Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Ujori dhe Peshqit

4 Korrik 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Ujori dhe Peshqit
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Ujori dhe Peshqit

Një projekt pune duket se po ju merr shumë vëmendje dhe përqëndrim, por në përgjithësi do të jeni të lumtur sepse të gjithë po kërkojnë shërbimet tuaja. Mund të jeni duke punuar me një bashkëpunëtor, një ekspert, ose një koleg i nivelit tuaj, dhe ndonëse mund të mos bini gjithmonë dakord, qasjet e ndryshme që keni do të sjellin dinamika interesante dhe rezultat shumë të mirë në këtë projekt.

Marsi është në shtëpinë e gjashtë që muajin që shkoi, çka jo vetëm vë theksin tek puna, por edhe ju jep mundësi të përqëndroheni tek shëndeti. Është muaji perfekt për të bërë kontrolle dhe vizita tek mjeku. Marsi në shtëpinë e gjashtë do t’ju motivojë ta bëni. Shkoni tek dentisti por edhe tek okulisti. Gjithashtu, mund të doni të nisni sportin, diçka që e keni menduar që në janar, por s’keni mundur. Është koha më e mirë për Ujorët që të fillojnë një rutinë fitnesi, kështu që nëse filloni tani, do të shikoni shpejt rezultatet.

Hëna e plotë në shenjën e Bricjapit gjithashtu do të vërë theksin tek shëndeti, por këtë herë duke ju tërhequr prej jetës suaj plot punë. Për fat, kjo hënë e plotë vjen në fundjavë, kështu që do të keni kohë të trajtoni veten në 8 dhe 9 korrik. Kësaj hëne të plotë do t’i bashkohet Plutoni, një planet rigjenerues që do t’ju rikthejë në formë.

Pasi Marsi të vendoset tek Luani më 20 korrik për të qëndruar deri më 5 shtator, kohë kur do të mund t’i jepni më shumë vëmendje partnerit, lajm shumë i mirë nëse ndjeni se e keni neglizhuar këtë njeri të veçantë për shkak të orëve të gjata në punë. Hëna e re e 23 korrikut do të takojë Diellin, Mëkurin dhe Marsin, të gjithë në një zonë të vetme, atë të marrëdhënieve serioze, qofshin në dashuri apo biznes.

Kjo vëmendje e madhe drejt krijimit të një marrëdhënieje më të përkushtuar me partnerin në dashuri, duke menduar për fejesë apo martesë, apo për ta çuar martesën më tej, do të jetë shumë e rëndësishme. Po kështu, edhe nëse bëhet fjalë për biznes, do të keni mundësinë të krijoni një partneritet ose të merrni në punë një ekspert.

Edhe pse ky muaj e ka fokusin tek marrëdhëniet e përkushtuara, nëse jeni single, do të keni mundësinë për romancë. Afërdita do të jetë në shenjën e Binjakëve për ca kohë, prej 4 korrikut deri më 31 korrik. Binjakët është shenja më e mirë për t’ju ndihmuar në dashuri, sepse gjendet në shtëpinë e pestë të dashurisë së vërtetë. Nëse doni të merrni pushime këtë muaj dhe mund ta bëni, bëjeni gjatë javës së 18 korrikut, kur partneri i dashurisë, Afërdita, do të vihet në vijë me planetin e fatit, Jupiterin.

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Ujori dhe Peshqit

Me hyrjen e korrikut jeni gati për dashuri të dashur Peshq. Hëna e re e qërshorit iu vuri në pozicionin më të favorshëm përsa I përket romancës dhe kjo gjatë këtij muaji kjo vetëm do të shtohet. Marsi ndodhet në shtëpinë tuaj të 5-të, atë të romancës, ku do t’ju ndihmojë të gjeni dashurinë e vërtetë. Gjithashtu, këtë periudhë do të shkëlqeni kudo, nëpër festa, takime apo qoftë edhe kur takoni njerëz në rrugë. E gjithë bota do të dojë ta shoh fytyrën tuaj. Nëse jeni beqarë, jepini mundësi vetes të njihni njerëz të rinj. Dhe nëse përfshiheni në një romancë, mos harxhoni kohë duke renditur ato cilësi që gjithmonë keni dashur t’i ketë njeriu juaj, pra bëni mirë të mos paragjykoni duke e hequr nga lista.

Mendoni se e njihni mjaftueshëm veten, por bëhuni gati të surprizoheni. Duket se do të keni një datë shumë special të shtunën, në 8 ose 9 korrik, kur hëna e plotë t’ju vendosë në një event plot me njerëz të ngrohtë dhe miqësor. Mund të merrni pjesë në një dasmë, event bamirësie, ose ditëlindjeje ku do të takoni njerëz të cilët ndajnë të njëjtat interesa me ju. Koha perfekte për ca pushime romantike do të jetë pas 3 javësh. Nëse shpresoni të njihni dikë, bëni mirë të rezervoni në ndonjë rezort I cili frekuentohet nga beqarët.

Lëvizni, sepse asgjë e bukur nuk do t’ju ndodhë nëse vazhdoni të rrini në shtëpi. Falë ndërhyrjes së Mërkurit dhe Jupiterit fimamcat tuaja do të jenë mrekulli. Nëse mendoni të shisni një pronë ose të merreni me çështje të tjera të këtij lloji, 14 korriku do të jetë perfekt për të realizuar ëndrrën tuaj. Atë ditë, do të keni mbështetjen e plotë familjes sua Suaj. Qëndroni larg ndaj marrëveshjeve financiare gjatë 17 korrikut, pasi Marsi do të marrë energji jo të mira nga Urani, planeti I zhvillimit. Kjo nuk do të jetë koha e përshtatshme për të firmosur letra me rëndësi. Do të shkëputeni nga sektori i romancës në 20 korrik për tu fokusuar sërish në punë.

Duket se një marrëveshje shumë e mirë ju pret. Do të filloni të jeni shumë të zënë, kështu që bëni mirë të organizoheni. Projektet e reja që ju presin do të jenë shumë të vlefshme në rrugëtimin e karrierës suaj dhe ju duhet t’I merrni me seriozitet të plotë ato. Përsa i përket shëndetit, gjithashtu çdo gjë duket se do të shkojë mirë. Ndoshta, mund të lini një takim me doktorin apo dentistin tuaj, ose të filloni një program të ri të aktivitetit fizik. Hëna e re hap një rrugë të re për ju, kështu që keni mundësinë fantastike për të shkëlqyer në çdo fushë