Bota

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të vdes e të varrosem me të

6 Korrik 2017

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të

Kukulla që ngjan si një njeri i vërtetë quhet Mayu dhe jetonte në të njëjtën shtëpi me 45-vjeçarin Masayuki Ozaki, gruan e tij dhe të bijën adoleshente. Situata ishte e sikletshme në fillim deri në momentin që familja vendosi të bashkëjetojë në paqe. “Gruaja ime u tërbua kur solla Mayu-n për herë të parë në shtëpi. Këto ditë ka filluar të mësohet me prezencën e saj. E njëjta gjë ndodhi edhe me vajzën time. Më tha se ishte e neveritshme dhe tani ka trupin për të veshur rrobat e Mayu-së”.

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të

Ozaki punon si fizioterapist dhe në kohën e lirë e nxjerr kukullën e tij në takime në një karrige me rrota, i vë paruka dhe e vesh me rroba provokuese. Ai e pranon që është ftohur për sa i përket marrëdhënieve njerëzore. “Gratë janë shumë egoiste. Burrat duan dikë që t’i dëgjojë pa u mërzitur kur të kthehen në shtëpi. Çfarëdo problemi të kem, Mayu është aty për mua. Më pret dhë më dëgjon. E dua shumë dhe dua të jem me të përjetë,” tha ai.

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të

“Nuk mund ta imagjinoj më veten në intimitet me njerëz. Dua të varrosem me Mayu-n dhe ta marr në parajsë,” ka përfunduar 45-vjeçari.

Ai është një ndër shumë burrat japonezë që po heqin dorë nga lidhjet romantike për t’iu përkushtuar kukullave të seksit. Të njëjtën zgjedhje bëri edhe Senji Nakajima, 62 vjeç. Kukulla e tij quhet Saori dhe ajo ishte arsyeja pse gruaja e tij u largua nga shtëpia.

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të

“Nuk do të dal më kurrë me një grua njerëzore. Janë të pashpirta,” tha ai. Ai beson se ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe se s’do ta tradhëtonte kurrë kukullën e tij sepse për të, ajo është si një njeri i vërtetë.

45-vjeçari lë gruan për kukullën e seksit: Dua të

Çdo vit, në Japoni shiten rreth 2000 kukulla të tilla seksi të cilat kushtojnë rreth 6000 dollarë. Klientët mund t’i optimizojnë sipas dëshirës me kokë dhe gishta të lëvizshëm dhe gjenitale realistike.