
Gjatë muajve të fundit, keni qenë të fokusuar gjatë në familjen dhe shtëpinë tuaj dhe tani jeni gati për ndryshime dhe lajme të mira. Çdo gjë që po ndodh në jetën tuaj familjare është gati të vuloset dhe vendoset përfundimisht, brenda katër ditëve të hënës së plotë në 8 korrik. Hëna e plotë tek Bricjapi do të ndriçojë shtëpinë tuaj të familjes. Nëse keni qenë duke ndërtuar ose rinovuar, do të arrini në një nivel më të kënaqshëm dhe do t’i afroheni përfundimit të konstruksionit. Nëse keni qenë të shqetësuar për mirëqënien e një prindi, këtë hënë të plotë do të mund të gjeni përgjigjet që keni kërkuar në të kaluarën.
Ndërkohë, karriera juaj do të vazhdojë të jetë aktive, falë turit të Marsit që tani po udhëton përmes shtëpisë tuaj të dhjetë të arritjeve profesionale. Nëse jeni të tunduar për të ndërruar punë, do të keni kohë për të nxjerrë në pah talentin dhe aftësitë në pozicionin e ëndrrave tuaja. Marsi e viziton këtë pjesë të grafikut tuaj vetëm për gjashtë javë çdo dy vjet, dhe kanë kaluar tanimë tre javë. Nëse keni në plan të bëheni dikushi në botën profesionale, bëni mirë të përpiqeni që tani.
E vetmja ditë kur nuk duhet të planifikoni një intervisë është 17 korriku, kur Marsi përplaset me Uranusin. Nuk do të jeni të aftë të përballeni me një figurë autoritare dhe pyetjet provokative do t’ju vënë në një pozitë të vështirë. Rrini në shtëpi në 17 korrik.
Të nesërmen, në 18 korik, kur planeti juaj sundues, Afërdita në shenjën e Binjakëve, do të bëjë kontakt me Jupiterin në shenjën e Peshores, ju do të kaloni një ditë të mrekullueshme. Sidomos në lidhje me përpjekjet tuaja në jetën akademike, profesionale, çështjet ligjore, udhëtimet ose tregëtinë ndërkombëtare.
Disa nga ditët më të gëzueshme të muajit do jenë në fund të tij, kur Marsi do të lëvizë nga shtëpia juaj e karrierës në 20 korrik, për të kaluar në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve dhe argëtimit deri më 5 shtator. Çdo peshore që jeton në hemisferën veriore do të kalojë një verë argëtuese.
Gjithashtu do të keni një hënë të re energjike në të njëjtën shtëpi në 23 korrik. Kjo hënë e re do t’ju bëjë të jeni më të vëmendshëm ndaj miqve, komunitetit dhe kauzave humanitare. Muajin tjetër, eklipsi diellor i 21 gushtit do të prekë sërish ktë sferë të grafikut tuaj. Shtëpia e njëmbëdhjetë e argëtimit nuk sundon vetëm mbi miqtë e rinj dhe të vjetër, por edhe grupet sociale si klubet profesionale, grupet politike ose komunitare. Do të vini re ndikimin e hënës së plotë javët në vazhdim, pasi do ta gjeni veten mes shumë njerëzve, në konferenca, seminarë, gara atletike dhe lojëra.
Shtëpia e njëmbëdhjetë është gjithashtu sunduese e shpresës dhe dëshirave tuaja, ku një ëndërr e vjetër mund të bëhet realitet. Duke marrë parasysh Marsin dhe dy hënat e plota njëra pas tjetrës, shanset janë të larta që ëndrra juaj të realizohet. Punoni fort drejt qëllimeve tuaja sepse jeni më afër realizimit nga ç’mendoni.
Gjatë gjithë majit, Afërdita do të jetë duke udhëtuar në shenjën miqësore të Binjakëve, nga 4 korriku deri më 30. Edhe pse qershori ishte muaji perfekt për ju për të udhëtuar, nëse nuk arritët të shijonit disa ditë pushime, mundësia do t’ju paraqitet sërish ditët e fundit të korrikut.
Zgjidhni të udhëtoni kur një numër planetesh do të mblidhen në shenjën e Luanit në 23 korrik. Në këtë periudhë do të jeni të lirshëm e pa teklife. Fatmirësisht, asgjë serioze nuk do të ndodhë në punën tuaj në fund të muajit, kështu që mund të largoheni pa e kthyer kokën mbrapa.
Nëse doni vetëm pak ditë pushime, zgjidhni datat 14 deri më 16 korrik. Do të jenë ditë magjike për ju.
Gjatë fundjavës së 29-30 korrikut, do të kaloni ditë të mrekullueshme, të mbushura me flirte dhe qejf. Kjo vlen për të gjitha Peshoret, pavarësisht nëse jeni në një marrëdhënie ose beqarë. Kjo fundjavë është perfekte për një udhëtim romantik larg shtëpisë. Nëse doni të largoheni për më shumë ditë, 23-31 korrik janë datat e duhura. Zgjedhja mbetet e juaja.
