Relationships

Treshet janë fantastike, por keni të drejtë nëse keni frikë nga tjetra!

Treshet janë fantastike, por keni të drejtë nëse keni

Seksi treshe është një prej 3 fantazive më sublime për burrat, sipas studimit të Gazetës për Mjekësinë Seksuale. Për gratë, renditet e 13-a ndër dëshirat seksuale.

Sidoqoftë, ka një humnerë që e ndan dëshirën për një 3-she nga realizimi. Megjithëse filmat porno janë të mbushura me marrëdhënie seksuale treshe, në realitet vetëm 8% e grave dhe burrave heteroseksualë e kanë provuar.

Meqë mund të jetë përvoja më fantastike seksuale që do të keni shansin të provoni ndonjëherë, mëkat ta humbasësh. Megjithatë, edhe ekspertët e pranojnë se kur në këtë mes përfshihen ndjenjat mes një çifti dhe një person i tretë, ekziston mundësia që të ndikojë tek marrëdhënia juaj.

Pra, si mund t’ia bëni për të provuar një treshe pa e shkatërruar marrëdhënien?

Rregullat bazë

“Le të jemi të sinqertë: treshet kanë potencial për ta ndryshuar një marrëdhënie përgjithmonë”, thotë për “Greatist” treapistja e seksit Vanessa Marin. Mund të jetë e sikletshme, nëse nuk ke një marrëdhënie të konsoliduar dhe mbi të gjitha, nëse s’e keni të qartë pse po e bëni. Dhe mbani mend: pasi ta keni parë partnerin me një grua tjetër, s’ka kthim prapa.

Flisni, flisni!

Treshet janë fantastike, por keni të drejtë nëse keni

Përpara se të kërkoni personin e tretë, qartësojini gjërat me partnerin pra, saktësoni pse doni ta bëni këtë. Është një fantazi e përbashkët, apo do ta bëni vetëm për t’i bërë qejfin tjetrit, sepse ndjeni se marrëdhënia po merr të tatëpjetën? A jeni të dy gati për të provuar diçka të re?

Nëse po mendoni ta bëni vetëm për hir të partnerit, apo thjesht për t’i shtuar pak “kripë” marrëdhënies tuaj që po i shterron pasioni, më mirë lëreni. Nëse lidhja juaj ka probleme, një treshe vetëm sa do t’i përkeqësonte. Kini parasysh se mund ta mbani pasionin gjallë në 100 mënyra të tjera.

Bëhuni gati për më të keqen

Është pothuajse e pamundur që në një fare pike të seksit tresh, të mos ndjeni xhelozi; kështu thotë terapistja Marin. E megjithatë, nuk para e mendojmë se mund të shikojmë skena si përshembull, partneri që e shikon personin  e tretë drejt e në sy, ashtu siç jemi mësuar të na shikojë ne.

Për të parandaluar siklete të tilla, Marin sugjeron ta përfytyrojmë paraprakisht të gjithën: “Imagjinoje partnerin duke u puthur dhe duke prekur dikë tjetër që është i zhveshur, në syrin tuaj.”, shprehet ajo. Shtoji kësaj pasiguritë që mund të kesh për trupin tënd; nuk është e këndshme të jesh me dikë që mendon se ka trup më të bukur se tëndin.

“Thojani paraprakisht partnerit si dëshirat, ashtu edhe frikërat.” Madje, ekziston edhe mundësia që partneri të nisë ta pëlqejë personin tjetër. “Nëse ka surpriza të tilla, më mirë të keni folur e të jeni gati, si ju, ashtu edhe partneri.”

Nëse ndjeni se nuk do t’i përballonit dot të tilla ndodhi, atëherë treshja nuk bën për ju. Por nëse keni një marrëdhënie të ngritur mbi besim, komunikim dhe respekt, treshet mund ta çojnë seksualitetin e të dyve në një nivel krejt tjetër.

REELS

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit