Lifestyle

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi, të them çfarë tipi je

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Një prej dilemave më të mëdha të njerëzimit, është gati të marrë zgjidhje: më mirë dush, apo vaskë?

Kush ka ndërtuar tualetin, e ka pyetur veten se kë të zgjedhë, dhe përveç rasteve kur hapësira nuk ka qenë e mjaftueshme, kjo mëdyshje na ka bërë edhe që të vendosim t’i mbajmë të dyja: shumë shqiptarë kanë në banjot e tyre edhe dushin, edhe vaskën.

Por në fakt, kryesorja kur vjen fjala për të zgjedhur, është të kuptojmë se çfarë na përshtatet më mirë me nevojat dhe kërkesat tona individuale, sepse dushi, procesi më personal dhe më relaksues i ditës, nuk mund t’i lihet në dorë modës.

Kryesisht, dushet janë zgjedhja e njerëzve që kërkojnë prakticitet, duke kursyer hapësirë dhe kohë. Sa për vaskat, studime të shumta kanë treguar se ato u përshtaten njerëzve introvertë, që u shijon një seancë e gjatë vaske në vetmi, duke medituar në avujt e ujit aromatik.

Për ta bërë më të thjeshtë, po ju përshkruajmë qartë dhe shkurt se cili prej tyre është më i përshtatshëm për banesën tuaj dhe mbi të gjitha për stilin e jetesës, sepse çdo shtëpi është shprehje karakteri dhe reflekton një pjesë të mirë të përditshmërisë tonë.

1. Më i miri për lëkurën tuaj?

Padyshim që dushi.

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Aty mund të kontrollosh më lehtë temperaturën e ujit dhe mbi të gjitha lahesh përherë me ujë të pastër. Dermatologët sugjerojnë të përdoret dushi për lëkurat që kanë probleme me ekzema të ndryshme. Dushe të tilla i gjeni dhe në outletin e Porcelanosa-s me oferta verore, si kjo kolonë dushi që kushton vetëm 290 euro. (Kliko këtu për të parë ofertat e shumta të verës për kabinat e dushit)

2. Më i miri për mendjen tuaj?

Vaska

 Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Një banjë e gjatë në vaske është e njejtë me një konsultë psikologu. Është terapi e mirë për vetminë dhe nervozizmin. Një banjë e tillë, redukton stresin dhe largon ndjenjën e melankolisë. Imagjinojeni veten në këto vaska fantastike të Porcelanosa-s dhe do ndiheni që tani të relaksuar. (Kliko këtu për modele vaskash)

3. Më i mirë për planetin?

Sigurisht që dushi.

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Shpenzon më pak ujë dhe je në gjendje të kontrollosh sasinë. Madje dizajnet dhe teknologjitë e reja kanë prodhuar koka dushi që nxjerrin ujë në formë avulli në mënyrë që të ulet konsumi i ujit.

4. Më praktik dhe i aksesueshëm?

Dushi.

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Hipja dhe zbritja nëpër vaska është e sikletshme për njerëz me aftësi të kufizuara, fëmijë dhe të moshuar. Kabinat e dushit janë më praktike të thjeshta dhe lehtësisht të përdorshme. (kliko këtu për të parë një shumëllojshmëri pllakash dushi) Nëse kjo pjesë nuk përbën shqetësim për ju, mund të blini vaskën në foto në outlet për 360 euro.

5.  Për fëmijët??? 

Më thuaj nëse lahesh në vaskë apo në kabinë dushi,

Epo kush është ai fëmijë që nuk do të zhytet e të lahet në vaskë bashkë me rosën dhe dhjetra lodrat e tij?

Nuk ua thashë këto me qëllimin për ta ndarë me thikë cili bën e cili jo: është çështje personaliteti. Pra, herë tjetër kur të ribëni banjon, mendohuni mirë se çfarë u nevojitet më shumë në jetën tuaj: qetësia e një vaske, apo kursimi dhe prakticiteti i një dushi? Zgjidhni me zgjuarsi dhe mbi të gjitha zgjidhni Porcelanosa për më shumë cilësi, dizajn dhe jetëgjatësi në banjot tuaja.

REELS

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️