Jeni prag një ndryshimi madhor në karrierën tuaj dhe ndryshimet që do të vijnë së shpejti do të jenë të kënaqshme për ju. Gjërat do të fillojnë të nxehen kur sunduesi juaj, Marsi, hyn në shenjën e Luanit në 20 korrik, në një vizitë në shtëpinë tuaj të famës dhe nderit që ndodh një herë çdo dy vjet. Marsi do të qëndrojë në këtë shtëpi afërsisht për shtatë javë, deri më 5 shtator, kështu që përgatituni për një karrierë shumë aktive duke nisur që nga 20 korriku.
Jo vetëm hëna e re e 23 korrikut, por edhe eklipsi diellor i hënës së plotë në shenjën e Luanit në 21 gusht do të ndihmojnë në zhvilimin e këtij trendi. Nëse shpresoni të përmirësoni profilin tuaj dhe të lini shenjë në specialitetin tuaj, kjo do të jetë koha e duhur për të vepruar. Përgatisni rezymenë tuaj sa më shpejt dhe nëse punoni në një fushë kreative, bëni gati portofolin. Me katër trupa qiellorë të grumbulluar në shtëpinë tuaj të famës dhe prestigjit, do të ishte fatkeqësi të mos i shfrytëzonit mundësitë e ofruara.
Mund të kuptoni diçka nga e ardhmja e karrierës tuaj më 14 korrik, një ditë festive, kur Mërkurei dhe Jupiteri duhet t’ju sjellin lajme të lumtura nga fusha profesionale. Nëse duhet të bini dakort për një marrëveshje ose kontratë, kjo është dita e duhur.
Jini te kujdëshëm edhe në 30 korrik, pasi bashkëveprimi i Afërditës me Uranusin mund t’ju sjellë një shumë të madhe parash në duar.
Përpara se të fokusoheni në karrierën tuaj, mund t’ju nevojitet pak kohë për të udhëtuar, qofë afër ose larg, për punë apo për qejf. Marsi do të jetë në një kënd perfekt me Diellin dhe do të jetë duke udhëtuar në shtëpinë tuaj të nëntë të udhëtimeve te huaja e të largëta. Ky kënd do të bëjë që ju të kaloni ditë të bukura dhe relaksuese. Nëse udhëtoni larg, shanset janë që po udhëtoni për arsye pune dhe me siguri në një qyete piktoresk pranë ujit.
Nëse zgjidhni të pushoni pranë, shkoni në një zonë malore, të gjelbëruar dhe të përshtatshme për ngjitje ose kamping. Shkoni gjatë ditëve të para të muajit dhe kthehuni brenda katër ditëe të hënës së plotë, të shtunën e 8 korrikut. Në këtë muaj të pazakontë, keni mundësitë të shkoni edhe afër edhe larg.
E vetmja ditë kur nuk duhet të udhëtoni është 17 korriku, kur Marsi, sunduesi juaj dhe planet i forcës, do të jetë në pozitë të pazakontë me Uranusin, planetin e ndodhive të papritura. Po në këtë ditë, mund të përballeni me një situatë tensionuese në punë, ku s’do të bini dakort me një vendim të marrë nga eprorët. Jini diplomatikë sepse reagimet emocionale do të jenë në dëmin tuaj.
Bisedat rreth parave do të jenë produktive në 18 korrik, falë ndërveprimit të Afërditës dhe Jupiterit fatmirë. Vendosja e Afërditës në shtëpinë tuaj të tetë do t’ju ndihmojë të arrini një marrëveshje të kënaqshme në lidhje me përfitimet në punë, komisionet, pagesat, licensat, bursat, ndihmën ekonomike, trashëgimitë dhe ujditë gjyqsore. Nëse ju nevojiten para për të nisur biznesin tuaj, kjo është dita kur duhet të takoheni me këshilluesin tuaj financiar.
Ky muaj është i fokusuar tek karriera dhe udhëtimet, por pavarësisht kësaj do të keni kohë edhe për romancë në javën e parë të korrikut, kur Dieli, falës i jetës dhe fuqisë, dhe Neptuni, planeti i dashurisë së pakushtëzuar do të jenë në sinkron perfekt në 4 dhe 5 korrik. Neptuni është në shtëpinë tuaj të dashurisë që prej 2011-s dhe do të mbetet aty deri në 2026-n, duke ju dhënë juve plot kohë për të gjetur dhe shijuar dashurinë tuaj të vërtetë. Muaji tjetër do të jetë me rëndësi për karrierën tuaj, pronat, shtëpinë dhe dashurinë. Kështu që, jini të duruar sepse do të keni plot të reja.