Sipas algoritmit të Google, kur dikush shtyp disa shkronja, motorri i kërkimit e plotëson vetë pjesën tjetër të fjalisë. Rezultati i parë është pyetja ose fraza më e klikuar, rezultati i dytë është i dyti e kështu me radhë. Le t’i hedhim një sy pyetjeve që lënë pa gjum shqiptarët.

Pyetje ekzistencialiste, të thella, pa përgjigje. Vite pas përfundimit, shqiptarët ende duan të luajnë “Kush do të bëhet milioner” dhe vite pas botitmit të novelën nga Kadareja, nuk e dimë ende kush e solli Doruntinën. Ishte Kostandini, u ngrit nga varri për të mbajtur besën. Mund të flini të qetë tani. Si gjithë bota, as ne s’e dimë akoma kush jemi. Kërkimi vazhdon.

Gjergj Fishta ishte një shkrimtar nga Fishta e Shkodrës dhe shkruajti veprën madhore ‘Lahuta e Malcis’. Ndërsa Artan Mene është aksioneri kryesor i Citypark. Ndërsa, kur të braktis policia, i vetmi vend që të jep shpresë për të gjetur vrasësin, është Google.

Nëse s’fejohemi le të shkatërrohet e të përmbyset bota, ç’na duhet ne!

Mund t’ua mësosh disa herë në 9 vjeçare dhe në gjimnaz, shqiptarët prapë s’do t’i mbajnë mend shtetet kufitare. Janë: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia. Ndërsa qytetet kufitare të Tiranës nuk i dimë, duke marrë parasysh shtrirjen e re territoriale. Gjithashtu jemi shumë të sigurt që ngjani me mamin, babin ose një tjetër paraardhës. Shumë, shumë të sigurt, mos kërkoni kot.

Gjeografia protagoniste sërish. Ose shqiptarët e duan shumë gjeografinë, ose luajnë “shtet – qytet” më shpesh se ç’duhet. Kryeqyteti i Argjentinës është Buenos Aries, i Algjerisë, Algjeri dhe i Nepalit, Katmanduja. Gjeni kryeqytetin e Burkina Fasos tani.

Ekziston është me “k” dhe jo më “g”? Unë apo unë? Dilema është reale. Djalli dhe magjia ekzistojnë, ndërsa dashuria në adoleshencë, jo.

Për çfarë jeton nëse nuk përmbush detyrën tënde si qytetar? Gjithsesi zgjedhjet kanë kaluar, kështu që pyetja e pushimeve duhet të kalojë në radhë të parë.

Tani që po e mendojmë, këto janë të gjitha pyetje komplekse. Realisht e di njeri pse lagen femrat? Apo pse qielli duket blu? Ose më e rëndësishmja nga të gjitha: Pse jetojmë? Heqim dorë nga gjithë tentativat intelektuale për t’u përgjigjur.

Alienët dhe Zoti ekzistojnë. Toka jo. Dhe po, e dimë.

Këto të tjerat nuk dihen, po që fati është i shkruar, kjo s’ka diskutim.

Ai quhej Beni dhe ishte një gegë, besnik, homoseksual jo aksidental.

Ajo quhej Mira dhe ishtë një fëmijë i bukur me gërsheta.

Po ju përgëzojmë që keni përdorur ‘është’ në vend të ‘ësht’. Bravo ju qoftë!

Për të qenë brenda, ju merreni moshën për seks mbi 18 vjeç.

Tani ç’rëndësi ka programi politik apo arritjet në zyrat publike, kur mund të shohësh Ramën nudo ose Veliajn që fshin hundët?