How to wear

Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te këmbët

8 Korrik 2017

Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te

Mund të themi pa frikë se veshjet e bardha monokromatike janë uniforma e verës. Kombinimet në këtë ngjyrë janë të pastra, me linja të qarta dhe përcjellin vetëm freski, sepse realisht janë të tilla. Ç’ngjyrë është më e freskët se e bardha?

Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te
Veshjet
Një koncept popullor i kohëve të fundit janë garderobat kapsulë. Të përbëra nga pak veshje bazike që mund të kombinohen e alternohen me njëra tjetrën për gjithë ditët e javës. Veshjet bazë që rekomandojmë janë pantallonat e gjata me detaje lidhësesh në anë, fustan i thjeshtë me të çarë përpara, fund të shkurtër, bluzë me shpatullat zbuluar dhe një xhaketë në rast se bën ftohtë darkave. Pardesyja e lehtë është një copë që i jep veçanti çdo look-u dhe e bën të mirëmenduar. Zgjidhni diçka pa astar për të shmangur vapën.

Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te

Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te
Këpucët
Këpucët janë të fokusuara tërësisht te rehatia. Taka të trasha dhe të ulëta në stilet e çizmeve verore dhe nallaneve. Shapkat dhe atletet me platformë mbeten në sezon. Mos u mundoni të gjeni veshje dhe këpucë që janë ekzaktësisht e njëjta nuancë e të bardhës. Ngjyra e qumështit ose panë mund të vishen shumë mirë me të bardhën klasike.
Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te
Bizhuteritë
E arta dhe e bardha janë mikesha të mira. Për të kompletuar pamjen tuaj, aksesorizoni me bizhuteri të arta, të thjeshta dhe që bien në sy njëkohësisht. Detajet e bardha të miksuara me të artën janë një zgjedhje e zgjuar.
Të gjitha lulebore: Si të vishemi me të bardha nga koka te
Çantat
Çantat e strukturuara përputhen më së miri me filozofinë e të bardhës. Gjithashtu japin ndjesinë e linjave të qarta dhe të pastra. Mos neglizhoni detajet e arta.