Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Binjakët dhe Gaforrja

4 Korrik 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Binjakët dhe Gaforrja
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Fiksimi juaj me paratë ka qenë shumë i fortë kohët e fundit, kjo falëpozicionit të Marsit në sektorin e shitjeve që prej 4 qërshorit. Keni bërë shumë shpenzime, por gjithashtu keni menduar se si të rrisni përfitimet tuaja. Hëna e re e muajit të kaluar të 23 qërshorit, ju ka ndihmuar për në rritjen e të ardhurave tuaja, kështu që e keni ju në dorë të shfrytëzoni mundësitë që ju çojnë drejt më shumë fitimeve.

Hëna e plotë e 8 korrikut do të sjellë një marrëveshje të re në lidhje me një pozicion të ri në kompani apo qoftë edhe me një klient, nëse jeni I vetëpunësuar. Nuk do ta keni të lehtë të bini dakord dhe shumë presion do të ketë mbi ju derisa të arrini në një pikë të përbashkët nga e gjithë kjo.
Duket se këtë muaj, talented tuaja do t’I bëjnë përshtypje shumë personave të rëndësishëm. Shumë prej tyre do të duan të bashkëpunojnë me ty, por çështja është: A doni ju? Mos i nënvlerësoni kurrë vlerat tuaj dhe gjithçka që ju çoni në tryezë, përvoja dhe dijet tuaja janë unike dhe shumë të domosdoshme.

Nëse jeni I entuziazmuar se do të ecni përpara, mund të pranoni gjëra edhe nëse ato nuk janë siç ju do t’I kishit dashur. Por nëse diçka nuk ju bën tëlumtur, shprehuni , përpiquni ta ndryshoni ose thjesht largohuni. Kujtohuni që keni në dorë letrat e fitores, kështu që bëni mirë t’i përdorni ato. Karriera do të vazhdojë t’ju sjellë lajme të mira dhe reputacion të mirë gjithashtu. Po përmirësoheni shumë shpejt, fiks si një bime e cila rritet menjëherë pas ushqimit magjik. Dielli në shenjën e Gaforres do të bëj që emri juaj të jetë në gojën e të gjithëve dhe fytyra juaj gjithnjë e më e famshme. Jo vetëm krijmtaria juaj po del në pah, por mënyra juaj e komunikimit është ajo e cila po merr gjithashtu shumë vëmendje. Pas hënës së re të 23 korrikut, ju do të jeni duke shkruar, folur, edituar dhe duke udhëtuar. Prpozime të reja do ju vinë dhe këtë periudhë do të jeni më të zënë se gjatë gjithë vitit.

Muaji do të bëhët edhe më interesant dhe më i lehtë kur Marsi të hyjë në shenjën e Luanit në 20 korrrik për të qendruar atje deri më 5 shtator. Edhe pse në distance të shkurtra ju keni udhëtuar dhe kjo do të vazhdojë përgjatë gjithë vitit, falë eklipseve të 7 dhe 21 gushtit. Afërdita do të jetë në shenjën tuaj në një kënd perfekt të cilin do ta shijoni shumë.këtë kohë për të ndërruar garderobën tuaj dhe kushtojini rëndësi trajtimeve të fytyrës.

Nëse doni të udhëtoni me një person special zgjidhni 14 korrik. Dita më me fat e dashurisë do të jetë 18 korriku kur Afërdita do të ndodhet në shenjën tuaj dhe do t’ju sjellë shumë fat përsa I përket romancës. Fundjava e fundit e korrikut, 29-30 do të jetë e mbushur me surpriza, të gjitha në favorin tuaj. Përveç datave të mësipërme më e bukura vazhdon të mbetet 18 korriku, e cila do t’ju bëjë të përjetoni një histori fiks si ato të filmave

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Një marrëdhënie serioze dhe shumë e afërt do të jetë shumë e qartë për ju këtë muaj. Mund t’i përsërisni vetes që s’do thoni asnjë fjalë, por gjëja më e vogël që do ndodhë do t’ju bëjë të flisni për atë që gjatë gjithë kësaj kohe keni hezituar. Do të ndiheni në presion të konsiderueshëm për të përmbushur kërkesat e partnerit, por prania e Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë kryengritës dhe do t’ju japë të gjithë vendosshmërinë e nevojshme për t’i dalë për zot vetes. Do keni ndjesinë e vazhdueshme përt të mbrojtur veten në disa përballje. Në 17 korrik do të vendoseni para një sfide të papritur në punë, që mund të përfshijë një figurë autoritare.

Ju mund të mos pajtoheni ose të shqetësoheni për vendimet që po bëni ose për një njoftim që dëgjoni. Dëgjo dhe shiko, sepse mund të duhen disa ditë për të kuptuar plotësisht të gjitha aspektet e asaj që ka ndodhur. Merrini gjërat ngadalë dhe komplotoni strategjinë tuaj në mënyrë private, por mbani ndjenjat tuaja në heshtje tani për tani. Pavarësisht se çfarë do të ndodhë më 17 korrik, paratë janë në anën tuaj. Në fund të muajit, në qiell do të shfaqet një trekëndësh i artë, që lidh Marsin në shenjën e luanit në shtëpinë e të ardhurave, e cila do të jetë në komunikim të drejtpërdrejtë me Saturnin, planetin e stabilitetit dhe strukturës në shtëpinë e detyrave të punës. Pika e fundit e trekëndëshit do të përfshijë Uranin, planetin e papritur, në shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderit. Të tre planetet do të punojnë së bashku për t'ju dhënë shpërblim dhe lavdi për punën e mirë që keni bërë, dhe projekte edhe më prestigjioze dhe komplekse do të jenë në rrugë të drejtë.

Jeni gati për të filluar një kapitull të ri dyvjeçar, dhe këtë muaj ju do të keni më shumë pushtet nga sa mund të kishit marrë me mend. Marsi ju jep prezencë, pasion, vendosmëri dhe orientim, prandaj duket se nuk ka asgjë të pakapërcyeshme. Marsi do të mbetet shenja juaj deri më 20 korrik, prandaj shfrytëzoni tre javët e para për të mbledhur forca në anën tuaj. Dhe do të keni mjaftueshëm kohë në dispozicion për ta kaluar me familjen dhe fëmijët. Do jeni në humor për të marrë veten me të mira, do blini rroba dhe do udhëtoni, keni punuar shumë, prandaj e meritoni. Marsi është drejtuesi natyral i shtëpisë tuaj të arritjeve dhe prestigjit, prandaj përfitoni më 23 korrik të kërkoni rritje rroge ose ngritje në detyrë.

Nëse jeni të vetëpunësuar, ka ardhur koha të kërkoni klientë dhe projekte të reja. E sigurt është që po mendoni të ndryshoni të ardhurat tuaja dhe nuk do të ndaleni derisa t’ia dilni. Sa i takon romancave dhe argëtimit, do të jeni më të favorizuar në gusht. Gjatë korrikut do të mendoni vetëm për financat, veçanërisht në fund të muajit. Mund të flirtoni me një person të rëndësishëm në 30 korrik dhe mund të tundoheni për të nisur një marrëdhënie, por bëni mirë të stepeni. Keni shumë ndryshime në rrugën tuaj dhe dashuria mund të vijë pas 25 gushtit. Kaq shumë të mira përpara, ju duhet vetëm të tregoheni të duruar.