Metropolitan

Çfarë s'duhet të kishit humbur nga videoja e administratores me gazetarin

Çfarë s'duhet të kishit humbur nga videoja e

Sikur Mirela Topulli të mos i kishte “thyer turinjtë” gazetarit të “Stop” Genci Angjelari, çështja jetë a vdekje që u trajtua dje në “Stop” mund të kishte kaluar pa u vënë re. Që në hyrje të emisionit u paralajmërua se do të kishte një akt dhune të ushtruar mbi gazetarin nga administratorja e një prej kompanive përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve spitalore, thënë shqip: tuba me gjak dhe shiringa, të mbushura me sëmundje.

Çfarë s'duhet të kishit humbur nga videoja e

Të nxitur nga kurreshtja e videos së shumëpritur, ku një grua do të rrihte një burrë, pamë njëra pas tjetrës pamje shumë më tronditëse. Kazanë të tërë mbetjesh spitalore u lëshuan si pa të keq buzë lumit Erzen, burim uji “të pastër e të freskët”, ku lahen fëmijë e të rritur, që rrjedh tejpërtej Bërzhitës, Petrelës, Vaqarrit, Ndroqit, Shijakut, Sukthit dhe derdhet drejt e në detin Adriatik.

Kompani si “Euroteam”, e administruar nga Mirela Topulli, supozohet të jenë mbrojtëse të mjedisit dhe të jetës së njerëzve. Në bazë të Ligjit për Administrimin e Mbetjeve Spitalore, spitalet duhet të kontraktojnë kompani të tilla për të shmangur rrezikun e madh të mbetjeve vdekjeprurëse, që në Shqipëri prodhohen çdo vit në sasinë e 2 mijë tonëve. Por këto kompani të licensuara nga Ministria e Mjedisit nuk bëjnë asgjë më shumë sesa t’i hedhin buzë lumenjve.

Çfarë s'duhet të kishit humbur nga videoja e

Vërtet në media u pasqyrua masivisht fragmenti i dhunës duke lënë menjanë skandalin e vërtetë që qëndronte pas zonjës Mirela Topulli. Megjithatë, qoftë edhe të shtyrë nga inati për “armikun e ri të popullit”, u nxitëm të kërkonim më tej për firmën e administruar prej saj që, sipas “Stop”, është kompani fantazëm.

“Euroteam” figuron mes 10 subjekteve të licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore në vend (raporti i qendrës Eden në 2016-ën), të cilat edhe sikur ta kryenin punën e tyre brenda normave, vështirë se do të mund ta përballonin sasinë e madhe të mbetjeve spitalore që vjen nga spitalet në të gjithë vendin. Vetë spitalet duhet të jenë të licensuar për të trajtuar një pjesë të mbetjeve; spitalet shtetërore mund të trajtojnë mbetjet e parrezikshme ndërsa pjesa tjetër, duhet të trajtohet nga kompani si “Euroteam”.

Megjithatë, një pjesë e mirë e spitaleve shtetërore, përfshirë ato ku trajtohen sëmundjet infektive dhe tumoriale, i hedhin mbetjet në koshat publikë, pranë të cilëve kalojnë njerëz dhe ku qentë rrëmojnë për ushqim që pastaj të shkojnë e të përkëdhelen me ndonjë fëmijë.

Pavarësisht se në 2012-ën Inspektoriati i Mjedisit gjobiti 22 institucione shëndetësore në vend, kjo problematikë duket sikur vetëm përkeqësohet. Të rrethuar nga infeksionet dhe sëmundjet si në qytet, ashtu edhe në plazhet ku shkojmë për pushime, na mbetet të falenderojmë zonjën Mirela Topulli që s’qëlloi me të mira atë ditë, dhe na bëri të Google-ojmë e të paktën të ndërgjegjësohemi aq sa për një artikull.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Genta Hodo
Gazetare

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.