
Filluam më në fund pushimet, më në fund pak kohë për tu qetësuar dhe për të lënë çdo gjë pas. Vetëm dicka nuk mund ta lini pas dore në plazh, kujdesin për veten. Nëse ju vetë relaksoheni kur jeni me pushime, lëkura juaj përjeton dicka të kundërt, ndryshimi i klimës, ekspozimi në diell dhe ndryshimi i regjimit, sjellin shumë ‘stres’ për lëkurën tuaj.
Me pak kujdes ju mund të parandaloni dehidratimin, irritimet ose plakjen e parakohshme të lëkurës, nga të cilat jeni shumë të rrezikuara në plazh.
Këto janë produktet që ne rekomandojmë.

Mjafton të themi që para pak kohës Jennifer Lopez,e cila ka 20 vjet që është 20 vjec, zbuloi se sekreti i rinisë të saj ishte fakti që ajo nuk e ka lënë kurrë fytyrën në diell. Ky krem me teksturë të lehtë, është tepër i freskët me një ndjesi si mendafshi. Efekti 'soft focus' minimizon dukjen e rrudhave. Mbi të gjitha, nuk lë efekt bardhësie në lëkurë prandaj nuk rrezikoni të dukeni si fantazma Casper.

Nëse nuk e dinit, mësojeni tani! Edhe flokët kanë nevojë për mbrojtje. Ky vaj I thatë ushqyes dhe hidratues mbron flokët nga rrezet UV, rëra, era, kripa dhe klori I tepërt. Formula e vajit të thatë e mbaj lëkurën të trajtuar, pa yndyrë.

Për ju që doni të nxiheni që ditën e parë të plazhit, apo për ju që mezi merrni ngjyrë, kemi një zgjidhje. Tani mund të nxiheni edhe pa diell ! Uji nxirës nga Korff ka përbërës Melanobronze që nxisin prodhimin e melaninës edhe pa pranine e diellit. Jep rezultat më të shpejtë kur ekspozoheni në diell por, kujdes ju që digjeni lehtë.

Për ju që nxiheni menjëherë sa shkoni në plazh, ehh sa zili ju kemi. Ama mos harroni se kremin me spf nuk duhet ta lini pas. Përdorni këtë vaj me mbrojtje të ulët, për t’u nxirë duke qenë e mbrojtur nga rrezet kancerogjene.

Nuk e keni imagjinoni dot sa efekt ka një larës delikat derisa ta provoni. Lëkura juaj është shumë e brishtë pas plazhit edhe pse ju ndoshta nuk e kuptoni. Me një larës të tillë pa sapun, ju nuk do e dëmtoni atë dhe ngjyra që keni marrë do të shkëlqejë.

Këshillat e parukierit në verë janë: mos i li flokët në diell, mos i lag flokët me ujë me kripë, e nëse bën nje nga këto të dyja, trajtoji sa më shpejt. Kjo shampo farmaceutike, falë formulës me vajin e arganit, e ndihmon flokun të ristrukturohet dhe të hidratohet, në mënyrë që kur të dilni në darkë flokët tuaj të shkëlqejnë.

Kripa e ujit përthan puçrat, por nuk është magji, sepse e bën këtë duke dehidratuar gjithë lëkurën. Nëse nuk e trajtoni lëkurën , dëmet do të shfaqen me kalimin e kohës, tharje, irritime, rrudha apo edhe shtim të puçrave nën lëkurë. Kjo maskë ka një teksturë xheli transparente, e pasur me vetitë qetësuese, rigjeneruese dhe hidratuese të aloe verës. Aplikojeni në lëkurë pas ekspozimit në diell dhe mos e shpelani.

Njësoj si për fytyrën dhe për trupin ju rekomandojmë një xhel transparent të freskët dhe të lehtë që të mos e ‘stresojë’ lëkurën. Ky xhel ndihmon në balancimin e sasisë së ujit në lëkurë pas ekspozimit në diell. Lëkura do të shkëlqejë si të ishit supermodele në pasarelë.