Lifestyle

Si në filma, i ndryshon jeta për 24 orë: Nga kamariere drejt e në pasarelë

Si në filma, i ndryshon jeta për 24 orë: Nga kamariere drejt e

Ndodh që jeta të të ndryshojë brenda një nate, nëse vërtetë beson fort në ëndrra.  Një gjë e tillë i ka ndodhur pikërisht një vajze 22- vjeçare nga Senegalia, jeta e së cilës mori papritur një rrjedhë tjetër. Deri para pak kohësh, Hanna Sylla punonte si të gjithë bashkëmoshatarët e saj, si kamariere në barin e një hoteli.

Si në filma, i ndryshon jeta për 24 orë: Nga kamariere drejt e

Teksa një ditë gjatë orës së punës i dërgoi mëngjesin një prej personave që merren me përzgjedhjen e kastit të modeleve për markën e famshme “Miu Miu”, (e cila për të ishte e panjohur), linjat e vajzës nga Senegalia tërhoqën vëmendjen e saj dhe menjëherë e ftoi për një provë.

Si në filma, i ndryshon jeta për 24 orë: Nga kamariere drejt e

Dhe vetëm një ditë më pas, 22-vjeçarja e gjeti veten përkrah supermodeleve si Bella Hadi, Kendall Jenner e shumë të tjera.  E gjithë kjo ngjan me një histori Hirusheje, duke e bërë të pabesueshme edhe për vetë vajzën gjithçka që po i ndodhte.

Si në filma, i ndryshon jeta për 24 orë: Nga kamariere drejt e

Njësoj si nëpër filma, edhe jeta e saj brenda pak orësh mori një tjetër drejtim.  Kujtojmë se pothuajse një rastësi e tillë i ka ndodhur dhe modeles ikonë, Kate Moss e cila u spikat në moshën 14-vjeçare nga një agjensi e njohur teksa ishte me të atin në aeroport.

Burimi: Corriere della Sera 

REELS

All rights reserved @entertainmenttonight

Në më arrestojnë ndonjëherë në Nice, ky do të jetë arsyeja 🫠

Thjesht mendoj se ka shumë gjëra që ende s’i dimë rreth njëri-tjetrit

Pas pushimeve të verës, buxheti im mjafton vetëm për të mbushur këtë karrocë

Leon dhe Matilda në jetën reale 😎

Orari drekës na gjen me dilemën e përditshme! Çfarë do hamë sot tek @greenandprotein.al S’kemi kurre ide te qarta sepse na pëlqejnë të gjitha! Ju keni ndonjë bowl të preferuar? Hajde na frymëzoni se ora 12:00!

Mund të kishte gjetur ndonjë 🇦🇱 tjetër, po nejse.

Mirëmëngjes!

POV: Ke bërë zgjedhjen e duhur

Nisjani shoqes që ju (ç)orienton në çdo udhëtim 🌎