fytyrë, mjerë prindërit çfarë paskan rritur.”, shkruan një komentuese në faqen “Lajme” në Facebook.

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë:

Prej dy muajsh, nëna e një djali ka ardhur të jetojë në Shqipëri, e mbështetur nga bashkëshorti Henri, sepse nuk po e duronte dot shkëputjen nga prindërit. Henri e shtyu të përpiqej seriozisht të krijonte një urë komunikimi me ta, sepse e shikonte që gruaja e tij po vuante. Por ata nuk pranojnë në asnjë lloj mënyre.

Gruaja tregon se kur shkoi për studime në Londër, njohu një djalë të qetë e të dashur, krejt e kundërta e vëllait të saj posesiv e kontrollues. Ajo tregon se i vëllai mund të lidhej me një vajzë që në moshën 15-vjeçare dhe ta çonte edhe në shtëpi, kurse ajo duhej të ruante “nderin e familjes” të ishte “vajzë dinjitoze”.

Pas shumë vitesh si miq, ai i bëri pyetjen që kishte dashur t’i bënte prej vitesh: “Të bezdis ngjyra ime?”. Për t’i dhënë një përgjigje, ajo e kishte puthur. Ishte e dashuruar me të; ajo tregon se Henri është shumë parimor, i rritur në një familje besimtare. Ndaj edhe pas dy vitesh marrëdhënie, kur ajo mbeti shtatzënë dhe prindërit i kërkuan me ngulm të abortonte, ai as s’e çonte nëpër mend.

Ajo erdhi në Shqipëri për t’u treguar prindërve nipin e tyre me shpresën që dashuria prej gjyshërish do t’i zbuste. Por përkundrazi; kur panë se ai kishte trashëguar ngjyrën e Henrit, i thanë se s’kishin për ta pranuar kurrë.

“Çoje djalin ta rrisë i ati, dhe atëherë do të jesh vajza jonë.”

E dashuruar me Henrin dhe tani, plot dashuri prej nëne, gruaja shprehet se nuk mund të braktisë familjen që sapo ka krijuar. Prindërit e saj kanë frikë më së shumti se ç’do të thonë të tjerët, por ajo s’arrin ta kuptojë pse mendimi i të tjerëve duhet ta detyrojë të lërë atë që do më shumë, bashkëshortin dhe djalin që e solli vetë në jetë.

Megjithatë, opinionet e shqiptarëve, edhe pasi kanë lexuar rrëfimin e saj, vijojnë të jenë të mbushura me paragjykim dhe racizëm:

 “Mos mendo t’ia mbushësh mendjen prindërve, moj maniake seksuale. Për një zezak i shkele të gjitha, pe botën me sy, atje që marrin zezak për burrë, o burra edhe ti. Nuk është fundi i botës, lëre zezakun se nuk ta duan prindërit, nuk je as e para as e fundit. Gjithsesi të gjitha ato femra që marrin zezak kur janë të reja ndahen në moshën 60-65 vjeçare, se atëherë i bie era më shumë zezakëve, racë majmuni. Çka është më e dhimbshmja, pse zezak, atë fëmijën nuk ta do as prindërit as shtëpia, as shoqëria. Mos femra shqiptare, se nuk janë zhdukur nuk janë mbaruar ende shqiptarët, shqiptarët janë raca më e bukur në botë! Pse zgjidhni majmunin!”, shkruan një burrë.

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë:

Mes qindra komenteve plot negativitet, ka edhe nga ata që e mbështesin zgjedhjen e saj si zgjedhjen e çdo njeriu të lirë, për të qenë në krah të dikujt që si ne, pavarësisht racës dhe ngjyrës, është njeri:

“Epo në fakt, raca shqiptare që rreh gratë, vret babain dhe nënën dhe shumë maskarallëqe të tjera, janë të përkryer. Shajnë të gjithë ata që janë të sharë. Njeriun e krijoi Zoti e askush nuk ka të drejtë të shajë askënd. Me ngjyrë a pa ngjyrë, të mëdhenj e të vegjël ne jemi njerëzit e Zotit.”

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë:

Shqiptarja kryqëzohet sepse u martua me një burrë me ngjyrë:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb